• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përmbytjet në Europën Perëndimore/ Shkon në 183 numri i viktimave, 670 njerëz janë plagosur

by Java News
19/07/2021 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka shkuar në 156 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Gjermani, duke çuar totalin e viktimave në Europën Perëndimore në 183. 110 viktima janë raportuar në Rheinland-Pfalzit.

“Jam i frikësuar se numri i viktimave në këtë zonë do të rritet,” tha policia në një deklaratë, duke shtuar se të paktën 670 njerëz janë plagosur vetëm në Rheinland-Pfalzit.

Në të njëjtën kohë, qindra njerëz rezultojnë ende të zhdukur.  Forcat e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar në zonat e prekura të Gjermanisë perëndimore, me nivelet e ujit që mbeten të larta në shumë qytete dhe shtëpitë që vazhdojnë të shemben në katastrofën më të madhe natyrore në gjysmë shekulli.

Më shumë se 20,000 burra dhe gra të ekipeve të shpëtimit janë angazhuar në zonat e prekura të dy shteteve për 24 orët e fundit, me ndihmën e Forcave të Armatosura.

Në Belgjikë, numri i viktimave ka shkuar në 27, ndërsa  ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të humburit. Për arsye se 20 korriku u shpall ditë zie kombëtare nga Kryeministri i vendit, qyteti i Namur vendosi të anulojë festimin me fishekzjarrë që ishte planifikuar për 20 korrik, për festën kombëtare të 21 korrikut.

Në kryeqytetin e Wallonia, flamujt do të valëviten në gjysmë shtizë. Qyteti i Brukselit ka njoftuar se do të anulojë ngjarjet e planifikuara për festën kombëtare belge. Shërbimet e urgjencës në Holandë janë në gatishmëri të plotë ndërsa lumenjtë e përmbytur kërcënojnë qytetet dhe fshatrat në të gjithë provincën jugore të Limburg.

Mijëra persona janë evakuuar në dy ditët e fundit, ndërsa ushtarët, zjarrfikësit dhe vullnetarët kanë punuar gjatë gjithë natës për të forcuar digat dhe për të parandaluar përmbytjet. Sipas autoriteteve lokale, nivelet në rritje të ujit vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje në zonë dhe situata mbetet kritike.

Nivelet e ujit në lumenjtë përreth qyteteve të mëdha si Fenlo dhe Rurmont kanë arritur nivele rekord dhe nuk pritet të pushojnë deri nesër në mbrëmje, thanë autoritetet, duke krijuar probleme me digat dhe masat e tjera të mbrojtjes.

Shumë rrugë brenda dhe rreth Rurmond janë përmbytur, sipas agjencisë së lajmeve ANP. Në Austri, zjarrfikësit janë në gatishmëri të lartë në zonat e Salzburgut dhe Tirolit.

“Shirat e mëdha dhe stuhitë fatkeqësisht po shkaktojnë dëme të mëdha në shumë zona të Austrisë,” tha Kancelari Sebastian Kurtz në një postim në Twitter.

g.kosovari

Next Post
Digjet makina në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan

Digjet makina në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In