• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Personat vulnerabël duhet të jenë prioritet”/ Në Kosovë, kërkohet me ngulm rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale

by E S
08/06/2025 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga viti 2021, kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës u shkri në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, dhjetëra organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë kanë paralajmëruar se mirëqenia sociale është lënë jashtë prioriteteve qeveritare.

Fetije Atashi-Hetemi, që lëviz me ndihmën e karrocës, përkrah kërkesën e bërë nga organizatat joqeveritare për rikthimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, pasi që, siç thotë ajo, “personat në gjendjen më të ndjeshme të shoqërisë, duhet të jenë prioritet”. Ajo thotë se përballet me sfida të shumta në përditshmëri. Që nga fëmijëria e hershme, ajo lëviz me ndihmën e karrocës, pasi kishte pësuar dëmtime në tru, për shkak të temperaturës së lartë trupore.

Fetije Atashi-Hetemi thotë se gjithnjë ka pasur mbështetje nga familja dhe rrethi, gjë që i dha forcë të aktivizohet për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Por, kërkon që institucionet t’i përmirësojnë kushtet për këtë kategori të shoqërisë. Për vite të tëra, 56-vjeçarja tregon se ka pasur një ndihmë prej 150 eurosh nga një skemë sociale.

Asaj i janë dashur tetë vjet betejë ligjore që të fitojë pensionin prej 430 eurosh që u takon personave paraplegjikë. Por, edhe kjo shumë thotë se është e pamjaftueshme për të.

“Pensioni që unë marr, nuk i mbulon as për së afërmi nevojat e një personi me aftësi të kufizuara, qoftë për barna, vizita mjekësore apo probleme të pritshme, si plagët dekubitale. Me këto para më duhet ta paguaj një asistente, që dy herë në javë të më ndihmojë. Nuk kam më shumë mundësi”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Disa muaj më parë, përmes një letre publike drejtuar partive politike në Kosovë, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka kërkuar rikthimin e një ministrie të veçantë për mirëqenie sociale.

Sipas KOMF-it, një strukturë e tillë është thelbësore për të siguruar qasje dhe koordinim më të mirë të shërbimeve për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, familjet në nevojë dhe kategori të tjera të cenueshme.

Por, derisa Kosova, prej muajsh, ndodhet në një krizë të thellë institucionale, kjo temë nuk është trajtuar publikisht nga partitë politike.

Sipas të dhënave nga KOMF-i, vetëm 10 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë kanë qasje në shërbime të mirëfillta shëndetësore dhe sociale.

Ndërkaq, më shumë se 72 për qind e fëmijëve në vend vazhdojnë të disiplinohen përmes formave të dhunshme – një tjetër çështje, që thonë se kërkon përgjigje urgjente nga institucionet.

Përveç fëmijëve, edhe pensionistët, viktimat e dhunës, familjet në ndihmë sociale dhe kategoritë e dala nga lufta janë mes grupeve që, sipas Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS), vuajnë mungesën e përkujdesjes institucionale.

Ish-zyrtarë të Ministrisë së dikurshme të Mirëqenies Sociale dhe përfaqësues të shoqërisë civile paralajmërojnë se moskthimi i kësaj ministrie, do ta thellojë regresin institucional dhe do të lërë në gjendje të rënduar mijëra qytetarë në nevojë.

Skënder Reçica, që ka udhëhequr atë ministri, thotë se shkrirja e saj në departamente të një super-ministrie, “është dëshmi e një moskujdesi të thellë institucional”.

“Shërbimet sociale janë degraduar e qytetari i thjeshtë, që pret ndihmë dhe përkrahje, është lënë në mëshirën e fatit dhe të burokracisë pa shpirt”, thotë Reçica.

Sipas tij, rikthimi Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale “nuk është luks, është domosdoshmëri”.

“Ka ardhur koha të thuhet hapur, nuk mund të ekzistojë një shtet social pa një institucion të dedikuar, që i përfaqëson ata që kanë më së shumti nevojë për mbështetje”, thekson Reçica.

Ai shton se disa projekte të nisura nga dikasteri i dikurshëm ministror, tashmë kanë dështuar.

“Reforma për skemën e ndihmës sociale, e cila ishte në fazë të avancuar të përgatitjes, është braktisur. Modeli për reformën e sistemit pensional, që synonte drejtësi sociale dhe barazi kontribuuese për të gjithë qytetarët, është harruar. Investimet në shërbimet sociale, të cilat kishin filluar të strukturoheshin, janë ngrirë”, thotë Reçica për Radion Evropa e Lirë.

Për organizatën Handikos Ferizaj, shkrirja e Ministrisë së Mirëqenies Sociale ka krijuar pasiguri tek organizatat joqeveritare, për shkak të paqartësive institucionale dhe mungesës së koordinimit.

Sipas kësaj organizate për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, tani ndihet rënia e cilësisë së shërbimeve sociale.

“Shkrirja e shërbimeve sociale në ministri të tjera ka sjellë mbingarkesë të stafit dhe shpërndarje jo të qartë të përgjegjësive, gjë që ka ndikuar në ngadalësimin e hartimit dhe zbatimit të politikave dhe strategjive sociale. Kjo ka krijuar boshllëqe në koordinim dhe ka ulur efektivitetin e mbështetjes për këtë kategori, duke e bërë të nevojshme një qasje më të fokusuar dhe të organizuar në nivel qendror”, thonë nga Handikos Ferizaj.

Sipas organizatës, bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, ku ndodhet Divizioni për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, ka qenë i mirë, porse nismat për mbështetje të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara thuhet se kanë mbetur me projekte afatshkurtra.

“Është e domosdoshme të sigurohet zbatim i efektshëm i Ligjit për shërbime sociale, të zhvillohen programe dhe projekte të qëndrueshme me kohëzgjatje prej tre deri në pesë vjet, të ndërmerren hapa për thjeshtimin e procedurave burokratike dhe të krijohet një mekanizëm i fuqishëm monitorimi për OJQ-të që ofrojnë këto shërbime”, thuhet në përgjigjen e Handikosit për Radion Evropa e Lirë.

Handikos Ferizaj përmend edhe mungesën e koordinimit efektiv dhe vonesat në ofrimin e shërbimeve, “duke e bërë edhe më të vështirë jetën e njerëzve në nevojë, përfshirë personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e varfra”.

Organizatat e tjera joqeveritare ngrenë edhe një shqetësim tjetër për një kategori tjetër të shoqërisë: fëmijët me autizëm.

Lekë Gjurgjiali nga Organizata “Zë”- Qendra Logopedike për Trajtim dhe Hulumtim, thekson se në Kosovë është problematike qasja në shërbime profesionale për fëmijët me autizëm.

“Qasja në vlerësime logopedike është e vështirë. Edhe qasja në shërbime profesionale logopedike është e vështirë në institucione publike, marrë parasysh numrin e vogël të logopedëve të angazhuar në këto institucione, si dhe koncentrimin e përfshirjes së logopedëve në institucione publike vetëm në Prishtinë”, thotë ai.

Për Gjurgjialin edhe më shqetësuese është lista e gjatë e pritjes për fëmijët që duan të marrin trajtim në sektorin publik.

“Listat e pritjes në institucione publike si dhe kostot e trajtimit në sektor privat dhe në organizata joqeveritare janë problematike. Vetëm një numër i vogël i organizatave joqeveritare ofrojnë shërbime pa pagesë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Gjurgjiali beson se rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale do të përmirësonte edhe bashkëpunimin ndërsektorial në mes të institucioneve qeveritare dhe organizatave të shoqërisë civile, që merren me mbrojtjen e fëmijëve dhe gjithëpërfshirjen e tyre./ REL

Next Post
I njohur për qëndrimin e tij për Kosovën, por Djokovic “duartroket” shqiptarët dhe serbët: Bravo…

I njohur për qëndrimin e tij për Kosovën, por Djokovic “duartroket” shqiptarët dhe serbët: Bravo…

TË FUNDIT

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës ‘arrest me burg’

Rekursi i Erion Veliajt mbërrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

June 14, 2025
Rriten përsëri tensionet/ Irani: Sulme shkatërruese brenda pak orësh! Izraeli: Bombardime ajrore të rëndësishme në proces

Rriten përsëri tensionet/ Irani: Sulme shkatërruese brenda pak orësh! Izraeli: Bombardime ajrore të rëndësishme në proces

June 14, 2025
Lufta Izrael-Iran/ Starmer: Po zhvendosim mjete dhe avionët tanë në Lindjen e Mesme

Lufta Izrael-Iran/ Starmer: Po zhvendosim mjete dhe avionët tanë në Lindjen e Mesme

June 14, 2025
Tre arsyet që i shpëtuan jetën të mbijetuarit të vetëm nga rrëzimi tragjik i “Air India”

Tre arsyet që i shpëtuan jetën të mbijetuarit të vetëm nga rrëzimi tragjik i “Air India”

June 14, 2025
Netanyahu tha se Irani po prodhon bombë bërthamore! Analiza e CNN: Sa të sakta janë pretendimet e kryeministrit Izraelit?

Netanyahu tha se Irani po prodhon bombë bërthamore! Analiza e CNN: Sa të sakta janë pretendimet e kryeministrit Izraelit?

June 14, 2025
Etapat që i frikësohet Berisha, arsyet e mjedisit toksik në PD

Etapat që i frikësohet Berisha, arsyet e mjedisit toksik në PD

June 14, 2025
1.100 familje të tjera përfitojnë kredi të butë, Veliaj: Tirana nuk lë pas askënd

1.100 familje të tjera përfitojnë kredi të butë, Veliaj: Tirana nuk lë pas askënd

June 14, 2025
Nga burrat e maskuar në shkretëtirë deri te shkatërrimi i elitës ushtarake dhe bërthamore, si e sulmoi Izraeli Iranin

Nga burrat e maskuar në shkretëtirë deri te shkatërrimi i elitës ushtarake dhe bërthamore, si e sulmoi Izraeli Iranin

June 14, 2025
Pasojat e rënda të një harte administrative

Financat publike, pagat e magjistratëve dhe qytete që vdesin

June 14, 2025
Shkolla verore në arsimin publik, 1 mijë nxënës në Tiranë e Durrës lojëra e ushqim me mësuesit e tyre

Shkolla verore në arsimin publik, 1 mijë nxënës në Tiranë e Durrës lojëra e ushqim me mësuesit e tyre

June 14, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com