• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekje për të fshehur braktisjen e partisë

by Java News
02/10/2022 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Më në fund Berisha e gjeti një zgjidhje se si të maskojë braktisjen e partisë së tij nga demokratët. Pas shumë përpjekjesh për të testuar zgjedhje të brendshme dhe për të rritur interesin e demokratëve, ai kuptoi atë që tha dhe publikisht dy ditë më parë, se ka një vdekje të partisë në bazë.

Njerëzit nuk kanë më interes për të ndjekur atë dhe askush nuk u beson më garave që shpik për të emëruar disa ushtarë të tij në poste kyçe.

Sot, ndërsa zhvilloheshin “zgjedhjet” në Forumin rinor të PD, u pa se forca kryesore që dominon në PD nuk janë militantët, por njerëzit e rrugës që i ftojnë të votojnë. Vendimi që në zgjedhjet e brendshme të votojnë dhe “simpatizantët”, përveçse një shkelje flagrante e rregullave të përbashkëta dhe garës, është një përpjekje për të fshehur braktisjen e partisë së tij.

Duke shpikur votimin nga simpatizantët, në fakt Beirsha ka ligjëruar prishjen e çdo rregulli në garat brenda PD që dhe ashtu nuk është se kanë qenë rregulla që zbatoheshin. Por tani ndryshimi është që nuk ka më rregulla. Të mjafton mbështetja e Berishës dhe ti pastaj mund të dalësh në rrugë të thërrasësh fisin dhe të votojë, edhe pse mund ta kesh fisin nga PS apo parti të tjera.

Atij i intereson vetëm që dikush të shikojë që shkuan disa njerëz të votojnë.
Në pikën ku është katandisur PD e Berishës sot, problemi më i madh është mungesa fizike e njerëzve që janë të gatshëm të angazhohen qoftë dhe formalisht në garat e tij. Ai nuk ka më as figurantë dhe jo më anëtarë të partisë.

Shpikja e votës së simpatizantëve, pa statut, dhe në kundërshtim të plotë me çdo model të votimeve të hapura, është thjesht justifikim i braktisjes fizike të zyrave të tij nga demokratët. Dhe për këtë ai ka thirrur njerëzit e rrugës që të duket se dikush ka votuar.

Ky është fundi i çdo modeli të demokracisë së brendshme në një parti. Mund të ketë parti me disiplinë të lartë, me rregulla të forta, me diktim të autoritetit kryetarit, apo parti liberale që nuk i kushtojnë shumë rendësi votës, por kjo që bëri Berisha është zhvlerësim ne palcë i vlerës së votës së një demokrati. Ai provoi se mund t’i zëvendësojë ata me njerëz që kalojnë rastësisht në rrugë dhe ti i fton të votojnë.

Ky është një rast që tregon se farsat e votimeve brenda partive, janë themeli i mungesës së demokracisë në Shqipëri dhe arsyeja përse elitat politike nuk qarkullojnë. Nëse ti në një parti hap dyert për njerëzit e rrugës që të justifikosh përzgjedhjen tënde, apo nëse në mëngjes është kryetar gruaja dhe në drekë thotë burri: “dua të bëhem unë” dhe ndryshon dhe emrin e partisë, pa asnjë proces votimi, mos prit që pastaj këta të ofrojnë standarde demokracie për shqiptarët.

Ndaj ky rast duhet të shërbejë si alarm, që në ligjin e partive politike në Shqipëri, të sanksionohet që zgjedhjet në parti konform statuteve që partitë kanë depozituar të kontrollohen nga struktura të KQZ dhe votimi të jetë i mbikëqyrur nga Autoriteti i KQZ. Partitë politike janë institucione publike dhe demokracia brenda tyre ka peshë të madhe në standardet e demokracisë në vend, ndaj dhe përfshirja e KQZ në zgjedhjet e rëndësishme partiake, është mirë të sanksionohet me ligj. Jo se do kemi një përmirësim të ndjeshëm të demokracisë, por nuk do të kemi heqja dorë nga votimi siç po ndodh tani në partinë e Berishës.

Next Post
‘Çdo ditë pranë banorëve të kryeqytetit’, Meta: Ndryshimi do të nisë nga Tirana

'Çdo ditë pranë banorëve të kryeqytetit', Meta: Ndryshimi do të nisë nga Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In