• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përjashtimi nga partia/ Vokshi dhe Spaho nuk e njohin vendimin: Më shkarkojnë vetëm nëse do isha anëtar i shoqatës së Bashës me Bardhin

by Java News
11/01/2022 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albana Vokshi, përmes një statusi në rrjetet sociale, bën me dije se nuk e njeh vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, i cili e kishte vendosur në listën e të përjashtuarve, përkrah Sali Berishës dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit Rithemelues të PD.

Deputetja deklaron se nuk e përjashtojnë dot një grup personash që nuk kanë lidhje me PD. Sipas Vokshit, i vetmi organ legjitim në parti është Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022.

“Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me çdo kusht.

Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë. I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare.

Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2022’, shkruan Vokshi.

E përjashtuan, Albana Vokshi: S’më largojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD

Edmond Spaho, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike, ka reaguar për A2 CNN pas vendimit të marrë nga kryesia e partisë për përjashtimin e tij nga partia.

“Lulzim Brava mund të më shkarkojë, nëse do të isha anëtar, vetëm nga shoqata e tij me Gaz Bardhin. E ashtuquajtura kryesi e zgjedhur në kundërshtim me statutin dhe e shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit nuk merr dot asnjë vendim për mua dhe këdo”, tha Spaho në një komunikim me gazetaren e A2 CNN, Arestina Skënderi.

g/kosovari

Next Post
“Hyre me këmbën e majtë në politikë…”, Juristi kritika Albin Kurtit: Ndryshim nuk do të thotë të riciklosh Berishën e Metën

Romeo Kara: Sali Berisha ka kryer 19 vepra penale gjatë sulmit të PD, prokuroria duhet ta arrestojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In