• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përjashtimi i Skënderbeut, UEFA shpjegon vendimin

by Aalison Pearse Stevens
07/07/2016 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

UEFA ka shpjeguar dje vendimin e saj rreth dënimit të Skënderbeut, duke treguar se çfarë ishte marrë për bazë për të përjashtuar korçarët nga Liga e Kampioneve. Organizata që drejton futbollin europian ka bërë të qartë se vendimi nuk është marrë vetëm për “përfshirjen në aktivitete që kanë si qëllim përcaktimin e rezultateve të ndeshjeve” në arenën ndërkombëtare, por edhe për “identifikimin e basteve anormale” në kampionatin shqiptar.

Deklarata e UEFA-s

UEFA mirëpret vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për apelimin e bërë nga Klubi Sportiv Skënderbeu kundër vendimit të Komisionit të Apelit UEFA më 1 qershor 2016.

Si rrjedhojë, CAS konfirmon vendimin e marrë nga organet disipinore të UEFA-s për të mos përfshirë Skënderbeun në Champions League 2016-2017 për shkak të përfshirjes së tij në aktivitete që kanë si qëllim përcaktimin e rezultateve të ndeshjeve (neni 4.02 i rregulloreve së Champions League).

Kjo çështje konfirmon besueshmërinë e sistemit të detektimit të mashtrimit me bastet të UEFA-s (BFSD) në identifikimin e basteve anormale në ndeshje të luajtura nga klubi shqiptar në arenën ndërkombëtare dhe kampionatin shqiptar.

Pas një investigimi të hollësishëm të ndërmarrë nga UEFA, në bashkëpunim të ngushtë me partnerin e saj Sportradar, inspektorët e disiplinës dhe etikës identifikuan disa skema bastesh të cilat ishin në kundërshtim të plotë me ata që priten në tregjet normale të basteve. Kjo çështje u analizua fillimisht nga Komisioni i Apelit të UEFA-s dhe më pas nga CAS.

Me këtë vendim, CAS mbështet përpjekjet për të mbrojtur si kampionatet e UEFA-s, ashtu edhe ato kombëtare nga manipulimet e ndeshjeve. Kjo gjithashtu tregon besimin që CAS ka në sistemin BFDS të UEFA-s, të krijuar në bashkëpunim me Sportradar, i cili është një mjet instrumental, që ndihmon në garantimin e integritetit të konkurrencës.

BFDS u vu në zbatim në vitin 2009, si përgjigje ndaj kërcënimit në rritje të manipulimit të ndeshjeve si në aktivitetet e UEFA-s, ashtu edhe në kampionatet kombëtare europiane. Roli i tij është të vërë në dukje lëvizjet e parregullta të basteve, si para ndeshjeve, ashtu edhe gjatë tyre, në tregjet kryesore të basteve duke monitoruar të gjithë kompanitë më të mëdha të basteve në Europë dhe Azi. Tregjet kryesore të basteve janë handikapi aziatik, totalet (numri i golave në ndeshje) dhe 1X2 (fitore e ekipit vendas, barazim, fitore e ekipit udhëtues).

Monitorimi i tregjeve të basteve mbulon të gjitha ndeshjet e aktiviteteve të UEFA-s (rreth 2 mijë në sezon) dhe ndeshjet në dy kategoritë më të larta dhe kupat e vendeve anëtare të UEFA-s (rreth 30 mijë ndeshje për sezon). Monitorimi përdor algoritme të sofistikuar dhe modele aritmetike për të krahasuar koeficientët e përllogaritur me koeficientët e kompanive të basteve për të përcaktuar nëse koeficientët në një minutë specifike apo periudhë kohore janë anormale.

 

Next Post

Thënie të Elie Wiesel mbi Zotin, Holokaustin dhe Njerëzimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In