• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përshtati banesën për kultivimin e bimëve narkotike, arrestohet 47-vjeçari

by A R
01/04/2022 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Heat”, gjatë të cilit u zbulua një ambient i përshtatur për kultivimin e  bimëve narkotike, me anë të llambave është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i flagrancë i 47-vjeçarit me iniciale L. N. banues në fshatin Shpërdhet.

Gjatë kontrollit, në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Në ambientet e brendshme të banesës, u evidentua një dhomë, brenda së cilës kishte instalime elektrike me llamba, aspiratorë dhe tubacione uji, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisje elektrike dhe hidraulike që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Heat”, gjatë të cilit u zbulua një ambient i përshtatur për kultivimin e  bimëve narkotike, me anë të llambave.  

Operacioni, nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe punonjësit e OSHEE-së.

Vihet në pranga pronari i banesës. 

Sekuestrohen pajisje elektrike që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë dhe të OSHEE-së, është konstatuar se pronari i banesës kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe me punonjësit e OSHEE-së, në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si dhe për evidentimin e rasteve të abuzimit me lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, bazuar në informacionet policore, kanë ushtruar kontroll në një banesë në fshatin Shpërdhet, Njësia Administrative Mamurras, rrethi Kurbin.   

Gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit L. N. është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Në ambientet e brendshme të banesës, u evidentua një dhomë, brenda së cilës kishte instalime elektrike me llamba, aspiratorë dhe tubacione uji, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.    

Në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. N., 47 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisje elektrike dhe hidraulike që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

/a.r

Next Post
“Faleminderit Shqipëri”/ Artisti ukrainas që ka marrë armët: Kisha planifikuar të vizitoja Shëngjinin

“Faleminderit Shqipëri”/ Artisti ukrainas që ka marrë armët: Kisha planifikuar të vizitoja Shëngjinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

“Mbajtja në paraburgim, shkelje e të drejtave”- Veliaj kërkoi të marrë pjesë në Asamble, Balla: Përballjen me drejtësinë, çdo përfaqësues i PS e ka më vete!

November 11, 2026
Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

November 11, 2026
Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

November 11, 2026
“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

November 11, 2026
Buxhet 32.2 miliardë lekë për spitalet në vitin 2027, Spahiu: Shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër!

Buxhet 32.2 miliardë lekë për spitalet në vitin 2027, Spahiu: Shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër!

November 11, 2026
Në kërkim për mashtrim, prangoset në Rinas turku i kërkuar nga Ankaraja! Arrestohet dhe 27-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

Në kërkim për mashtrim, prangoset në Rinas turku i kërkuar nga Ankaraja! Arrestohet dhe 27-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

November 11, 2026
“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

November 11, 2026
Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

November 11, 2026
Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

November 11, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Rihapja e hetimeve penale duhet të shoqërohet me garanci maksimale

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In