Një aksident i rëndë ka ndodhur tek kthesa e Kamzës ku kanë mbetur të plagosur 6 persona.
Policia thotë se në aksident janë përfshirë dy autobusa të linjës Tiranë-Kamëz, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin.
Të plagosurit janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën
Njoftimi i plotë i policisë:
Informacion Paraprak
Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës “Tiranë – Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës “Kamëz-Tiranë ).
Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.
Javanews/a.ç










