• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pesë kushte kundër reformës elektorale ose një kërkesë për pazar

by Mero Baze
02/10/2019 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze

Pas takimit me aleatët e tij formalë, Lulzim Basha i kërkoi sot Edi Ramës të plotësoj pes kushtet që ai i ka dërguar për reformën elekotrale « ose të hap krahun ». Kërkesa e tij pretencioze, të shtyn të shikosh cilat janë në të vërtet pesë kushtet e tij.

Në një vështrim të shpejtë të tyre, e vetmja gjë që kuptohet qartë është se aty nuk ka asnjë kusht për qeverinë, por ka një sër arsyesh pse Basha nuk ka ndërmend të ulet për reformën zgjedhore, po qe se nuk ka pazar.

Pika e parë e kushteve ka të bëj me « dëshirën » për tu ulur në tryezën e reformës zgjedhore, por që pasohet nga pesë arsye, pse nuk e bën dot këtë. Dhe arsyet sipas saj janë se në këtë proces merrë pjesë PS si subjekt dhe individë të saj që janë përfshirë në krime zgjedhore dhe se kjo gjë mund të korrigjohet vetëm nëse formula e tryzës do të jetë një nga PD, një nga shumica dhe një përfaqësues i huaj, një kërkesë që tashmë është refuzuar nga Bashkimi Evropian OSBE dhe disa ambasadorë të perëndimit në Tiranë.

Pra ka kërkuar diçka që është e sigurtë që nuk ja japin.

« Kushti i dytë », është refuzimi për tu marrë me anën teknike të reformës, pasi sipas PD është e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhjet të lira. Ky nuk është kusht ndaj Edi Ramës, por ndaj Perëndimit që kërkon përmirësime teknike të Kodit elektoral. Por mbi të gjitha është refuzim për të marrë pjesë në këtë histori pasi sipas PD më e rëndësishme se ndyrshimet në ligj, është garancia politike që ajo do për zgjedhjet dhe që është pazari.

Kushti i tretë është përsëritje e kushtit të dytë dhe këmbngulje që në fillim të zgjidhen çështjet që kërkojnë vullnet politik pastaj ato teknik. Pra përsëri me moton « në fillim pazari ».

Kushti i katërt përsërit kushtin e tretë dhe kërkon garanci shtetërore për barazi në zgjedhje,  por jo me këtë qeveri. Pra edhe i kërkon garancitë nga shteti për zgjedhje, edhe do një qeveri tjetër, pa bërë zgjedhje, që ta jap garanci për zgjedhjet që do PD.Pra përsëri pazarin.

Kushti i pestë është « Ofrimi i garancive për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë », ose e thënë ndryshe pazari i qartë.

Me pak fjalë të pesë të ashtuquajtura kushte, që në fakt nuk janë kushte, janë një kërkesë për pazar, një përsëritje e telenevolës së lodhshme të PD dhe Lulzim Bashës, para çdo palë zgjedhjesh që nga viti 2015. Nuk janë as kushte, as këresa, as sugjerime, por thjeshtë garanci që duan pushtetin në tavolinë, duke injoruar kërkesat e sugjeruara nga OSBE/ODIHR për ndryshime në Kodin elektoral dhe mbi të gjitha, duke injoruar kërkesa nga aktorët e tjerë politik për ndryshim sistemi, apo depolitizim të procesit.

Përkundrazi PD kërkon kontroll politik të procesit dhe pazar të drejtpëdrejt politik për procesin.

Vetëm pasi përfundon së lexuari këto « pesë kushtet » e kupton arsyen përse Lulzim Basha doli pas mbledhjes me aleatët dhe një lobisti rrogtar dhe i lumtur kërkoi, që ose të plotësohen pesë kushtet, ose Rama të « hap krahun ». Këtu e kupton qartë se e vetmja gjë që funksionon në vizionin e Lulzim Bashës, se si fitohen zgjedhjet, është se si ti kërkosh një pazar kundërshtarit para zgjedhjeve.

Në këtë rast kërkon që dikush të bind Edi Ramën, që të « hap krahun » . Edhe pse këtë gjë nuk e arriti dot as me revolucionin e 30 Qershorit,  Ai nuk di mënyrë tjetër se si duhet bërë politik, përveç kësaj. Ndaj mos u çudisni që  « pesë kushtet » nuk janë as kushte, dhe as këkresa, por një deklaratë kundër Reformës zgjedhore, po qe se nuk ka pazar. /l.m

Next Post
S’është më prioritet i Reformës Zgjedhore, Rama “harron” votën e emigrantëve

S’është më prioritet i Reformës Zgjedhore, Rama “harron” votën e emigrantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

October 6, 2026
Kur protesta kërkon imunitet nga humori

Kur protesta kërkon imunitet nga humori

October 6, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

October 6, 2026
Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com