• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqia po ecën “me këmbët e veta”, mësimi për populistët italianë

by A R
22/06/2018 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bernd Riegert

Mbas tetë vjetësh Odiseje nëpër stuhitë e tregjeve financiare, ulje-ngritjet e zonës së euros dhe dallgët e mëdha të politikës së brendshme, grekët mbërritën aty ku donin të shkonin. Në muajin fusht fillon programi i tretë i ndihmës i donatorëve ndërkombëtare. Ky është një lajm i mirë për Greqinë, e cila po ngrihet dalëngadalë në këmbët e veta. Edhe për Bashkimin Evropian, që po kalon kohë të vështira, ky është një lajm i mirë. Më në fund.

Stabil, po i pashëruar krejt

Shtetet e monedhës së përbashkët bashkë me Bankën Qendrore Evropiane dhe Fondin Monetar Ndëkombëtar arritën kundër gjithë kritikave, rezistencës politike dhe thirrjeve paralajmëruese të Kasandrës, të kapërcenin krizën më të rëndë që kishte njohur Evropa deri atëherë. Jo vetëm Greqia, edhe Irlanda, Portugalia dhe Spanja u ndihmuan me ndihmën e shteteve të euros. Në Greqi ka zgjatur shumë shumë kohë, sepse më 2015 Greqia zgjodhi një qeveri që shkaktoi një herë një kaos të madh, para se të detyrohej që të shihte mirë për të krijuar një ide për situatën. Tetë vitet e fundit, Greqia ka kaluar tre falimentime dhe një herë u ndodh para përjashtimit nga zona e monedhës së përbashkët.

Me përpjekje të përbashkëta të kreditorëve dhe sakrificave të mëdha të popullit grek u arrit më në fund stabilizimi i Greqisë, i cili nuk është më nevoja të qëndrojë në trajtim të posaçëm. Megjithatë krejt nuk ka shpëtuar. Zhvillimi ekonomik ndodhet ende nën nivelin e parakrizës, papunësia është e lartë dhe aftësia për konkurencë e ulët. Por drejtimi i reformave është si duhet. Progonza është pozitive. Greqia me qeverinë e saj radikale të majtë deri në liberalo ekonomike, Syriza, ka marrë sërish besimin e tregjeve financiare.

Nëse kryeministri Tsipras qëndron në kursin që ka, ekperimenti mund të sjellë rezultate të mira. Grupi i euros ka mësuar shumë në ketë tetë vite. Aksioni gjigand i shpëtimit me kredi prej gati 300 miliardë eurosh dhe falje borxhesh prej 100 miliarde euro, ishte i pashembullt. Duhej provuar dhe improvizuar shumë. U bënë edhe gabime, por në përgjithësi hesapet u bënë mirë.

Grupi i euros ka mësuar nga tragjedia greke. U krijuan kështu instrumenta të rinj për të qenë më mirë të armatosur me situatat e ardhshme emergjente. Diskutimi aktual për propozimet gjermano- franceze për reforma për komunitetin e përbashkët monetar tregon se duhen bërë ende shumë gjëra. Programi i ndihmës ESM, që u krijua prej nevojës dhe e dëshmoi eficiencën duhet të kthehet në një fond të vërtetë monetar.

Paratë dhe standarti i jetës kanë humbur

Shumë grekë, që kanë humbur para dhe standartin e jetës prej krizës, me siguri që nuk gëzohen nga përfundimi i programit të shpëtimit. Ata kanë paguar çmimin për gabimet ekonomike të shumë qeverive nga e majta në të djathtë. Pa politikë kursimi dhe pa kontrolle të nevojshme nga jashtë Greqia do vuante në falimentim dhe ekonomia do ishte goditur edhe më shumë. Kjo duhet të jetë paralajmërim për shumë qeveri, përshembull për atë populiste që ka ardhur tani në Itali. Pa komunitetin solidar të euros dhe pa rrjetet e sigurisë, që krijoi ajo nuk mund të menaxhohej në asnjë lloj mënyre kriza ekonomike dhe financiare./DW/a.m.

Next Post

Shenja më me fat sot, 22 Qershor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In