Është arrestuar nga policia një 33-vjeçar i cili përndiqte prej kohësh vajzën e mitur në kryeqytet.
Mësohet se i riu me inicialet E.K ishte i shpallur për veprën penale ‘përndjekje’ pasi prej disa kohësh iu vu pas një vajze të mitur.
NJOFTIMI I POLICISË:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi për veprën penale “Përndjekja” i shtetasit në kërkim E. K., 33 vjeç, pasi prej kohësh ka përndjekur një shtetase të mitur.
/b.h