• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pesë mësimet që na ka dhënë Reforma në Drejtësi

by Alfred Peza
22/07/2021 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

U mbushën plot 5 vjet nga dita kur Parlamenti miratoi me 140 vota Reformën në Drejtësi. Ky moment shënoi nisjen e një “revolucioni” të thellë sa kushtetues aq dhe juridik e administrativ, për reformimin rrënjësor, të njërës prej tri kolonave kryesore mbi të cilat qëndron në këmbë Republika jonë. E parë nga kjo largësi, ky hap është njëri nga aktet më të rëndësishme të ndërmarra nga lëgjivënësi, në përpjekjet 30 vjeçare për shtetformimin modern të Shqipërisë postkomuniste.

Ky hap i vogël i Parlamentit, shënoi një hap shumë të madh për gjithë shoqërinë shqiptare, e cila i ishte nënshtruar prej çerek shekulli kulturës së pandëshkueshmërisë. Ndaj ishte e natyrshme që ujërat e politikës të trazoheshin keqazi, duke e ndarë elitën drejtuese të vendit në dy pjesë: Në ata që ishin pro ruajtjes së “status quo”-së dhe në ata që ishin për rrëzimin e kolonës më të kalbur të shtetit dhe ndërtimit në vend të saj të një sistemi të ri drejtësie të munguar.

Kjo ndarje në dy kampe diametralisht të kundërta diktoi edhe axhendën e liderëve e partive të tyre politikë në Tiranë, duke u shndërruar në flamurin e një lufte të re për mbijetesë dhe pushtet. Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe aleatët e tyre në opozitë, i shpallën mazhorancës së Edi Ramës një luftë totale sipas parimit; ose do ti fitojmë të gjitha sot për të bllokuar e zhbërë Reformën në Drejtësi, ose do ti humbasim të gjitha duke u përballur nesër me të.

Ajo që ndodhi pas kësaj, është një histori e njohur tashmë dhe bilanci për armiqtë e sistemit të ri të drejtësisë është shembullor: Opozita nuk gëzon asnjë lloj pushteti, as në atë qëndror, e as në atë lokal. Për herë të parë nga krijimi i tyre, PD do qëndrojë të paktën për 12 vjet me radhë në opozitë, ndërsa LSI 8 vjet. Lideri “de facto” i opozitës Sali Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit për “akte korrupsioni që minojnë demokracinë”. Ndërsa Ilir Meta, u shkarkua si President i Republikës, nga Parlamenti.

Ky përvjetor na jep mundësinë të bëjmë jo vetëm një bilanc të përgjithshëm, por edhe të rendisim, disa nga mësimet kryesore që na ka dhënë deri tani Reforma në Drejtësi:

E para, asnjë forcë politike nuk mund tia dali dot që të triumfojë, përmes një filozofie sipas së cilës ndryshe voton në Prlament, ndryshe mendon në seli e ndryshe vepron praktikisht në terren. Opozita vërtetë u detyrua që ta ngrinte dorën për ta votuar Reformën e Drejtësisë në sallë, por pas këtij qëndrimi formal, bëri gjithçka për ta penguar me çdo mjet e formë implementimin e saj.

E dyta, sado pushtet që të kenë, askush veç e veç por as të gjithë sëbashku, nuk janë aq të fuqishëm sa ta ndalin dot rrotën e historisë. Ndaj Adriatik Llalla nga pozitat e Kryeprokurorit të Republikës, Ilir Meta nga ajo e Kryetarit të Shtetit, Sali Berisha nga ajo e liderit të opozitës, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi nga ato të Kryetarëve të PD e LSI, nuk mundën dot që ta ndalonin ngritjen e sistemit të ri të drejtësisë.

E treta, sado e fuqishme dhe e sofistikuar, agresive dhe e paprinciptë që te jetë propaganda e një kauze të shtrembër, ajo nuk nuk do ia dali dot kurrë që ta bëjë për vete shumicën e popullsisë. Shqiptarët kanë dëshmuar edhe njëherë se janë një popull inteligjent në kutinë e votimit, duke u rreshtuar edhe këtë radhë në anën e duhur të historisë, për të mirën e të sotmes së tyre dhe të ardhmes së fëmijëve.

E katërta, askush nuk është aq i zgjuar sot ndër liderët politikë, sa ta shesi hallin e vet personal, si hall kombëtar. Ta shesi “revolucionin e molotovëve” të injektuar artificialisht nga lart prej elitës së korruptuar e të kriminalizuar, si një revolucion popullor të nisur spontanisht nga poshtë.

Dhe e fundit, askush nuk është aq i fuqishëm sot në shtetin më pro europian të kontinentit dhe më pro amerikan të planetit, që të zhbëjë një projekt kaq të rëndësishëm të mbështetur fuqimisht si kurrë më parë në Shqipëri, nga SHBA dhe BE.

Goditjet e fundit që SPAK i ka dhënë krimit të organizuar dhe korrupsionit të niveleve më të larta, më shumë sesa triumfin e Reformës në Drejtësi, dëshmojnë sesa të drejtë ka Bibla kur thotë se ti gjykatës do të jesh i drejtë kur ti fusësh frikën fajtorit!

Next Post
Leli flet për “luftën e ftohtë” me Edi Ramën: Përplasja jonë po shërben si promovim për Vlorën

Leli flet për "luftën e ftohtë" me Edi Ramën: Përplasja jonë po shërben si promovim për Vlorën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

September 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Çështja e Vlora Hysenit / Rexhaj: Të trajtohet me seriozitet, flasim për SHISH e jo për kooperativë fshati

September 24, 2026
Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

September 24, 2026
“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

September 24, 2026
Ambasador Mazi: BE-ja dhe Integrimi i Ballkanit gjatë presidencës hungareze

“Rendi i vjetër botëror ka mbaruar, po hyjmë në një epokë shkatërrimi konstruktiv”

September 24, 2026
Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

September 24, 2026
Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

September 24, 2026
Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

September 24, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Ish-shefja e SHISH në hetim, Presidenti pritet të mbledhë Këshillin Sigurisë Kombëtare

September 24, 2026
Çfarë ndodh nëse SHBA-të ndalojnë eksportet e naftës? -

Çfarë ndodh nëse SHBA-të ndalojnë eksportet e naftës? –

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com