• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

by E B
17/02/2026 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Dhuna policore ndaj Nallbatit na mërziti të gjithëve! Rendëm i madh e i vogël në spital! Gazi i pari, Jorushi nga pas me lotin në sy si kristal prej trishtimit, unë si dede, i fundit, i mpirë si Muça pas daive! Një infermiere as më njohu, def nga sytë ti piskuriq më tha!

Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët, të cilëve herë pas here u tregonte pëllëmbën e duarve të saj të njoma, si shenjë kopanisjeje, nëse e bënin sefte edhe me mua!

Ashtu mes plagëve, rënkimeve e duhmës së ilaçeve ma bëri me shenjë të afrohem! Kolegët më shihnin me habi e xhelozi, por edhe me dhembje, se e kuptuan që ishte punë amanetesh!

Mes plagësh e përhumbjesh, gjeti forcë e më pyeti “Asaj i ka shkuar lajmi?”! Kujt, i befasuar pyeta? Syve që të pëlcasin, më tha me hungërimë – Mamicës, pra, kujt? tha. Po, po, mërmërita, lajmi u hap në gjithë botën! Ke dy gisht kartë me vete se ty të kemi të defterëve? Gjithmonë e mbaj një bllok të vogël e për fat, hazër xhevap e nxora! Mu duk vetja si Abedini tek filmi “Këshilltaret”!

Nuk e di si shkon kjo puna ime, po nëse vate, ti shkruaj – amanet Mamicën vëlla! Shtanga, po jooo ç’thua… do bëhesh mirë! Eh, tha koka më pikon gjak nga shkopi i dushmanit, shikimi më erret, fuqitë po më lënë, vetëm shpirtin nashi për nashi e kam të ndezur, por tek ti kam besim se i qan avazet e namuzit!

Mu prenë gjunjët, por gjeta forcë e i thashë amanetin s’e tret as dheu, veç ma thuaj e prehu i qetë! Një ahhh të gjatë lëshoi e pastaj fjalët: tek Mamica ka mbetur erzi i vatanit, e mbyti Avrupi vëlla, nduke për faqesh njeri, cimbise tjetri, puthe Rutte kodoshi, shtrëngoje ai Gerapetritis, me sytë bakër Tajani, dorën mbi supe ai francezi, përqafime të gjata suedezi, ndaj duhet të bisedosh edhe me Termenë si lab që është, dyfeket me gjalmë mbi supe, dhe ta hidhni gunën përmbi tela po qe nevoja – bruca e qeleshe ju gjen Dilo xhanani, nëm fjalën, belbëzoi e, pa më dhënë kohë të përgjigjem, ra në kllapi!

Në momentin më të vështirë tek kalorësia e vatani e kishte mendjen evlaja! Kur ia treguam gjithçka Eno Bozdos, tha do bëhet Shqipëria me të tillë levender e u zalis!

Me këso mejtimesh kthehem në Kuvend, në shkallë shoh njëfarë tipi – Kush je ti more zullap, e pyes? Unë jam mu- mu – mu – mu- mi – mi – mi – ministër, ia doli të shqiptonte në fund! Emrin? La- la – la- la – Lamellari. Aaa, Lameqyqja, i thashë, nallbani, mbathësi i kuajve – mos të shoh më këtej more qafir, iu hakërreva – Bëma kabull, tha se ditët e fundit janë, do vijë Etilda dhe mbase te ju të opozitës kthehet buzëqeshja!

Në një qoshe, si monument i ngrënë nga erozioni i kohërave pa mbarim, e ngrysur u shfaq Tezja qerratesha! Ajo shihte si Çezari – Brutin, Ervin Demo topolakun që lyp me xhebral karrigen e saj!

Nga dritarja dukej një zetor i ngarkuar me mobilje! Brof prej tij kërceu Niko si çapkën, mori një komodinë nën sqetull e në anën tjetër një abazhur dhe ngjiti shkallët me gëzimin e punëkryerit!

Aty e kuptova se mobiljet e Kostaqit ishin bërë mirë e lirë nga Korça! Të tjerat le t’i ngjisë zdapi Genc Gjonçaj me tre deputetët e rinj më të shquar të PS – së, Llano Bletën, Gori Goroshin, Ilo Pinci dhe Cuku tha!

Perdet le t’i hekurosë Klodi Spaqia se atë punë e bën mirë ajo, të marrë dhe pluhurat secilit fesin sipas kokës!

Dy buajt e tjerë të parlamentarizmit Tao dhe Toni flisnin nga pak me njëri-tjetrin! Ky i fundit i qahej pse Babua nuk e bëri pjesë te firmat historike për t’ia futur drejtësisë, por në vend të tij zgjodhi Ulësinë që vendin flitet se do t’i zërë Koçisë në asamblenë që do mblidhet shpejt!

Tao rrinte rëndë si shpëtimtar, teksa gusha i hepohej ëndë më, nuk i kthente xhevap, vetëm tundte kokën për t’ia theksuar parëndësinë. Nuk do ishte keq të bëhesha Kryetar Parlamenti?, pyeti befas, por tani qe radha e buallit Ton të heshtë!

Tridenti nuklear i partisë, Zeniqeja, Sara dhe Kiduina, rrinin hazër në pritje që butoni të shtypej! Buçkua me zymtësinë e tij solemne shikonte deputetin pa emër të Fierit, i gatshëm të shfaqte dobishmëri të pakërkuar!

Blendi Gonxhja, tanimë më i gjerë se i gjatë, për të cilin ka thashetheme se është ministri më injorant i të gjitha kohërave, kullufiti edhe çapet e fundit të një panineje, fshiu duart për pantallona, i rrethuar nga stafi i tij i patentave, ngjiti shkallët duke dihatur!

Sytë më zunë edhe Belën, e cila dukej si Mari Antoneta pas gjyqit! Kishte melankolinë e këngës së Qabesë! “Në pyetë Babua për mua i thoni që u martua, në pyet ç’krushq i vanë, Tao, Ulësia, Demo, Klosi, sorrat e shkabat ministritë do i hanë”!

Pirro Dëngu fshinte qurrat me mëngë!

Petrit Malaj bitiste me vete qysh erdha e po ik si anonim!

Evis Kushi rrinte në pritje që t’i jepnin ndonjë punë për të bërë si atë ditë në seancë, kur i ngarkuan të lexonte Rregulloren, detyrë që e kreu më së miri! Tronditjen më të madhe ma dha Kostaqi, i cili ndiqte me sy Babon që ka filluar të kërruset pak, e të thinjet gazep, rrullat po i bëhen si brazda, tek zbriti nga makina! Po e lodhin, po e plakin, sa daramete i ngarkuan mbi shpinë, sa ngadalë ecën, sa të rëndë e ka hapin, dikur ishte shpuzë, djalkë fare, mos bëfshin hajër mos bëfshin, dhe ndukte qimet e fundit që i kishin mbetur në rradake, do t’i tredh me dorën time dordomuzët, vikaste nëpër korridor dhe imagjinata më ndalej mbi një satër të përgjakur, teksa Kostaqi kurdiste gijotinën e u punonte qindin Klosit, Damos, Taos, Ulësisë, duke kursyer vetëm Sofian lozonjarin në lule të jetës!! Sa e rëndë mbi supe thagma “Rrno vetëm për me tregue”!

Next Post
SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

June 15, 2026
Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

June 15, 2026
Pasojat e rënda të një harte administrative

Pse shtresa të pa kthjelluara shoqërore po nxisin paqëndrueshmëri?

June 15, 2026
Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

June 15, 2026
“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

June 15, 2026
“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

June 15, 2026
“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

June 15, 2026
Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

June 15, 2026
Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

June 15, 2026
GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In