• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëmet nga tërmeti, ja dokumentacioni që duhet për bonusin e strehimit

by A R
08/12/2019 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër dokumente duhen të dorëzojnë pranë bashkisë Durrës, qytetarët, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, për të përfituar nga bonusi i strehimit.

Emiriana Sako, drejtore e përgjithshme e Shërbimit Publik, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) u shpreh se, “në zbatim të ligjit ‘Për Strehimin’ dhe atë të ‘Emergjencave Civile’ të datës 26 nëntor 2019, dokumentacioni që duhet të plotësojë një qytetar për të përfituar nga bonusi i strehimit, janë: 1- Vërtetim nga njësia e banimit që e ka shpallur objektin e banimit të pabanueshëm; 2- Një akt konstatimi që gjendet pranë bashkisë Durrës; 3- Llogaria bankare; 4- Certifikata familjare, e cila mund të merret nga e-Albania”.

Sako shpjegoi se, vendimet dhe shqyrtimi i dokumentacionit bëhet rast pas rasti.

Sipas saj, ka shumë aplikime, duke qenë se numri i të pastrehëve në rrethin e Durrësit shkon në rreth 6 mijë persona, nga të cilët 4200 persona janë të strehuar në hotele dhe pjesa tjetër ka aplikuar pranë bashkisë Durrës për këtë bonus.

“Me miratimin e këshillit bashkiak Durrës, kemi bërë miratimin e listës së parë paraprake, e cila do të verifikohet për çdo emër specifik, pasi aktet e konstatimit nuk kanë mbaruar për të gjithë banorët dhe do të duhet të rakordohen në finale emrat e miratuar”, – tha ajo.

Sako ritheksoi se, për të aplikuar për bonusin e strehimit duhet që qytetarët të kenë vërtetimin nga njësia administrative përkatëse, banori të ketë një llogari bankare  gjithashtu akti i konstatimit, i cili gjendet paranë bashkisë Durrës ose tek njësia administrative nga grupet e inxhinierëve që kanë verifikuar në terren objektin dhe certifikata familjare.

“Çdo material duhet dorëzuar pranë Bashkisë Durrës dhe me këto dokumente kryhet aplikimi, i cili më pas fillon të trajtohet nga ana e institucionit tonë që është Drejtoria e Shërbimit Publik”, – tha Sako.

Next Post
Policia aksion në Tiranë, 26 të arrestuar dhe 170 të proceduar në një javë

Pesë të arrestuar për kontrabandë në Korçë, mes tyre doganierë dhe policë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com