Pesë pilotë të Federatës Aeronautike të Kosovës morën pjesë në fundjavën e kaluar në PreWorld Championship që është mbajtur në Vrsac të Serbisë, njofton deklarata nga kjo Federatë, transmeton Koha.net.
Sipas kumtesës, gara ka qenë shumë e vlefshme për grumbullimin e pikëve që ndikojnë për pjesëmarrje në kampionatin botëror si dhe për ngritjen në ranglistën botërore ku Kosova për momentin gjendet në vendin e 14-të në botë.
Ranglistën mund ta gjeni ne faqen elektronike te Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës. (b.an)