• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ta ruajmë Shqipërinë si relike të të shkuarës!?

by Bajram Peçi
08/06/2026 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

E kam ndeshur si botëkuptim social para ndonja 20 vjetësh, kur botuam në gazetën “Shqip”një artikull të një sociologeje hungareze, ku, mes të tjerash, ajo bënte pa të keq humor, kur u kërkonte vendim-marrësve europianë që ta linin Shqipërinë si vendin e vetëm në Europë ku lejohej të pihej duhani në ambientet e brendshme. Do shërbente kjo jo vetëm për të “trembur” europianët, por dhe si version për duhan pirësit: shkoni pini duhan në Shqipëri se në Europë ndalohet!

Ishte koha kur ishim vënë në radhë të hynim në BE dhe kishim marrë të parat detyrime shtrëngese për t’ju përqasur Europës edhe në mënyrën e jetesës, ku duhanpirja ishte një nga pikat. Kësaj zonjës nuk ja plotësuam dot dëshirën se deri në vitin 2015 duhanpirja në hapësirat e brendshme të lokaleve kishte marrë fund!

Kur u zbulua energjia elektrike, filloi edhe ndërtimi i HEC-eve në Europë. Shënohet se në fund të shekullit të 19-të, u ndërtua hidrocentrali i parë në vitin 1895 në lumin Krka në Kroaci. Zhvillimi u përshpejtua më tej në shekullin e 20-të, duke u kthyer në shtyllën kryesore të industrializimit të vendeve alpine dhe skandinave. Pasi Europa, në gjithë lumenjtë e saj kish ndërtuar prita dhe pragje për të ndërtuar HEC-e prodhim energji elektrike, një ditë zbuloi se nuk kish ngeluar asnjë lumë që Europa ta kishte ashtu siç kish “lindur”, në gjendje natyrore. S’kaloi kohë dhe zbuluan Vjosën, ku banda e disa mashtruesve italianë e kish filluar një të tillë dhe braktisur, pasi kish rrjepur mjaftueshëm ekonominë shqiptare. Përpos qeverisë tonë viktime e mjeshtrave të krimit ra dhe një bankë gjermane.

Shikuesit shpesh kanë parë se aktorë të Hollivudit,me pasuri të pamatë, që se dinë as vetë sa kanë, zgjedhin natyrën për t’ú shfaqur diku me mbrojtjen e elefandëve, diku me mbrojtjen e balenave dhe delfinëve. Rastin nuk e la pa e vënë re Leonardo Di Caprio. Me peshën e parave, të cilat dihet se janë të afta të terrorizojnë, dhe me peshën e famës, e bindi shtetin shqiptar që “…ta marrë ai lumin e egër” në mbrojtje. U bënë letrat dhe “Vjosa shpallet Park Kombëtar”. Asnjë HEC nuk lejohet më të bëhet, duke i hequr Shqipërisë qindra miliona të ardhura në vit, pasi do ta çonin patjetër në përfundim gjënë e nisur, me të tjerë koncesionarë. Leonardo, pasi bënë fotot, ua la shqiptarve fotografinë dhe ndjekjen e sipërmarrjes së tij natyrore ja “besoi” shoqatës “Patagonia”.

Përballë brigjeve të Vjosës dhe Zvërnecit, Italia e filloi që në kohën e Musolinit tharjen e lagunave kënetore, që ishin burim sëmundjesh prej mushkonjave. I thau dhe i ka sot toka pjellore dhe vënde shlodhje bregdetare turistike. Por një gazetar italian sot, prej manastirit të Zvërnecit, përmes një kronike, u bënte thirrje shqiptarve të mos lejojnë ndërhyrje në lagunë.

Natyra ka ndryshuar e do ndryshojë kurdoherë, kur ajo do bëhet në dobi të shoqërisë. Këtë e kanë bërë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një nga lumenjtë e saj më të mëdhenj, Kolorado, derdh në det, Gjirin e Meksikës, një rrëke uji, për të mos thënë se nuk derdh asgjë, duke lënë pasoja në diversitetin natyror bregdetar, por duke u dhënë ujë, jetë vëndbanimeve e qyteteve të Arizonës dhe Kalifornisë. Njëjtë dhe me lumenjtë Amu-daria e Sir-daria në Uzbekistan e Kazakistan, ku liqeni Aral pothuaj është tharë, duke shkuar kjo masë uji në dobi të pambukut e mirëqenjes.

Europës dhe kujdo qoftë tjetër as i plas nëse ne ngelemi të varfër, me të ardhura e burime të pamjaftueshme, ngelur pa industri prodhim mallrash, ku vëndet e reja të punës shihen përpos se në turizëm; në ato projektet si “Porta e Alpeve”, një projekt ky i zhvillimit të turizmit alpin. Pse ata organizatorët dhe formuluesit e atyre 5 pikave në protestë një investim prej 100 milionë eurosh, që synon lidhjen e Alpeve me bregdetin e Adriatikut për një turizëm gjithëvjetor në qarqet Shkodër, Lezhë e Malësi e Madhe, si dhe mbështetjen e bizneseve lokale, u duket e pavend?

Do dëgjojmë marrëzira të tjera, por mbi të gjitha marrinat ngelet “Shqipëria nuk është në shitje”! Sazani le të ngelet ashtu siç është, “Shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut” dhe në lagunë të mos ndërtohet se trëmben pelikanët dhe flamingot???

Po mirë more protestues ambientalistë, homogjene grekë, studentë dhe rini e Salës në detyrë, rini me mision e vëllait Kurti: pse të mos e dini se projekti përfshin përmirësimin e infrastrukturës urbane e rrugore në zonat malore dhe synon mbështetjen e 100 bizneseve vendase (bujtina, agroturizme dhe ofrues shërbimesh) në bashkëpunim me organizata dhe donatorë të ndryshëm për turizmin e qëndrueshëm. Nuk po shkruaj gjë për ndërtimet në lagunën e Vlorës-Zvërnecit, se, siç e tha kryeministri, nuk ka ende projekt të paraqitur.

A nuk do ishte më mirë organizimi i një referendumi lokal ose edhe më gjërë: të bëhen këto investime apo të mos bëhen? Zvicra nuk u jep udhë debateve, si në TV-të tona të mjera. Ajo u jep autoritetin përmes votës qytetarëve të vendosin.

 

 

 

 

Next Post
Rama poston pankartat nga protestat: Më ngjallin keqardhje fjalimet “krra-krra-krra”, por më argëtojnë memet

Rama poston pankartat nga protestat: Më ngjallin keqardhje fjalimet “krra-krra-krra”, por më argëtojnë memet

Comments 1

  1. leka says:
    1 month ago

    Referendumi eshte forma ne demokratike e vendimarrjes per probleme strategjike.Parlamenti te miratoj referendumin me pese puka qe kane nxjerre organizatoret e protestes . Shqiperia nuk eshte kopesht zooligjik dhe botanik sic duan disa europian

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Antifesta e flakjes së kapeleve

July 18, 2026
Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Policia gjen motorin e braktisur të autorëve buzë detit, dyshime për arratisje me mjet lundrues

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Policia gjen motorin e braktisur të autorëve buzë detit, dyshime për arratisje me mjet lundrues

July 18, 2026
Tension në Kuvendin Kombëtar të protestës, Selami Jenisheri nxirret nga salla

Tension në Kuvendin Kombëtar të protestës, Selami Jenisheri nxirret nga salla

July 18, 2026
Kriza rikthehet! Irani ‘ngrin’ Memorandumin e Islamabadit: SHBA shkeli të gjitha angazhimet

Kriza rikthehet! Irani ‘ngrin’ Memorandumin e Islamabadit: SHBA shkeli të gjitha angazhimet

July 18, 2026
Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit II pas rrëshqitjes së dheut në Chongqing

Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit II pas rrëshqitjes së dheut në Chongqing

July 18, 2026
Fierza sfidon thatësirën, rezervat ujore mbeten mbi mesataren e sezonit

Fierza sfidon thatësirën, rezervat ujore mbeten mbi mesataren e sezonit

July 18, 2026
Skandali në Postën Shqiptare, dëshmia e arkëtares: Mataj merrte thesin me para dhe largohej me çantën e saj!

Skandali në Postën Shqiptare, dëshmia e arkëtares: Mataj merrte thesin me para dhe largohej me çantën e saj!

July 18, 2026
“Jam mysliman” i Ben Blushit – një roman mes provokimit të madh dhe debatit mbi identitetin

“Jam mysliman” i Ben Blushit – një roman mes provokimit të madh dhe debatit mbi identitetin

July 18, 2026
Videoja bëhet virale! Trump ndërpret Infantinon me batutë: Derisa skuadra e tij humbet!

Videoja bëhet virale! Trump ndërpret Infantinon me batutë: Derisa skuadra e tij humbet!

July 18, 2026
Diploma të dyfishta me universitete italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja prezanton tre programe të reja studimi

Diploma të dyfishta me universitete italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja prezanton tre programe të reja studimi

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In