• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekje e Berishës për të ndarë përgjegjësinë e humbjes

by Mero Baze
10/10/2022 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka filluar të mendoj për përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve. Ka së paku 24 orë që po përpiqet të kompleksojë deputetët që refuzojnë bashkëpunimi me të, duke i bërë përgjegjës për humbjen e pritshme të kandidatëve të PD në zgjedhje, nëse ata nuk i gjunjëzohen Sali Berishës.

Kërkesa e Berishës është që ata të tërheqin padinë për legjitimitetin e partisë dhe të vihen në resht pas tij.
Pala tjetër për Enkelejed Alibej dhe Gazmend Bardhin kanë bërë të qartë se janë gati të bahskpunojnë për një kandidat por duhet që Sali Berisha të tërhiqet nga pozicioni i vetshpallur i kryetarit të një partie, dhe të mos ketë jetë të përbashkët politike me ta. Në një farë mënyre të dy kërkesat janë aq larg njëra tjetrës, sa nuk mbushen as me negociata as me oferta financiare, siç Berisha përpiqet ti josh me një hotelxhi të Gjirit të Lalzit.

Ajo që Berisha  po kërkon në fakt nuk është nevoja për tu bashkuar për zgjedhjet lokale, por po  përpiqet të përdor afrimin e zgjedhjeve lokale për të gjunjëzuar kundërshtarët brenda partisë, që me këtë rast të vihen në resht pas tij. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, ai do përpiqet të viktimizohet dhe të justifikojë humbjen në zgjedhjet lokale, duke fajësuar ata që nuk ju gjunjëzuan.

Kaq është e gjithë përpjekja e tij.  Të gjitha thirrjet por gjoja “bashkim”, apo kandidat të përbashkët, janë një mënyrë për të përdorur zgjedhjet lokale që kundërshtarët të tërheqin padinë ndaj tij dhe të vihen në resht.

Nëse ka ndonjë deputetë që është ende me dy mendje për të shkuar tek Berisha ky është një rast i mirë, dhe mund të shkojë. Por kuptimi i krizës në PD, është pikërisht “non grata” e Berishës dhe nëse ajo nuk shkëputet nga PD, nuk ikën kurrë burimi i krizës dhe përçarjes së PD në pjesën properëndimore dhe antiperëndimore të saj.
Berisha nuk do të tërhiqet kurë as nga kreu i vetëshpallur i partisë së tij as nga beteja kundër SHBA. Kështu që kushdo që ka dëshirë të mbështesë Berishën duhet të marrë parasysh se ka zgjedhur të bëjë një pjesë në një parti antiperëndimore dhe të jetë në luftë me SHBA. Mund ta bëj nuk është e ndaluar. Është thjesht e pamoralshme për një politikan të Shqipërisë.

Bashkimi i demokratëve është shumë i thjeshtë . Ata që thoshin të ikin Basha dhe Berisha kanë shansin tani të thonë të ik dhe Berisha . Në fakt ata tani janë më të zellshmit, dhe thonë “të qëndroj Berisha por të ikin dhe mbështetësit e Bashës”.

Kjo tregon se ajo thirrje një vit më parë ka qenë faza e parë e betejës së Berishës për të nënshtruar PD. Tani ka ardhur tek faza finale, ku përpiqet ti kompleksoj kundërshtarët me humbjen e mundshme të tij në zgjedhje. Është duke u thënë “eja bëhuni me mua të ndajmë bashkë dhimbjen e humbjes”, ndryshe unë do tua lë ju përgjegjësinë e humbjes.

Nëse ka budallenjë në atë grup mund ti shkojnë pas. Por ai nuk është grup kamikazësh për shpëtimin e Berishës, por një grup qëndrestarësh për shpëtimin e fytyrës së PD nga uzurpimi prej një antiamerikani të korruptuar familjarisht. Detyra e tyre është ti rezistojnë Berishës jo ta shpëtojnë atë nga disfata.

Next Post
“Matrapaz, i shiti partinë…”/ Gjinushi i përgjigjet Berishës: Uroj të mos e shkatërrosh PD-në si Akademinë e Shkencave

“Matrapaz, i shiti partinë...”/ Gjinushi i përgjigjet Berishës: Uroj të mos e shkatërrosh PD-në si Akademinë e Shkencave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
Tragjike/ Ishte duke peshkuar mbytet 17-vjeçari në lumin Mat, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës

Nëna humb jetën duke shpëtuar dy djemtë nga mbytja

October 25, 2026
‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

October 25, 2026

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In