• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thënie të Elie Wiesel mbi Zotin, Holokaustin dhe Njerëzimin

by Aalison Pearse Stevens
07/07/2016 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi kishte vizituar refugjatët kosovarë në vitin 1999, ai kishte thënë, mes tjerash, “Kur i ligi e tregon fytyrën, mos e lejo të forcohet, interveno”.

Ka ndërruar mbrëmë jetë shkrimtari Elie Wiesel. Shkrimtari, i shpëtuar i Holokaustit, fitues i Nobelit për Paqe në vitin 1986, dikur ishte angazhuar edhe për Luftën që po ndodhte në Kosovë.

Pasi kishte vizituar refugjatët kosovarë në vitin 1999, ai kishte thënë, mes tjerash, “Kur i ligi e tregon fytyrën, mos e lejo të forcohet, interveno”.

Poshtë KultPlus ka nxjerrë tetë thënie të autorit çifut amerikan, me prejardhje rumune, mbi Zotin, njerëzimin dhe Holokaustin.

“Për neve, harresa asnjëherë nuk ishte mundësi. Kujtesa, në anën tjetër, është një akt fisnik dhe i nevojshëm” (Fjalimi i pranimit të Çmimit Nobel për Paqe – 1986)

“Ishte e pamundshme të paramendoje Aushvicin pa Zotin, njëjtë sikur Zotin pa Aushvicin. Kësisoj, gjithçka duhej të rivlerësohej sepse gjithçka kishte ndryshuar për të gjithë” (Fjalimi i pranimit të Çmimit Nobel për Paqe – 1986)

“Jam betuar që kurrë nuk do të jem i qetë krahas vuajtjeve dhe poshtërimeve që përjeton një qenie njerëzore. Gjithmonë duhet të kemi anën e dikujt. Neutraliteti veç sa i ndihmon atij që shtypë, asnjëherë jo viktimës. Heshtja i jep zemër agresorit, asnjëherë atij që shtypet” (Fjalimi i pranimit të Çmimit Nobel për Paqe – 1986)

“Rrallë flas mbi Zotin. Me Zotin, po. Protestoj kundër Tij, i bërtas. Por debat mbi kualitetet e Tij, problemet që ai i imponon, jo. Dhe Ai është ende aty, në qetësi, në filigran” (Intervistë me Paris Review, 1984)

“Duke ecur mes të vdekurve, mendon se je gjallë. Dhe tmerri i vërtetë na kapi të gjithëve më vonë. Kur dolëm nga nata e nisëm të kërkonim kuptim” (Fjalimi i pranimit të Çmimit Nobel për Paqe – 1986)

“E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, por mosdija. E kundërta e bukurisë nuk është shëmtia, por indiferenca. E kundërta e fatit nuk është herezia, por mosdija. Dhe e kundërta e jetës nuk është vdekja, por mosdija mes të dyjave” (Intervistë, 1986)

“Asnjë racë njerëzore nuk është superiore, asnjë besim fetar nuk është inferior. Gjykimet janë të gabueshme, ato i krijojnë racistët” (Intervistë me Parade Magazine, 1992)

“Kur një hebre viziton Jerusalemin për herë të parë, nuk është hera e parë, është kthim në shtëpi” (Intervistë, 2010), citohet KultPlus.com. ( b.an)

Next Post

Kazanët e hapur, ekspertët:  Shkaktojnë sëmundje të rrezikshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In