• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet rruga e re nga rrethrrotullimi i Mulletit deri tek Ura e Qehasë

by Ardit Rada
10/07/2020 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rruga e re nga rrethrrotullimi në Mullet deri tek Ura e Qehasë është një realitet. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetin i PS, Xhemal Qefalia dhe anëtari i Këshillit Bashkiak, Redi Jupi, përuruan rrugën e re që afron fermerët me tregjet bujqësore të Tiranës dhe i sjell një zhvillim më të madh agroturizmit.

Kryebashkiaku Veliaj tha se falë bashkëpunimit shumë të mirë mes qeverisë dhe pushtetit vendor, investimet po shtrihen kudo. “Kur qeveria ndihmon, edhe Bashkia bashkëpunon, edhe atij që i kalon rruga në arë, tregohet tolerant dhe thotë: Kjo, mbi të gjitha, bëhet për të mirën time dhe të familjes sime”, në fund kemi një rezultat të shkëlqyer si ky ku jemi sot. Herën e fundit ishim në Baldushk, ku bëmë qendrën e fshatit, pastaj në Zallherr, ku rindërtuam një shtëpi të prishur nga tërmeti, e mandej në Zallbastar po ashtu. Po vazhduam me këtë ritëm, çdo ditë nga një punë konkrete, është vetëm çështje kohe sa të kemi vendosur dorë në të gjithë territorin”, tha ai.

Bashkimi i fshatrave me Tiranën, ka sjellë edhe tregun më afër qytetit. Kurse, përmirësimi i infrastrukturës rrit vlerën e pronës dhe shton numrin e bizneseve. “Herën e fundit, metri katror i tokës ishte 10 mijë lekë, kurse sot paska vajtur 50-60 mijë lekë; do të thotë se ka një lloj vlerësimi me fuqi financiare nga Tirana urbane që po mundohet të investojë te Tirana rurale, dhe kjo rrugë e sjell këtë zhvillim. Bukuritë e luginës së Erzenit i kemi te dera e shtëpisë, është një zonë pjellore, me njerëz punëtorë e bashkëpunues. Ndihem mirë që shumë sipërmarrje për agroturizëm, bujtina etj, i kanë sjellë një zhdërvjelltësi zonës, edhe për qarkullimin ekonomik të parasë”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku dha lajmin e mirë edhe për familjet që kanë pësuar dëme nga tërmeti. Ai theksoi se shumë shpejt do të nisë puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara prej tërmetit të nëntorit, ndërkohë që po vijon puna për shpërndarjen e pagesave cash. “Kaloi loti i parë i Farkës, kaloi loti i dytë i Baldushkut, tani do të vazhdojmë me lotin e tretë që janë shtëpitë e Petrelës, Mulletit, Qehasë. Siç bëmë shtëpitë e shtatorit, do të vazhdojmë edhe me shtëpitë e nëntorit, me të njëjtin ritëm. Qeveria sapo na akordoi fondin e granteve cash për banorët me dëmtime më të lehta. Kur kujtoj se më parë kalonin 10 vite dhe nuk rimbursohej një përmbytje në Shkodër, fakti që s’janë bërë 10 muaj dhe jemi gati me cash në dorë, do të thotë që kur shteti do, shteti bën. Një gjë është e sigurt: ky shtet, kjo qeveri dhe kjo bashki, edhe do, edhe bën”, nënvizoi Veliaj.

Deputeti i PS, Xhemal Qefalia vlerësoi vëmendjen e Bashkisë ndaj zonave rurale dhe theksoi se ky investim i shërben të gjithë komunitetit. Ndërsa, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Redi Jupi u shpreh se një investim i tillë pritet që të çlirojë 10-fish më shumë energji, duke i dhënë një impuls të ri edhe zhvillimit ekonomik të zonës.

Next Post
Zbardhet raporti i KE-së për Shqipërinë: Keni bërë progres, fokusi tek lufta ndaj krimit të organizuar dhe kërkesat për azil

Zbardhet raporti i KE-së për Shqipërinë: Keni bërë progres, fokusi tek lufta ndaj krimit të organizuar dhe kërkesat për azil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rekrutohen për ‘punë’ në Rusi, dërgohen në luftë në Ukrainë. Prokuroria e Perusë nis hetime

Rekrutohen për ‘punë’ në Rusi, dërgohen në luftë në Ukrainë. Prokuroria e Perusë nis hetime

May 2, 2026
VIDEO / Zbardhet operacioni në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim dhe 27 kontrolle banesash

VIDEO / Zbardhet operacioni në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim dhe 27 kontrolle banesash

May 2, 2026
Pse Koreja e Veriut po nderon vetëm disa ushtarë të vrarë në luftën në Ukrainë?

Pse Koreja e Veriut po nderon vetëm disa ushtarë të vrarë në luftën në Ukrainë?

May 2, 2026
Trump do presë liderët, Izraeli qëllon në armëpushim, 13 të vrarë në Liban

Trump do presë liderët, Izraeli qëllon në armëpushim, 13 të vrarë në Liban

May 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

“Berishës s’ia ka lënë babai PD-në”, Salianji: Absurde që një kandidat të përjashtojë kandidatët e tjerë nga gara

May 2, 2026
Pasojat 24 orëshe të testit Mereme!

Pasojat 24 orëshe të testit Mereme!

May 2, 2026
“SHBA na vodhi retë”, habit deputeti irakian: Sa nisi lufta e Iranit, filloi shiu!

“SHBA na vodhi retë”, habit deputeti irakian: Sa nisi lufta e Iranit, filloi shiu!

May 2, 2026
‘Bukuri e lashtë që sfidon destinacionet luksoze’, Liqeni i Ohrit shpallet më i bukuri në Europë

‘Bukuri e lashtë që sfidon destinacionet luksoze’, Liqeni i Ohrit shpallet më i bukuri në Europë

May 2, 2026
Falimenton kompania ajrore amerikane, rritja e çmimit të karburantit e godet rëndë

Falimenton kompania ajrore amerikane, rritja e çmimit të karburantit e godet rëndë

May 2, 2026
“I ka mbaruar mandati”, Alesia Balliu çon Berishën në gjykatë: Mos e lejoni të garojë më për kryetar të PD

Balliu ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Si nuk the një fjalë për Rrjollin?! Je minus 300 mijë vota në 4 vite…

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In