• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përurohet çerdhja, Veliaj: Dhuratë për fëmijët e Laprakës, përgjigja jonë puna

by Lorenc Vangjeli
31/12/2015 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fëmijët e vegjël të Laprakës kanë marrë si dhuratë për Vitin e Ri një çerdhe krejt të re, të rikonstruktuar me ndihmën e biznesit dhe nismës së Bashkisë së Tiranës “Adopto një çerdhe”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi këtë fundvit çerdhen nr.11 në Laprakë, një godinë e rikonstruktuar plotësisht, e cila vjen edhe si një dhuratë e bukur për të gjitha familjet që çojnë fëmijët e tyre aty.

“Më vjen mirë që e mbyllim në Laprakë vitin tonë të punës. Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, plot me vështirësi, me sfida, por edhe një vit shumë i bukur. Besoj se vetëm kur ke vështirësi dhe sfida zbulon kush janë miqtë e vërtetë dhe për Bashkinë e Tiranës miqtë e vërtetë kanë qenë sipërmarrësit e qytetit tonë, të cilët iu përgjigjën thirrjes tonë për rikonstruktimin e 31 çerdheve”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai vlerësoi se në çerdhen nr. 11, e cila tanimë ka kapacitet për të pritur 50 fëmijë, nga 35 më parë, nuk ishte vënë dorë prej kohësh. “Ambicia jonë është që t’i trajtojmë të gjithë qytetarët njësoj. Nuk ka qytetarë të Bllokut veç dhe qytetarë në Laprakë veç. Më vjen mirë që në këtë qytet, aq sa ka shumë stres e ngarkesë, aq ka edhe shumë bujari e solidaritet. Ajo që është bërë me këtë çerdhe është e mrekullueshme dhe në këtë qytet ne bëjmë gjëra shumë të bukura kur bashkëpunojmë. E di që shumë njerëz kanë lloj-lloj gjërash për të thënë për Bashkinë, por ne kemi vetëm një përgjigje: Punë, punë, punë. Puna është argumenti ynë më i mire”, tha Veliaj.

Ai falenderoi të gjitha stafet që punojnë jo vetëm në çerdhen e Laprakës, por edhe në çerdhet apo kopshtet e tjera të Tiranës. “Janë njerëz që e bëjnë punën me një pagesë modeste, por është një punë që bëhet me shumë dashuri”, u shpreh Veliaj, teksa i uroi gëzuar Vitin e Ri të gjithë punonjësve të çerdheve dhe kopshteve të Tiranës.

Cerdhja nr. 11 (2) Cerdhja nr. 11 (3) Cerdhja nr. 11 (4)

Next Post

Mirëmëngjes nga Vildane dhe...gjoksi i saj (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com