• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse nuk kemi një opozitë normale

by Ilir Yzeiri
30/05/2024 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Nuk është e lehtë që një shoqëri si kjo jona, e cila ka ardhur nga një traditë e gjatë koloniale, me një zgjim të vonë kombëtar, pastaj me një përvojë të vakët në ndërtimin e shtetit demokratik, me një vegim të monarkisë mbi supe dhe me një histori thelbësore të qeverisjes nacionalromantike komuniste të aplikuar me shtetin e diktaturës së proletariatit, të pretendojë sot për një sistem demokratik ku të dyja krahët e politikës, pozita dhe opozita, të shfaqen me të njëjtin rol dhe të jenë alternativa që ndërrohen në të mirë të interesit publik.

Në Shqipëri, ajo që bie në sy, është interesi i pakët i opozitës për t’u marrë me çështje të komunitetit. Në një libër të fundit, « Rënia dhe ngritja e demokracisë » të David Stasavage (Botime Pronceton&Oxford 2020), thuhet se demokracia lindi, si fillim, nga komunitetet e lashta të cilat nisën të merrnin vendime për jetën ekonomike përmes asambleve dhe diskutimit në to. Shqiptarët e kanë pasur traditën e odave, të kuvendeve dhe të vendimmarrjes me debate e diskutime nën autoritetin e një princi apo kapedani, apo edhe të një autoriteti të pranuar nga të gjithë, mirëpo, me kohë, e humbën atë.

Qeverisja autoritare, që realizohej me përfaqësuesit ushtarakë nga qendra e Perandorisë Otomane përmes dhunës dhe shtrëngimit, nxiti ndër shqiptarë dy prirje: nga njëra anë dyshimin dhe refuzimin e çdo autoriteti dhe, nga ana tjetër, bindjen e gënjeshtërt. Dyshimi, mosbesimi dhe mungesa e autoriteteve religjioze në jetën e tyre, bëri që te shqiptarët të formësohet më tepër egoizmi dhe vetëpërmbushja, ndërsa krijimi i komuniteteve të vogla qeverisëse në kohën e socializmit dhe ideologjizimi i skajshëm i tyre krijuan një model të gënjeshtërt demokracie sepse ato e fshinë vendimmarjen përmes diskutimit e debatit dhe instaluan vendimmarrjen me urdhër apo me porosi nga lart.

Të gjitha institucionet e qeverisjes lokale, në atë kohë, e pranonin edhe vetë se ishin marioneta që realizonin vendimmarjen e madhe të partisë shtet. Në hapësirën shqiptare, sidomos në këta tridhjetë vjet nuk u ndërtuan institucione të pavarura, të lira e me autoritet. Ajo që rëndom thirret si shoqëri civile, në Shqipëri, thuajse nuk ekziston sepse, në të gjitha rastet, ka vepruar me plane e me financime nga të huajt, të cilët kanë qenë të interesuar të realizojnë në këtë vend axhendat e tyre të cilat, në përgjithësi, synonin vetëm të korrektonin sistemin, por jo ta ushqenin atë me ide të reja e me entuziazëm tjetër. Një anë tjetër që ka ndikuar në mungesën e një opozitë normale në vendin tonë, ka qenë mungesa e temave të mëdha.

Opozita shqiptare lindi si kundërvënie e regjimit komunist. Ajo ndërtoi menjëherë narrativën e denoncimit dhe të hedhjes poshtë të gjithçkaje që ishte ndërtuar e realizuar në atë kohë. Tema e parë që u shfaq në këtë periudhë, ishte ajo që nxiste pasurimin me çdo kusht dhe utopinë kapitaliste: emigracioni masiv dhe biblik ishte pikërisht joshje nga ëndrra për të ndryshuar sa më shpejt e sa më mirë. Demokracia shqiptare u instaloi edhe ëndrrën mashtruese se tani, mjaft që shqiptarët të shkatërronin gjithçka kishin arritur më parë dhe ata do të bëheshin të pasur. Politika shqiptare nuk arriti të përballej dhe të ndërtonte tema të mëdha që do të përbashkonin të gjithë shqiptarët. Ne ishim i vetmi vend në Ballkan që kishim të hapur një problem kombëtar, Kosovën.

Por edhe ndaj saj qeverisja e parë demokratike, ajo që lindi duke akuzuar për tradhti të kësaj çështjeje komunistët, e përdori këtë kauzë për të bërë biznes. Në kohën e luftës së Kosovës, kur çështja shqiptare ishte në tryezën e kancelerive të të gjithë botës, qeveria shqiptare bënte kontrabandë nafte me regjimin e Milosheviçit dhe prishi raportet edhe me të vetmin udhëheqës largapamës shqiptar siç ishte Rugova dhe me UÇK-në, po ashtu. Kulmin e idealit të pasurimit me çdo kusht e arriti nxitja dhe frymëzimi i skemave piramidale të cilat treguan me qartësi se çfarë ideali kishin pasur ata ish-komunistë që u vunë në krye të lëvizjes opozitare dhe që e ngritën idealin e pasurimit dhe të banditizmit në formën e vetme të kuptimit të demokracisë e kapitalizmit.

Në mënyrë paradoksale, socialistët shqiptarë që trashëguan Partinë e Punës, u treguan më modernë dhe, pasi rivendosën rregullin në shtetin e shkatërruar të vitit 1997, kryen edhe disa reforma që lanë gjurmë në jetën shqiptare. Por, më e rëndësishmja ishte ligjërimi ndryshe që ata futën në hapësirën publike duke shmangur retorikën e luftës pa ide. Riardhja e opozitës demokratike të PD-së edhe njëherë në pushtet, riaktivizoi përsëri modelin e një qeverisjeje pa ide dhe përmes veprimeve autoritare shkaktoi dy tragjedi të tjera: Gërdecin dhe 21 janarin. Sot, figura kryesore e asaj force politike është i sanksionuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe si person « non grata » për shkak të përfshirjes në korrupsion madhor e për disa figura të tjera krimi.

Në anën tjetër, Shqipëria ka shënuar një varg arritjesh. Është bërë një vend tërheqës për turistët. Ka rritur ndjeshëm autoritetin në arenën ndërkombëtare dhe është bërë faktor paqeje e stabilizmi. Të dhënat ekonomike flasin për një rritje të qëndrueshme. Pikërisht këtë kontekst opozita jo vetëm që nuk e shfrytëzon në mënyrë që ajo të bëhet konkuruese me ide që e çojnë më tej këtë zhvillim, por vijon retorikën e prapambetur të nisur që në vitet ’90 me fjalitë që atakonin komunistët e rinj, etërit e tyre dhe duke marrë si gjithmonë rolin e prokurorit e duke akuzuar ad personam kryeministrin e vendit. Nga ana tjetër, Rama dhe qeveria e tij i ka të qarta dhe i ka shpallur temat e mëdha që janë: rritja ekonomike përmes nxitjes së turizmit, lufta kundër korrupsionit dhe mbështetja e SPAK-ut, beteja kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë.

Ndërkaq, tema të tilla të mëdha mund ta shtynin një opozitë normale që të paraqiste programme dhe ide për zhvillimin e sektorëve të tjerë të shoqërisë, të cilat kërkojnë një vëmendje tjetër. Mirëpo, ajo, jo vetëm që nuk e bën këtë, por, për fat të keq, vijon të lexojë të njëjtin tekst që është shkruar në vitet kur të gjithë bëheshin demokratë se shpalleshin blu e shanin të kuqtë. Sa i takon popullit opozitar, ata e kanë zgjedhur liderin e tyre. Ai është abstenimi dhe braktisja. Vetë e kanë të pamundur të promovojnë një figurë tjetër sepse, siç e thashë në fillim, nga natyra shqiptarët janë dyshues dhe më mirë heshtin, sesa të bashkohen e të zgjedhin një lider tjetër që t’i përfaqësojë.

Next Post
Pensionet e fshatit do të rriten? Mbi 140 mijë qytetarë marrin nën 150 euro në muaj

Pensionet e fshatit do të rriten? Mbi 140 mijë qytetarë marrin nën 150 euro në muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In