• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasja SPAK-GJKKO-Polici, eksperti Softa: E para në këto nivele, ja çfarë impakti ka te ndërkombëtarët

by B K
15/02/2025 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa ka komentuar përplasjet SPAK, GJKKO dhe Policia e Shtetit, lidhur me mosmarrjen e masave për situatën e krijuar para GJKKO ku u mblodhën mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë seancës së 12 shkurtit për verifikimin e masës së sigurisë.

I ftuar ditën e sotme në një lidhje skype, ai tha se kjo është përplasja e parë në këto nivele. Për ekspertin, kjo përplasje mes këtyre institucioneve lë impakt negativ tek qytetarët dhe ndërkombëtarët.

‘Kjo është përplasja e parë institucionale në këto nivele, ku palët të dyja, si SPAK dhe Gjykata Speciale dhe Policia e Shtetit përplasen për elementet e sigurisë së këtij objekti, në raport me masat e sigurisë jo vetëm të objektit por edhe jetës së gjyqtarëve dhe të prokurorëve, para gjatë dhe pas gjykimit të Veliaj për masën e sigurisë, dhe grumbullimit të qytetarëve. Sigurisht që janë momente të rëndësishme sepse kanë një impakt negativ tek qytetarët dhe tek ndërkombëtarët që nuk duan që një vend aspirant në BE të ketë problematike të kemi përplasje institucionale’, tha ai.

Sipas tij, është detyrë e Policisë së Shtetit që të merrte masa.

‘Policia e Shtetit ka për detyrë që në momentin që merr njoftimin për të bërë shoqërimin e një personi që është objekt i një hetimi apo gjykimi të masës së sigurisë nga blloku i sigurisë dhe tek gjykata speciale, duhet të shihet lëvizja gjatë rrugës dhe deri tek momenti i arritjes. Perimetrin e jashtëm të sigurisë e ka Policia e Shteti, e cila duhet që të merrte masa lidhur me këtë siguri, pra me vendosjen e patrullave dhe në rastet e grumbullimeve merr masa. Në rastet e personaliteteve si Berisha, Meta dhe Veliaj masat shoqërohen me mbështetës dhe duhen që të merreshin masat’, tha ai.

Ai tha se edhe pse nuk pati incident, është qëlluar ndaj mjeteve të prokurorëve nga mbështetësit.

‘Gjatë kohës së seancës është penguar hyrja dhe dalja e prokurorëve, njerëzit kanë qëlluar mjtet e tyre gjatë lëvizjes dhe për fat s’ka pasur incidente. Rakordimet mes këtyre institucioneve duhet që të jenë të përhershme dhe masat e sigurisë po ashtu’, tha ai

Next Post
Përfshihet nga flakët një furgon në Rrugën e Kombit

Përfshihet nga flakët një furgon në Rrugën e Kombit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

October 9, 2026
“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com