• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasja me Berishën për PD/ Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar

by Java News
23/12/2021 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD mbledh sot Këshillit Kombëtar në orën 17:30. Kjo u bë me dije pas Kuvendit të 18 dhjetorit ku u hodhën poshtë të gjitha vendimet e marra nga Kuvendi i Sali Berishës që u zhvillua një javë më parë se ai i Bashës.

Pasi Berisha shkarkoi Bashën, sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazment Bardhin dhe 3 nënkryetarët në Kuvendin e tij, “hakmarrja” e kreut të PD ishte edhe më e ashpër. Lideri demokrat në Kuvendin e PD vendosi të shkarkojë Berishën nga çdo funksion drejtues në parti, duke e lidhur këtë me shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit nga SHBA.

Në të njëjtën ditë, Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha shkarkoi me referendum kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Dy liderët e grupimeve kundërshtare brenda forcës politike opozitare më të madhe në Shqipëri, Berisha dhe Basha, me vendimet e marra dhe sulmet e ndërsjellta po ecin drejt ndarjes.

Ndonëse Basha nuk njeh asnjë vendim të Kuvendit të Berishës ky i fundit bashkë me anëtarët e Komisioni të Rithemelimit të PD, mbërritën 2 ditë më parë në selinë blu ku ndryshe nga mbledhjet e mëparshme, këtë herë mbështetësve të ish-kryeministrit iu desh të shpërthejnë derën e sallës në të cilën u mbajt mbledhja.

Berisha paralajmëroi Bashën se nuk do të lejojë asnjë pengesë sipas tij për zbatimin e vendimit të anëtarësisë.  Pas deklaratave ku i bënte të qartë Bashës pozicionin e tij dhe vendimin e mbështetësve të tij për ta larguar nga zyra e kryetarit, Berisha u largua qetësisht nga selia e PD. Pak  pas largimit të  Berishës, Basha thirri një komunikim më gazetarët ku tha se PD i ka të gjitha mundësitë dhe mjetet për të mbrojtur selinë. Basha denoncoi me emër edhe personin që theu derën e sallës ku hyri Berisha, duke theksuar se kanë bërë kallëzim penal për të. Ai  e konsideroi Berishën një ish-deputeti PD duke e “zhveshur” nga çdo pozicion me PD.

g.kosovari

Next Post
Zbulohen dy magazina kanabisi. 6 të arrestuar, mes tyre 2 punonjës të OSHEE

Zbulohen dy magazina kanabisi. 6 të arrestuar, mes tyre 2 punonjës të OSHEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In