• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përmirësohet gjendja e adoleshentit të plagosur pas ndërhyrjes kirurgjikale

by A R
20/09/2016 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjimnazisti i plagosur sot te shkolla e mesme “Çajupi” në Tiranë nuk është më në rrezik për jetën.

Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe tashmë, pas 4 orësh ndodhet jashtë rrezikut për jetën raporton Panorama.

K.S. u plagos nga bashkëmoshatari Marsel Suli në derën e shkollës pas një sherri në “Facebook”.

Ai u godit me thikë në këmbë, duke pësuar dëmtime të rënda të arteries dhe për pasojë humbi gjak.

NGJARJA

Një sherr mes adoleshentësh ka degjeneruar në përdorimin e thikës dhe për pasojë një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Pamje nga vendngjarja
Pamje nga vendngjarja

Policia njofton zyrtarisht se “rreth orë 12:35, në rrugën “Bardhyl”, ka patur një konflikt, midis disa të rinjve”. Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i plagosur me mjete prerëse shtetasi Kristi Suti, 17 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Kapet autori i plagosjes tek rruga “Kongresi i Manastirit”. M. S., 16 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i këtij konflikti të jetë një debat për motive banale.

Besnik Sula
Besnik Sula

NGJARJA

Ngjarja ndodhi në gjimnazin “Çajupi” dhe adoelshenti i plagosur është nxënës në vitin e fundit të shkollës.

Policia pak minuta më pas arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes, Marsel Suli, në banesën e tij.

Njoftohet se pesë persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen janë shoqëruar në polici.

Sherri ka lindur në oborrin e shkollës, dhe më pas ka përfunduar edhe jashtë kangjellave të tij. Në polici është shoqëruar edhe roja i shkollës i cili nuk duhet të kishte lejuar daljen jashtë të të rinjve, sepse dera e saj mbyllet në mëngjes dhe hapet në përfundimit të orarit të mësimit.

Pamje nga vendngjarja
Pamje nga vendngjarja

Incidenti ka ndodhur pak para se patrulla e policisë të kalonte para shkollës, siç patrullon çdo ditë.

Të shoqëruarit në polici janë nxënës të vitit të dytë që kanë parë konfliktin, dhe në komisariatin numër katër po pyeten në lidhje me ngjarjen në prani të psikologut.

Paraprakisht mendohet se shkak i ngjarjes ka qenë një grindje me fjalë ofenduese në Facebook.

Next Post
Padi kundër Jim Carrey për vdekjen e ish-partneres

Padi kundër Jim Carrey për vdekjen e ish-partneres

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com