• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

‘Pesëshja’ diplomatike drejt Kosovës dhe Serbisë të shtunën, Kurti vendos kushte: S’ka normalizim pa siguri

by Java News
20/10/2023 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar vizitën e emisarëve evropianë e amerikanë që mbërrijnë të shtunën në Kosovë. Kurti shprehet se nuk e di se çfarë do të ofrojë pesëshja diplomatike, por thekson se nuk ka normalizim pa siguri.

“Ç’ka do të ofrojnë e çka do të kërkojnë do ta marrim vesh nesër, unë mund të them që nuk mund të ketë normalizim pa siguri dhe siguria e Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit edhe për popullin dhe shoqërinë. Për këtë ne punojmë ditë e natë, me krejt çka mundemi e dimë”, tha Kurti.

Sipas tij, është koha që të gjithë të kuptojnë se kush është Serbia dhe ta sanksionojnë atë. “Në dhjetorin e kaluar i kishim 16 barrikada në veri, me 26 dhe 29 maj të këtij viti patëm sulm mbi policinë, mbi ushtarët e KFOR-it dhe mbi ju gazetarët. Më 14 qershor patëm rrëmbimin e policëve në Leposaviq, ndërkaq më 24 shtator patëm sulm terrorist në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Është jetike për Kosovën për demokracinë edhe për rajonin e Ballkanit, që ata ata që nuk e kanë ditur ose nuk e kanë kuptuar se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar më në fund ta bëjnë këtë, sepse nuk është Kosova ajo që duhet të ketë masa por është Serbia ajo që duhet të ketë sanksione”, shtoi Kurti.

Për dialogun, kryeministri tha se Kosova është konstruktive edhe në zbatimin e marrëveshjes bazë të Brukselit, porse Serbia është fajtore për moszbatimin e saj.

“Sa i përket dialogut në Bruksel, ne kemi marrëveshje, por që përsëri Serbia nuk i ka zbatuar, e kemi marrëveshjen bazike të 27 shkurtit e kemi edhe aneksin e 18 marsit, ne kemi qenë përherë konstruktiv, të përkushtuar e kreativ dhe kurrsesi nuk ka faj apo përgjegjësi në anën tonë se Kosova dhe Serbia nuk i kanë marrëdhëniet normale.

Marrëveshja bazike nga 27 shkurti e ka në qendër njohjen de facto reciproke dhe sa më parë që zbatohet ajo do të kemi jo vetëm normalizim demokratik e evropian por edhe siguri për vendin tonë e rajonin”.

Përfaqësuesi i posaçëm i bllokut për dialogun, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, udhëton këtë të shtunë drejt Kosovës e Serbisë.

Ata do takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç./m.j

Next Post
Krimet tatimore dhe vetëpastrimi i parave të pista, Guardia di Finanza sekuestron 5 kompani në Shqipëri

Krimet tatimore dhe vetëpastrimi i parave të pista, Guardia di Finanza sekuestron 5 kompani në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë mesazhi dhanë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë?

Çfarë mesazhi dhanë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë?

June 8, 2026
“Ata zgjedhin stabilitetin para kaosit”, ekonomisti austriak paralajmëron Shqipërinë: Nëse bllokoni investimin, fiton Greqia!

“Ata zgjedhin stabilitetin para kaosit”, ekonomisti austriak paralajmëron Shqipërinë: Nëse bllokoni investimin, fiton Greqia!

June 8, 2026
Rama poston pankartat nga protestat: Më ngjallin keqardhje fjalimet “krra-krra-krra”, por më argëtojnë memet

Rama poston pankartat nga protestat: Më ngjallin keqardhje fjalimet “krra-krra-krra”, por më argëtojnë memet

June 8, 2026
Pasojat e rënda të një harte administrative

Ta ruajmë Shqipërinë si relike të të shkuarës!?

June 8, 2026
Sulmet e fundit Iran-Izrael godasin ekonominë globale, nafta “kërcen” menjëherë në bursë

Sulmet e fundit Iran-Izrael godasin ekonominë globale, nafta “kërcen” menjëherë në bursë

June 8, 2026
Londra bashkon liderët europianë, Zelensky ‘sfidon’ Putinin për takim direkt

Londra bashkon liderët europianë, Zelensky ‘sfidon’ Putinin për takim direkt

June 8, 2026
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 15 viktima dhe mbi 120 të plagosur, autoritetet paralajmërime për cunami

Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 15 viktima dhe mbi 120 të plagosur, autoritetet paralajmërime për cunami

June 8, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Nga Shkupi 1924 te Shkupi 2026: Triumfi i gjeografisë mbi hegjemoninë

June 8, 2026
UNESCO shpalli Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore, Rama: Rezultat i punës sonë diplomatike

UNESCO shpalli Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore, Rama: Rezultat i punës sonë diplomatike

June 8, 2026
Zgjedhjet/ Kështu pritet të ndahen vendet në legjislaturën e 11-të në Kuvendin e Kosovës

Zgjedhjet/ Kështu pritet të ndahen vendet në legjislaturën e 11-të në Kuvendin e Kosovës

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In