Në stadiumin “Elbasan Arena” janë regjistruar incidente gjatë ndeshjes Elbasani-Tirana.
Tifozët e dy skuadrave kanë hyrë në fushë dhe janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.
Ishte e nevojshme ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.
Arbitri e ndërpreu ndeshjen për disa minuta, duke pritur qetësimin e situatës për vazhdimin e saj.











