• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse duhet të shkojmë në Durrës

by Mero Baze
08/12/2019 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjithë e kemi të vështirë të ndalim Edi Ramën, Lulzim Bashën, apo politikanë e aktorë të tjerë të shoqërisë civile, të pozojnë para mjerimit të prodhuar nga tërmeti. Joshja për t’u dukur shpëtimtarë apo detyrimi për të qenë pranë njerëzve në nevojë, është pjesë e marketingut politik.

Por përtej detyrës së tyre si politikanë, apo detyrimit të njerëzve publikë për t’u dukur të dhimbsur, zonat e prekura nga tërmeti, duhet të ndalin së kthyeri në një terror psikologjik për vendin.

E dimë që gjithmonë do të ketë disa familje që nuk iu kanë shkuar ndihmat, disa fshatarë që duan më shumë lekë, disa të pastrehë që janë akoma në çadër, disa të dëmtuar që nuk ua kthejmë dot ata që kanë ikur…

Nëse do të bëhemi gjuetarë të pasojave, do të vazhdojmë të jetojmë me fatkeqësinë.

Por Durrësi dhe zonat e tjera të prekura kanë nevojë t’i rikthehen jetës.

Ajo që mund të bëjmë gjithë ne të tjerët, por dhe politikanët, është të shkojmë në Durrës, në mos për të kapur ndonjë lopatë, për të frekuentuar një restorant, për të pirë një kafe, për të blerë diçka që mund ta blejmë dhe në Tiranë.

Durrësi, Golemi, Thumana dhe Laçi kanë nevojë të rinisin jetën dhe jo të jetojnë përjetësisht me fatkeqësinë.

Do të ishte shumë herë më mirë që Edi Rama të shkonte të hante, ose të bënte sikur hante, një drekë në një restorantë të rihapur në Durrës, se sa në çadrat e atyre të mjerëve në shi, ku ka njerëz që i puthin dorën nga makthi.

Do të ishte më mirë që ministrat të shkojnë të riçelin biszneset e dëmtuara dhe t’u japin zemër të nisin punën.

Do të ishte më mirë që Durrësi të mos ishte vetëm pelegrinazh ndihmash dhe vullnetarësh, por dhe qytetarësh, që ta bëjnë të gjallë qytetin.

Do të ishte mire të pronotonim shumë nga ne, Vitin e Ri në hotelet e Durrëst e Golemit, të shtonim fundjavat në atë qytet dhe të rikthejmë normalitetin duke vrarë frikën.

Do të ishte mirë që artistët të jepnin koncerte në rrugë, aktorët të mos ziheshin kush do administrojë ndihmat e mbledhura, por të jepnin shfaqje në Durrës, stadiumi të hapej për ndeshje futbolli dhe qyteti të ndjehej i gjallë.

Qeveria ka detyrat e saj dhe të gjithë ata që merren me rindërtimin, kanë nevojë të jenë të mbështetur nga një kthesë pozitive psikologjike.

Lotët dhe historitë e trishta në ekranet tona, janë të pashmangshme, por krahas tyre ne duhet të prodhojmë histori reale shprese në ato zona.

Ndryshe do të ndërtojmë shtëpi për një qytet të vdekur, do të japim strehë për njerëz që nuk duan më të jetojnë aty.

Shumë nga ata njerëz të dëmtuar kanë pasoja të frikshme psikologjike nga ajo që ka ndodhur dhe e kanë të vështirë ta rinisin jetën aty, nëse të gjithë nuk ua bëjmë më të lehtë këtë.

Shkoni në Durrës! Në mos për të hequr ndonjë tullë nga rruga, për të pirë kafe në qytet, për të shetitur, për të dhënë një shfaqje, për të bërë një ndeshje futbolli, për të kënduar në rrugë, anash gërmadhave, për ta bërë të ndjehet qyteti i gjallë.

Durrësi nuk është rrafshuar. Durrësi është në këmbë. Shumica e qytetit është funksional dhe i bukur, siç ishte. Ajo që shfaqet në ekrane është një skenë lufte, që ne duhet ta mundim, dhe jo të na mundë.

Dhe këtu kryesorët janë politikanët, ata që tërheqin pas kamerat dhe vëmendjen e publikut.

Mos e bëni zi Durrësin, për të shkëlqyer si shpëtimtarë. Lereni të shikojmë dritat e ndezura të qytetit, edhe pse ju mund t’u dallojmë më pak mes tyre.

Next Post
Kreditë e buta, kriteret dhe dokumentacioni që duhet të plotësohen nga qytetarët

Dëmet nga tërmeti, ja dokumentacioni që duhet për bonusin e strehimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In