• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përmes Greqisë në gjithë Evropën, si funksiononte grupi i shqiptarëve që trafikonte miliona euro drogë

by A R
31/10/2016 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Finalja” e hetimit disamujor të policisë të koduar “Anavasis”, u arrit më 20 tetor në Afidhnes. Pak pas orës 12:00 të mesditës, policë të Njësisë Antidrogë hynë në një magazinë në kilometrin 29 të rrugës së vjetër nacionale Athinë-Lamia dhe gjetën të fshehura 1 ton 669 kg hashash.

droge gr2

Ndjekja kishte nisur disa ditë më parë, ndërkohë që ndërhyrja u bë më pas, teksa brenda u gjeten tre pjesëtarë bazë të rrjetit. Mes tyre, përmendet 46-vjeçari nga Himara me inicialet A.Dh, si “truri” i rrjetit të narkotrafikut, sipas burimeve policore.

Nga dëshmitë e të arrestuarve rezultoi se hashashi, pasi të ndahej në pako, do dërgohej me furgona frigoriferike në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë, ndërkohë që një pjesë do dërgohej në vendet skandinave. Droga, me vlerë rreth 7 milionë euro, ishte sjellë gradualisht nga Shqipëria në Greqi, javën e fundit para arrestimeve.

46-vjecari konsiderohet “lojtar” i ashpër në trafikun e hashashit nga Shqipëria në Europën Qendrore, dhe zotëron një kompani të transportit ndërkombëtar në Europë.

Në dokumentet e dosjes hetimore, thuhet se 46-vjecari vepron në vende të Bashkimit Europian, ndërkohë një burim policor deklaroi se për çështjen kanë shfaqur interes agjenci të antidrogës të Belgjikës, Holandës, Spanjës dhe Francës.

Bashkëpunëtorët e tij nuk pranojnë se ai ka kompani kamionësh, gjë për të cilën ka patur dyshime, dhe thonë se në 5 vitet e fundit, ai jeton në Holandë dhe punon në lavazh makinash. Në dëshminë e tij, nuk pranoi se ishte “truri” i rrjetit, por pretendoi se merrte urdhra telefonike nga një shqiptar që quhet “Jani”, në Holandë.

droge gr1

Arrestimet e 20 tetorit përbëjnë vazhdimin e hetimit të koduar “Anavasis” që nisi në 2015.

Përmbajtja e hetimit përshkruhet në dokumentin sekret të përgatitur në dhjetor nga kreu i Drejtorisë së Antidrogës, Kostandinos Panagiotopoulos, dhe “objekt i hetimit është informacioni për organizimin e veprimtarisë në transportin e kanabisit dhe kokainës nga kamionë të transportit ndërkombëtar të regjistruara në Bullgari dhe Austri”.

Në të njëjtin dokument, drejtuar Prokurorisë së Shkallës së Parë të Athinës, u vu në dukje se anëtarët e rrjetit krijuan shoqëri virtuale të transportit në Greqi, Bullgari, Austri dhe Holandë, përmes të cilave sigurohet kalimi i drogës.

Pjesa e parë e hetimit përfundoi në Maj 2016 me arrestimin në Zakyntho të grekëve dhe shqiptarëve që u përfshinë në tentativën e transportit të rreth 650 kg hashash nga Shqipëria në Norvegji përmes Greqisë, në një kamion me portokalle.

Si “truri” i transportit u përshkruan nga policët grekë: 50-vjecari shqiptar Dhimitër P., banues në Belgjikë, pronar i një kompanie transporti në zonën e Zaventem në Bruksel, dhe shqiptari Klement B., 46-vjec, që kishte veprimtari në Sarandë, Shqipëri.

I pari u zbulua në verë nga policia belge, përmes informacioneve që dha një nga të arrestuarit në Zakyntho.

I dyti, i njohur në shtyp si “Eskobari i Ballkanit”, kërkohet me urdhër arresti ndërkombëtar dhe dyshohet se fshihet në Shqipëri. Ky i fundit refuzon se ka biseda të koduara me trafikantë droge dhe akuzon autoritetet greke se nuk i kanë dërguar dosjen hetimore prokurorëve shqiptarë.

Njëkohësisht, publikime në shtypin shqiptar thonë se 46-vjeçari është i pranishëm në veprimtari shoqërore, ndërkohë që burime për “Kathimerini” thonë se disa ditë më parë Tiranën e vizituan oficerë të DEA-s amerikane me qendër në Athinë.

Në konferencën për shtyp që u zhvillua për sekuestrimin e 1.5 ton hashash në Afidhnes, oficerë të policisë greke shprehën dyshimin për përfshirjen në këtë çështje të 46-vjecarit të kërkuar. “Po hetohet lidhja me çështjen e Zakynthos” deklaruan oficerët. Por ai vetë e refuzon, duke deklaruar se në dosjen hetimore nuk përmendet fare emri i tij.

Një burim policor ndërkohë, zbuloi për “Kathimerini” se kërkimet rreth kompanive të transportit të përfshira në rrjet, zbulojnë lidhje mes dy çështjeve. Rol kyç në zhvillimin e hetimeve duket se përbën sekuestrimi në Prill 2015 në Britaninë e Madhe të 23 kg kokainë në një furgon që i përkiste një kompanie që kontrollohej nga rrjeti./BW/a.m.

Next Post
Veprimet që duhet të bëni nëse një i afërm i juaji ecën në gjum

Veprimet që duhet të bëni nëse një i afërm i juaji ecën në gjum

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com