• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekja e Berishës për t’u dukur edhe “komandant” edhe viktimë e SPAK

by Mero Baze
06/12/2024 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Tre ditë pasi Sali Berisha sulmoi kot prokurorin Olsi Dado si “shërbëtor i krimit” – çka u detyrua ta përgënjeshtrojë një ditë më pas – prokurori ka urdhëruar një kontroll personal dhe të banesës për Ajola Xoxën, gruan e Erion Veliajt, dhe për vëllain e tij, Arbër Veliajn, i cili gjendet jashtë Shqipërisë.

Natyrisht që SPAK ka axhendën e vet dhe nuk hyj tek ata që besojnë se SPAK-ut ia dikton axhendën politike Sali Berisha, duke e kompleksuar dhe duke e akuzuar publikisht.

Por vetë Sali Berisha këmbëngul për këtë. Kontrollin e sotëm, të urdhëruar nga SPAK, ai e shpalli si fitore të presionit politik të Belind Këlliçit para Bashkisë dhe të presionit të protestave të tij.

Erion Veliaj ka dy vite nën hetim. Është hetuar për inceneratorin e Tiranës, për qindra leje ndërtimi, për drejtorë të korruptuar, etj. Nuk ka ende një hetim penal ndaj tij, por ka nisur një hetim pasuror për rrethin familjar. Askush nuk ka të drejtë të paragjykojë punën e SPAK në këtë drejtim, dhe ata duhen mbështetur për të çuar përpara hetimet në çdo drejtim, jashtë axhendës politike.

Por në rastin e Veliajt, ka një zell të papërmbajtur nga shumë aktorë politikë në vend, jo vetëm nga opozita, që të bëjnë tifozllëk për hetimin e tij. Rasti i sotëm, ku Sali Berisha shpall se SPAK ka urdhëruar kontroll për shkak të protestave të tij, është një ilustrim i përpjekjeve për ta futur hetimin ndaj Veliajt në axhendë politike, si kompensim për hetimet ndaj Berishës, djalit të tij dhe Ilir Metës.

Kjo përpjekje për ta vizatuar SPAK-un si institucion me axhendë politike dhe me politikë penale që kujdeset në kompensimin politik, duke balancuar sa dëmton majtas e sa dëmton djathtas, është një nga sulmet më të pështira ndaj SPAK.

Nëse vërtet doni të hetohet Erion Veliaj, lëreni të lirë ta hetojë SPAK-u, sepse nëse e fusni hetimin ndaj Veliajt në një axhendë politike – dhe aq më keq nëse e konsideroni si vepër të Berishës – Erion Veliaj vetëm sa e nderoni, edhe nëse e dënoni.

Për Veliajn dhe këdo politikan tjetër, hetimi politik u bën nder. Ata mund të ndihen keq nëse drejtësia vepron pa axhendë politike dhe pa presion për t’i hetuar dhe për t’i kapur në shkelje të ligjit, por nëse akuzat që shqiptohen në mitingjet e Berishës lexohen pastaj si akuza të SPAK, thjesht politizoni hetimet dhe dëmtoni drejtësinë.

Mbi të gjitha, Sali Berisha duhet të na shpjegojë tani, se nga i merr urdhrat SPAK-u. Sepse deri dje na thoshte se i merr nga Edi Rama. Sot na zbuloi se i merrka nga ai dhe Belind Këlliçi. Të paktën ta ndajë mendjen, sepse ka ende disa dosje nëpër këmbë: dy-tre të vetat, dy-tre të djalit, pa llogaritur gratë e shtëpisë.

Dhe meqë jemi tek kompensimi politik, dënimi i Berishës, djalit të Berishës dhe vajzës së Berishës për korrupsion madhor, siç i kanë dizajnuar SHBA dhe Britania e Madhe, është baraz me dënimin e të gjithë zyrtarëve socialistë në pushtet, jo vetëm si cilësi korrupsioni, por edhe si sasi. Dhe arsyeja është e thjeshtë:

Në kohën e pushtetit të Berishës, korrupsioni ishte një licencë monopol vetëm për djalin dhe vajzën me firmën e babait.

Këta socialistët e kanë demokratizuar edhe korrupsionin, ndaj kanë shtuar shumë ata që shkojnë në burg. Por të gjithë ata bashkë, sa vajza dhe djali i tij, nuk kanë vjedhur.

Next Post
“Venecia” u jep të drejtë socialistëve për mandatin e Xhaçkës: Deputetët nuk mund të detyrohen si duhet të votojnë

"Venecia" u jep të drejtë socialistëve për mandatin e Xhaçkës: Deputetët nuk mund të detyrohen si duhet të votojnë

Comments 1

  1. Leka says:
    1 year ago

    SPAK nuk pyt per presionet politike te Kellicit ne 40 veta

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

February 17, 2026
Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

February 17, 2026
“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

February 17, 2026
“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

February 17, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

February 17, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Më 27 shkurt fillon gjykimi i dytë ndaj Thaçit, Specialja del me njoftim

February 17, 2026
SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

February 17, 2026
“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

February 17, 2026
Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In