• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet sheshi “Sono persone 8.8.91” në Bari, në përkujtim të 30-vjetorit të eksodit, Veliaj: Dy popuj me fatet e lidhura bashke!

by
09/08/2021 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mikpritja dhe solidariteti i popullit të Barit, me rastin e zbarkimit të anijes “Vlora” më 8 gusht 1991, me rreth 20 mijë qytetarë shqiptarë në bord, u përkujtua me aktivitete të shumta në vendin fqinj.

Për të shenjuar këtë moment, përmes një ceremonie ku morën pjesë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ajo e Durrësit Emiriana Sako, kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro, ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Buçi, u përurua sheshi “Sono persone 8.8.91”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi mikpritjen e popullit italian, që na u gjend pranë në ato ditë të vështira. “Nuk besoj se ka shqiptarë që ta ketë harruar atë fotografi dhe mikpritjen e popullit të Barit. Ata ishin në plazh, vazhdonin jetën e tyre normale, kur pane një mal me njerëz, per te cilet Italia ishte Universi, hapja ndaj botës. Më kujtohet shprehja e Guiseppe Verdit që thoshte: “Unë po të kem Italinë, zëre se kam Universin”. Për shumë shqiptarë, që Italinë e shikonin me antenat e sajuara, ajo ishte vertet Universi i tyre”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë nënvizoi se 30 vjet me vone, janë 20 mijë italianë, që kanë zgjedhur të punojnë dhe jetojnë në Tiranë.

“Sot gjërat kanë ndryshuar. Tirana vitin tjetër do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë” dhe ky është ndoshta momenti që të bëjmë rrugën e kthimit. Pra, të kemi të rinj nga Italia që eksplorojnë Shqipërinë. Si për ironi të historisë, dikur 20’000 shqiptarë erdhen ne Itali me anijen e “Vlorës”, kurse sot kemi 20’000 italianë që jetojnë në Shqipëri dhe në Tiranë. Ndaj dhe fatet i kemi të lidhura bashkë”, tha ai. Veliaj deklaroi se ky përvjetor është edhe një moment reflektimi për të çuar më tej marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. “Mezi pres që në këtë 30 vjetor, të kemi mundësi të reflektojmë për të ecur përpara. Unë besoj se ardhja e kesaj anijeje, ishte edhe rrezik per jetet e njerëzve, por edhe mundësi. Mundësi për të krijuar marrëdhënie, mundësi që ata njerëz të integrohen. Shumë prej tyre të kthehen dhe të rikthehen dhe të shërbejnë si një urë njerëzore midis dy njerëzve”, u shpreh Veliaj.

Teksa vlerësoi transformimin e Tiranës, Kryetari i Bashkisë së Barit, Antonio Decaro u shpreh se tashmë dy vendet shohin bashkërisht përpara.

“Tirana është një qytet mjaft i bukur. Askush nuk do e kishte vënë re dallimin mes dy kryetarëve të bashkive, mund të ishim fare mirë dy kryetarë bashkish italianë ose dy kryetarë bashkish shqiptarë, nuk do e kuptonte askush përveç faktit që kryetari i bashkisë së Barit nuk flet edhe aq mirë gjuhën shqipe. Por, ne kemi folur për zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, për urat. Ai më solli eksperiencën e pallateve plot ngjyra të Tiranës, që i kanë dhënë edhe një hov të ri atij qyteti, kur Edi Rama ishte kryetar bashkie, dhe nga pikëpamja simbolike, një operacion që po kërkojmë ta realizojmë me artistë ndërkombëtarë e vendas”, theksoi Decaro.

Gjatë vizitës në Itali Kryetari i Bashkisë mori pjesë në një sërë aktivitetesh për të përkujtuar eksodin e madh që hodhi dhe bazat e një ure miqësie mes dy popujve.

/b.h

Next Post
‘Pleshti’ mbërrin sot në Paris, pas nënshkrimit të kontratës pritet që…

‘Pleshti’ mbërrin sot në Paris, pas nënshkrimit të kontratës pritet që…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In