• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse gjithë ky nervozizëm i Berishës?

by Mero Baze
21/04/2023 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dy ditët e fundit Foltorja e Berishës e ka humbur qetësinë. Ata që deri më sot përpiqeshin të injoronin PD zyrtare dhe ishin të qetë nga KQZ për shkak të Celibashit, befas e kanë humbur qetësinë. Katër anëtarë të KAS që votuan për vendosjen e emrit të Ilir Metës në fletën e votimit janë bërë tabelë qitje dhe po linçohen publikisht, edhe pse është një nga institucionet konsesuale të zgjedhjeve. Celibashi i ka të gjitha vendimet thuajse kundër socialistëve, por askush nuk ka bërë ndonjë deklaratë kundër tij.

Ndërsa Berisha ka lëshuar gjithë mediat dhe gazetarët e listë pagesës djalit, të linçojnë 4 nga 5 anëtarët e KAS që thjesht urdhëruan zbatimin e ligjit.

Me të njëjtën egërsi ju turrën dhe hapjes së fushatës elektorale të PD në Tiranë. Në qendër të sulmeve vendosën Preç Zogaj, themeluesin e PD, pse ai hapi fushatën elektorale, e më pas vazhduan sulmet me të tjerë.

Partia Demokratike tani është një parti tjetër, e ndarë nga Berisha dhe Berisha nuk ka pse përpiqet të diktojë kush të flasë e kush të drejtojë në atë parti. Ai ka zgjedhur t’i ketë kundërshtarë dhe kundërshtarë i ka.

Dhe ai po përpiqet të diktojë jo vetëm në parti të tij, por dhe tek partia kundërshtarë.

Po përse i gjithë ky nervozizëm tek Foltorja?

Përpjekja e tij për të marrë monopolin e opozitës në këto zgjedhje është prishur. Vërtet PD nuk ka kandiduar në gjithë Shqipërinë, dhe as në bashkitë kryesore, por ka kandiduar në Tiranë, dhe kjo mjafton për të rrezatuar një frymë antiberishizmi në gjithë Shqipërinë.

Më në fund Berisha ka kuptuar se për të mbajtur gjallë betejën kundër tij, nuk është e nevojshme të gjesh 61 kandidatë që të mundin Berishën, por të mbash gjallë një ide kundër tij, që u vlen më shumë se 61 kandidatëve.

Ajo që e shqetëson Berishën tani nuk janë fitoret apo humbjet e kandidatëve të tij. Realisht Berisha nuk e do as fitoren e Belindit, as Carës dhe as Boçit, siç pretendon, pasi e di që një javë pas fitores ata nuk i ka më të vetët.

Berisha do që të mos mbillet fara e një ideologjie kundër tij në opozitë. Dhe kjo po ndodh.

Kjo është arsyeja që atë e shqetëson. Bejko po rritet çdo ditë në sondazhe, duke e përfaqësuar elektoratin anti Berishë në kryeqytet dhe duke e rrezatuar këtë frymë në gjithë vendin. Pas kësaj nuk ka shumë rendësi nëse ata votojnë Bejkon, kolegët e tij apo rrijnë në shtëpi.

Ata nuk shkojnë tek Berisha dhe i heqin atij stolin ku po përpiqet të hipë për t’i bërë karshillëk Perëndimit në emër të Shqipërisë. Kjo është arsyeja që e ka bërë Berishën të humbasë qetësinë. Dhe bashke me te zgjedhjet.

Next Post
‘BF’ kërkon të heqë emrin e Metës nga fleta e votimit, përfaqësuesi ligjor: Tre drejtuesit e koalicionit duan emrin e Berishës! PD kundër…!

‘BF’ kërkon të heqë emrin e Metës nga fleta e votimit, përfaqësuesi ligjor: Tre drejtuesit e koalicionit duan emrin e Berishës! PD kundër...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com