• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përplasja mes djemve të pasanikëve në ish-Bllok/ Shpallet në kërkim djali i ish-deputetit të PD, tjetri u plagos

by Java News
20/07/2020 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përplasja me armë në një nga lokalet e zonës së ish-bllokut në Tiranë, ku mbeti i plagosur G. B., bodigardi i Fatmir Hysenbelliut, dhe Rois Babasi, djali i ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasi, ka sjellë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të personit, që ka qëlluar me pistoletë, ku të përfshirët në konflikt janë djem biznesmenësh dhe të pasurish në Tiranë.

Për policinë dhe prokurorinë e Tiranës nuk ka asnjë dyshim se personi, që ka hapur zjarr me një pistoletë tip “Bereta” duke qëlluar me një plumb të vetëm në këmbë, G. B., është Even Babasi, djali tjetër i ish-deputetit të PD. Ndaj Even Babasit, prokuroria e Tiranës ka ngritur dyshimet për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Plagosjes së rëndë me dashje”.

Ndërkohë nga dita kur ka ndodhur ngjarja e deri tani, Even Babasi, nuk është mundur të lokalizohet dhe arrestohet nga policia. Duke ju referuar pamjeve filmike të sekuestruara nga kamerat e lokalit ku ndodhi sherri, rezulton se Even Babasi rreth orës 00:30 të datës 16 korrik 2020, qëlloi me armë zjarri në drejtim të bodigardit të Fatmir Hysenbelliut, G. B., duke e lënë të plagosur në këmbë.

Goditja me armë ka ardhur menjëherë sapo B., ka bërë përpjekjen e dytë për të goditur me thikë, vëllain e Evenit, Rois Babasin, i cili momentalisht ndodhet i shtruar në një spital privat jashtë rrezikut për jetën, pasi ka një plagë në krahë të shkaktuar nga përdorimi i thikës prej ish-policit G. B. Për Roisin, dy ditë më parë gjykata e Tiranës, caktoi masën e “arrestit në burg” për një periudhë 10 ditore nga 40 ditë që kërkoi prokurori i çështjes, Leonard Filopati.

Ndërkohë i proceduar për “Plagosje të lehtë me dashje” në dëm të Rois Babasit, është ish-polici dhe tashmë bodigardi G. B. Sipas raportit të prokurorisë në këtë përplasje të ndodhur në ish-bllok, janë përfshirë djali i Irfan Hysenbelliut, Fatmir Hysenbelliu dhe bodigardi i tij, G. B, dy djemtë e deputetit të PS T. D., J dhe M. D., djemtë e ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasit, Even dhe Rois Babasi, si dhe E. B., dhe R. T.

Duke iu referuar pamjeve filmike që “Shqiptarja.com” raporton se ka mundur ti shikojë, dallohet qartë se mes personave të mësipër që përbëhen nga dy grupe të rinj, ka ndodhur fillimisht një konflikt fizik me njëri-tjetrin dhe më pas protagonistët kanë përdorur thika dhe pistoleta.

Njeriu që shfaqet në pamjet filmike me thikë në dorë dhe që qëllon drejt Rois Babasit, është bodigardi i F. H,, G. B., Babasi merr një plagë në krahë dhe sapo B., bën tentativën e dytë për ta sulmuar me thikë Babasin, ai është qëlluar vetëm njëherë të vetme në këmbë, nga një person tjetër që shfaqet shumë shpejt, në rrezen e kamerës që ka filmuar ngjarjen.

Ky person që është identifikuar si Even Babasi, ka shtënë vetëm një herë dhe ka plagosur B., në këmbë, i cili më pas është rrëzuar në tokë dhe gjatë rrëzimit. Nga filmimet duket që B. i bie nga dora dhe thika, me të cilën vetëm pak sekonda para, kishte qëlluar Roan Babasin. Pas krismës së pistoletës të gjithë personat largohen, ndërkohë në vendngjarje, ka mbërritur një patrullë policie, e cila ka sekuestruar një thikë dhe një gëzhojë pistolete.

Next Post
Basha vendos të mbajë maskë: Me listat e hapura, Rama kërkon të heqë vëmendjen nga virusi

Aktivizimi i “psikiatrëve” elektoralë të Lulzim Bashës, në mungesë të frymës e shifrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In