• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Personeli akademik/ Drafti për rritjen e pagave dhe pagesa për orët shtesë

by Java News
23/02/2017 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka gati projektvendimin “Për sta tusin dhe trajtimin e veçantë të personelit akademik”. Në këtë vendim përfshihet edhe rritja e pagesës për personelin akademik, rritje e cila do të fillojë nga 1 marsi 2017. Veç këtij projektvendimi, i cili pritet të miratohet në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, edhe Ministria e Arsimit ka gati udhëzimin “Për veprimtarinë dhe ngarkesën mësimore të personelit akademik”, ku detajohet ngarkesa mësimore vjetore si dhe ora mësimore në auditor, e cila do të jetë 50 minuta, nga 60 minuta që është aktualisht. Veç të tjerash, në këtë udhëzim përcaktohet se numri minimal i studentëve në një program studimi në universitetet publike nuk mund të jetë më i vogël se 10.

STATUSI & PAGAT
Pika e parë e projektvendimit është statusi i personelit akademik, ku garantohet liria akademike në këto drejtime të veprimtarisë së tij: Mësimdhënie; Punë kërkimore-shkencore; Kontribut institucional; Kontribut profesional. Personeli akademik nuk mund të penalizohet për shkak të qëndrimeve të tij ndryshe ndaj politikave të institucionit. Personeli akademik e humbet statusin kur kontrata përfundon/zgjidhet.

Anëtarët e personelit akademik të kategorisë “Profesor” dhe “Lektorë” punësohen në IAL nëpërmjet kontratës me kohëzgjatje të pacaktuar. Anëtarët e personelit akademik të kategorisë “Asistentë-lektorë” punësohen në universitet nëpërmjet kontratës me kohëzgjatje të caktuar. Të tria këto kategori mund të punësohen me kohë të plotë apo me kohë të pjesshme.

Po ashtu, në projektvendim përcaktohet se: “Kategoritë ‘Profesor’ dhe ‘Lektor’ të angazhuar me kohë të pjesshme nga autoritetet drejtuese të njësive kryesore, sipas nevojave të njësive bazë, pranë IAL-ve, nuk llogariten në numrin minimal të personelit akademik me tituj akademikë dhe grada shkencore, që duhet të ketë departamenti.”

Sipas projektvendimit që disponon “Gazeta Shqiptare”, paga minimale mujore bruto e garantuar për personelin akademik sipas kategorive përkatëse është: 130.000 lekë për personelin me titull “Profesor”; “Profesor i Asociuar”, paga minimale mujore është 115.000 lekë; ndërsa për “Lektor” është 100.000 lekë. Normalisht, personeli akademik që ushtron funksione administrimi, përfiton shtesë mbi pagën. Efektet financiare të përcaktuara në këtë vendim fillojnë nga data 01.03.2017.

Sa i përket lejes vjetore, ajo është jo më pak se 40 ditë pune (56 ditë kalendarike). Në rast se kjo leje nuk konsumohet nga personeli akademik, jepet shpërblimi përkatës në të holla. Personeli akademik mund të kryejë detyra të larta në administratën publike, vendase apo të huaj, për jo më shumë se 5 vjet, pa ndërprerje, duke ruajtur përputhshmërinë me statusin e tij. Pas kësaj periudhe, anëtari i personelit akademik, me kërkesën e tij, rikthehet në vendin e mëparshëm të punës ose në një vend të barasvlershëm.

NGARKESA MËSIMORE
“GSH” disponon udhëzimin e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, ku përcaktohet ngarkesa e re mësimore për personelin akademik si dhe pagesat për orët mbi normë. Koha normale e punës së personelit akademik nuk mund të jetë më shumë se 1536 orë në vit.

Detajimin e tyre e keni në tabelat bashkëngjitur shkrimit. Sa u përket autoriteteve drejtuese të universiteteve publike, edhe ata kanë një ngarkesë të përcaktuar vjetore në mësimdhënie; rektori ka 30 orë vjetore, ndërsa dekani 60 orë. Në pikën 4 të udhëzimit të MAS-it përcaktohet norma për personelin akademik: ai me kohë të plotë, me orientim mësimor, duhet të ketë jo më shumë se 350 orë mësimore; personeli me kohë të plotë, me orientim kërkimor- shkencor, 120 orë mësimdhënie; personeli akademik me kohë të pjesshme, jo më shumë se 140 orë mësimore. Sipas këtij udhëzimi, pedagogëve të universiteteve jopublike nuk duhet t’u tejkalohet kjo normë e përcaktuar për universitetet publike. BW

ma.me

Next Post
Mourinho konfirmon: Mkhitaryan dhe Carrick s’do jenë për finale

Mourinho konfirmon: Mkhitaryan dhe Carrick s’do jenë për finale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revolta e Abdixhikut: Ndërpres angazhimin për formimin e institucioneve

Revolta e Abdixhikut: Ndërpres angazhimin për formimin e institucioneve

July 16, 2026
Nuk arkëtoi 69 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale, arrestohet ish-drejtoresha e postës

Nuk arkëtoi 69 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale, arrestohet ish-drejtoresha e postës

July 16, 2026
Mbi 50% të turistëve i kemi nga Kosova, pritet të shpenzojnë 195 milionë euro

Mbi 50% të turistëve i kemi nga Kosova, pritet të shpenzojnë 195 milionë euro

July 16, 2026
Seanca plenare, forca policie dhe gardh metalik rreth Kuvendit

Seanca plenare, forca policie dhe gardh metalik rreth Kuvendit

July 16, 2026
I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

July 16, 2026
Kosova e zemëruar me Tiranën zyrtare: Shqipëria e ka detyrim të na mbrojë nga kërcënimi serb

Kosova e zemëruar me Tiranën zyrtare: Shqipëria e ka detyrim të na mbrojë nga kërcënimi serb

July 16, 2026
PD “ripërtërin” strukturat drejtuese! Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)

PD “ripërtërin” strukturat drejtuese! Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)

July 16, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur

July 16, 2026
Rama ndan pamje nga fushat me lulediell në Sinaballaj: Pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës, i shton vlerë turizmit lokal

Rama ndan pamje nga fushat me lulediell në Sinaballaj: Pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës, i shton vlerë turizmit lokal

July 16, 2026
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin të sillet më mirë

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin të sillet më mirë

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In