• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pesë javët e mia me koronavirus”/ 50-vjeçarja tregon luftën me sëmundjen: Në fillim, s’kam pasur asnjë simptomë

by Java News
20/06/2020 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nje grua, 50 vjecare, e prekur nga koronavirusi tregon se iu deshen 5 jave deri sa tamponi i fundit te dilte negativ.

Mexhide K. (50) nga Prishtina e kaloi sëmundjen Covid-19, që e shkakton koronavirusi, pothuajse pa simptome.

Ajo u infektua me koronavirus më 9 maj dhe ka qenë me të pesë javë, deri kur doli negative në testin e fundit. Shumicën e asaj kohe, ajo e ka kaluar në shtëpi dhe kryesisht ka qenë në gjendje të mirë.

“(Në fillim) Nuk kam pasur asnjë simptomë. Megjithëse u shtrova në Klinikën Infektive, por që nuk merrja terapi, pos paracetamollit dhe vitaminën C, që e pija në mbrëmje. Mjekët ma monitoronin gjendjen. Por, meqë isha mirë, më lëshuan në shtëpi pas një jave, duke më dërguar me autoambulancë deri në lagje’’, tha ajo për Radion Evropa e Lirë.

Mexhidja është infermiere e një spitali privat në Prishtinë. Virusin e ka marrë nga një kolege e saj e cila punonte me të në të njëjtin spital.

Ajo tregon se pasi kolegia e saj doli pozitiv me Covid-19, i cili stafi i spitalit u testua për koronavirus nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Ajo shton se u shtri në Klinikën Infektive për ta ruajtur familjen e saj, ndonëse me ta kishte pasur kontakte gjatë qëndrimit në shtëpi.

Pas lëshimit nga Klinika Infektive, institucionet përkatëse monitoruan gjendjen e Mexhides përmes telefonit.

“Kam pasur telefonata edhe nga Instituti Kombëtar, por edhe nga Komuna e Prishtinës. Nga Instituti janë kujdesur për gjendjen shëndetësore, nëse ndihesha mirë, derisa nga Komuna kam marrë pako me ndihma ushqimore dhe higjienike”, tha ajo.

Ndërkohë ajo shton se të vetmin simptomë e ka pasur humbjen e shijes, e që ka zgjatur vetëm një ditë.

“Një ditë kur fillova të ha drekë, më humbi shija, nuk e shijoja ushqimin. Më erdhi një ndjenjë e keqe, por qe kjo kaloi shumë shpejtë. Do të thotë, unë e kam kaluar gjithë sëmundjen Covid-19, me gjendje të mirë shëndetësore, vetëm se e dija që isha e infektuar”, tha ajo.

Mexhidja jeton me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj. Ndonëse ka pasur kontakt me ta brenda mureve të shtëpisë, asnjëri nga anëtarët e saj të familjes, pas testimeve, nuk rezultoi pozitiv.

Ajo thotë se familjarët kanë jetuar normalisht, pa ndonjë kufizim, meqë vetë mjekët brenda Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike u kanë thënë që të bëjnë një gjë të tillë.

“As fëmijët e mi e as bashkëshorti nuk janë infektuar. Pas meje, edhe atyre ju ka bërë testin Instituti Kombëtar, por që rezultuan negativë. Pasi unë isha në spital e shtrirë, familjarët ishin negativë, dhe ishin të lirë të dalin dhe të jetojnë normalisht. Pra, ata nuk kanë pasur asnjë pengesë”, tregon ajo.

Megjithëkëtë, Mexhidja thotë se ato pesë javë sa ka qenë pozitiv me Covid-19, i ka menaxhuar mirë. Ajo përcjell porosinë te personat që mund të rezultojnë pozitivë, e që nuk kanë probleme shëndetësore ose janë simptomatikë, që të mos bëjnë panik, pasi sipas saj, sëmundja kalohet edhe më lehtë me qetësi.

Sipas të dhënave të fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, e deri më sot, janë regjistruar 1,998 raste me Covid-19. Prej tyre, 980 persona janë shëruar dhe 34 pacientë kanë vdekur.

Ndër simptomat kryesore të sëmundjes Covid-19 janë: temperatura e lartë, ethet, kollitja, teshtima, probleme me frymëmarrje, lodhja, dhimbje e muskujve dhe kyçeve, kokëdhimbja, humbja e shijes dhe nuhatjes, vjellja dhe diarreja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vendosja e maskave në fytyrë dhe mbajta e distancës fizike prej 2 metrash janë ndër masat kryesore që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së mëtejmë të koronavirusit të ri. REL

Next Post
Krujë, 4 të infektuar me COVID-19/ Në Vlorë preket edhe burri i punonjëses së kopshtit nr.9

Tirana infekton Pogradecin/ Hartës së qyteteve të prekura nga koronavirusi i shtohet edhe Përmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In