• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekja për poshtërimin final

by Mero Baze
30/03/2022 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Atë që më 6 mars Berisha e manipuloi si betejë të votuesve demokratë kundër SHBA, duke u fshehur pas betejës ndaj Lulzim Bashës, nesër po përpiqet ta përsërisë duke imponuar deputetët e PD “të mundin” me votë SHBA, duke u fshehur pas betejës ndaj Enkelejd Alibeaj.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike në detyrë Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar të PD, duke theksuar se Berisha nuk është pjesë e grupit, ky i fundit ka njoftuar se do të shkojë aty me forcë dhe do të imponojë votim për atë që e quan “kërkesë” të Enkelejd Alibeaj.

Ndërsa më 6 mars, beteja kundër SHBA maskohej pas garës elektorale, pas kandidatëve apo dhe angazhimit të “non gratave” krah Berishës, nesër Berisha kërkon një betejë të pastër duke i vënë në provë një për një deputetët e Partisë Demokratike, nëse janë me atë, apo me SHBA.

Arsyeja e vetme përse Sali Berisha nuk është anëtar i atij grupi, është pikërisht vendimi i SHBA që e ka shpallur familjarisht të përfshirë në korrupsion madhor, si minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë.

Dhunimi me forcë i këtij vendimi është një përpjekje për ta futur Partinë Demokratike zyrtarisht në luftë me SHBA.

Dhe këtu ka disa kontradikta me veprimet e tij të mëparshme, shumë prej të cilave është gati t’i anulojë, vetëm të dalë në pah beteja e tij me SHBA brenda grupit parlamentar.

Fjala vjen ai ka pushtuar selinë, ka bërë fakt të kryer marrjen e zyrës së Lulzim Bashës, ka përjashtuar çdo njeri të PD nga selia dhe deri listat e ëhatsapp-eve, ndërsa tani bën sikur njeh autoritetin e Enkelejd Alibeaj, vetëm që të imponojë votë kundër SHBA brenda grupit parlamentar.

E vërteta është se Berisha është i shqetësuar për rezistencën që po i bën një pjesë jo e vogël e deputetëve të PD, për ta pranuar atë si deputet, dhe aq më keq si kryetar të ardhshëm të Partisë Demokratike.

Është i shqetësuar pasi Grupi Parlamentar do të vazhdojë të jetë dhe më tej institucioni më i rëndësishëm i PD, deri më 2025. Ndaj ai e do betejën me SHBA pikërisht në këtë institucion, për ta bërë të qartë se kush është me të dhe kush me SHBA.

Nuk jam i sigurtë se si lëvizin numrat nën pushtimin e Berishës në grupin e PD, por dhe nuk jam shumë i interesuar për numrat në këtë rast. E vetmja gjë që vlen këtu është që PD të mos poshtërohet nga një bandit dhe të vihet në provë me vota deputetësh, nëse është pro apo kundër SHBA.

Kjo do të ishte poshtëruese dhe sikur të votonte 99 për qind kundër Berishës. Çdo rezultat nuk vlen. Mjafton votimi që kjo ngjarje të jetë poshtërimi historik i PD, e cila u krijua si shpresë për demokracinë dhe pas 30 vjetësh ka dilemën nëse duhet të jetë pro  kultit të individit të një përdhunuesi të saj, apo duhet të ruajë orientimin perëndimor dhe pro amerikan për të cilin lindi.

Votimi është institucionalizimi i dilemës anti-amerikane të Partisë Demokratike, i cili në vetvete është poshtërim për Partinë Demokratike, por dhe për Shqipërinë.

Institucionalizimi i dilemës pro amerikane pas tridhjetë vjetësh, nga përdhunuesi i saj Sali Berisha, e bën Grupin Parlamentar të PD, një institucion kriminal, që për hir të interesave të një njeriu, relativizon orientimin perëndimor të Shqipërisë dhe ngre dilema false për orientimin pro amerikan të Shqipërisë.

Lejimi i votimit e kthen Grupin Parlamentar të PD, në një institucion të ngjashëm me Ajatollahët e Iranit, të cilët vendosin “me votë” për të ardhmen e vendit të tyre në raport me SHBA.

Refuzimi i këtij votimi, që simbolikisht është refuzimi për të hedhur në votë praninë e Sali Berishës në atë grup, është vendimtar për të kuptuar nëse Partia Demokratike  është me SHBA, arsye për të cilën ajo lindi, apo është me Berishën, arsye për të cilën ajo po vdes.

Next Post
Rritet fuqia ushtarake në Shqipëri: NATO hap në 2023-in bazën e rinovuar ajrore të Kuçovës

Rritet fuqia ushtarake në Shqipëri: NATO hap në 2023-in bazën e rinovuar ajrore të Kuçovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In