• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Romeo Kara: Sali Berisha ka kryer 19 vepra penale gjatë sulmit të PD, prokuroria duhet ta arrestojë

by A R
11/01/2022 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Romeo Kara e cilësoi si skandal mungesën e procedimit penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pas kaosit në selinë e artise Demokratike. Për aktet e dhunshme, Policia vendosi në pranga 34 persona si dhe procedoi penalisht 18 të tjerë por mes tyre mungonte emri i Berishës. Sipas juristit Berisha ka konsumuar një sërë veprash penale për të cilat duhet të mbajë përgjegjësi.

Ai tha se gjithë rrëmuja e datës 8 janar ishte paralajmëruar dhe ishte bërë e ditur se financuesi dhe organizatori ishte ish-kryeministri. Juristi u shpreh se është fyese për qytetarët kur shohin se funksionarët e organit të akuzës që paguhen nga taksat e tyre nuk arrestojnë atë që sjell destabilizim dhe vëllavrasje duke miu referuar Berishës. Sipas tij, arrestimi i ish-kryeministrit është sfida më e madhe e drejtësisë për të shpëtuar popullin nga rrënimi që Berisha sjell.

“E gjithë katrahura e datës 8 Janar 2022 në ambientet e PD-së, ka një periudhë publike tre mujore parapërgatitore dhe paralajmëruese e cila kulmoi pikërisht në këtë datë. Organizatori, frymëzuesi, nxitësi, sponsorizuesi dhe realizuesi direkt, në publik dhe pa asnjë alibi justifikuese, është pikërisht Sali Berisha. Pasi tentativa u bë realitet, shqiptarët e vetëdijshëm dhe ata që e kanë të paktën minimumin e një kultivimi juridik, sot ndjehen të fyer, se përse ata që paguhen nga taksat tona nuk kryejnë detyrën e tyre si funksionarë të organit të akuzës, duke mos arrestuar strumbullarin e gjithë kësaj katrahure vëllavrasëse dhe destabilizuese. Arrestimi i tij, është sot sfida e vërtetë e sistemit të drejtësisë dhe e shoqërisë sonë të përçudnuar nga ky rrënues”, tha ai.

Ja veprat penale

Juristi listoi 19 vepra penale që Berisha ka konsumuar nëse ballafaqohet aktiviteti i tij në tre muajt e fundit. Sipas juristit këto vepra përfshijnë kanosje për gjakmarrje, shkatërrimi i pronës, thirrje për dhunë, financim të terrorizimit, thirrja e bandave të armatosura, organizim e manifestime të paligjshme, pengimi me dhunë i aktivitetit të një partie e të tjera.

“Nëse do të ballafaqoj veprimet e këtyre tre muajve të fundit të Sali Berishës, sigurisht që do ta gjejë atë konsumues të shumicës së veprave penale të parashikuara nga klauzolat e mëposhtme ligjore: Neni 83/a Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje; Neni 83/b Nxitja për gjakmarrje; Neni 154 Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera; Neni 221 Kryengritja dhe thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës 222; Thirrjet publike për veprime të dhunshme 223; Krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese 224; Neni 230/a Financimi i terrorizmit; Neni 230/b, Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera që financojnë terrorizmin; Neni 234/b Banda e armatosur; Neni 263 Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur; Neni 269 Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike; Neni 274 Prishja e qetësisë publike; Neni 277 Vetëgjyqësia; Neni 232/a Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave për qëllime terroriste”, deklaroi ai.

Veprat penale të kryera nga Berisha sipas juristit

1. Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje

2. Nxitja për gjakmarrje

3. Kanosja

4. Fyerja

5. Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera

6. Kryengritja dhe thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës 222

7. Thirrjet publike për veprime të dhunshme

8. Krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese

9. Vepra me qëllime terroriste

10. Financimi i terrorizmit

11. Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera që financojnë terrorizmin

12. Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme

13. Organizata terroriste

14. Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike

15. Prishja e qetësisë publike

16. Vetëgjyqësia

17. Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave për qëllime terroriste

18. Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste

19. Krijimi i turmave të armatosura

/a.r

Next Post
Horoskop/ 4 shenja që e kanë problem martesën

Kjo është dita juaj me fat e vitit 2022 sipas Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes inflacionit dhe luftës me Iranin, demokratët besojnë se kanë shansin për të mposhtur Trumpin

Mes inflacionit dhe luftës me Iranin, demokratët besojnë se kanë shansin për të mposhtur Trumpin

July 27, 2026
Çfarë pritet në takimin Trump-Natanyahu, ja “pikat e nxehta” që kërkojnë zgjidhje

Çfarë pritet në takimin Trump-Natanyahu, ja “pikat e nxehta” që kërkojnë zgjidhje

July 27, 2026
Kuvendi mblidhet pa opozitën, Ruçi: Ndalni luftën për pushtetin e radhës

Votimi i marrëveshjes 302 milionë dollarëshe, PD bojkoton seancën e orës 15:00

July 27, 2026
Shehaj mori kopjen e dokumentit të klasifikuar dhe iku me vrap. Balla: Duhet arrestuar në flagrancë!

Rrëmbeu dokumentin sekret dhe iku me vrap, PS: Shehaj të përjashtohet me 60 ditë, kallëzim edhe në SPAK

July 27, 2026
Nuk krijojnë raporte intime! Psikologia: Ja rastet kur puna nga shtëpia është e përshtatshme

Nuk krijojnë raporte intime! Psikologia: Ja rastet kur puna nga shtëpia është e përshtatshme

July 27, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Qeveria sterile dhe prifti mëkatar

July 27, 2026
“Kemi më shumë armë se çdo shtet në botë!” SHBA hedh poshtë raportimet për shterim të municioneve

“Kemi më shumë armë se çdo shtet në botë!” SHBA hedh poshtë raportimet për shterim të municioneve

July 27, 2026
Lamallari publikon shifrat e kriminalitetit: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve

Plani kombëtar kundër zjarreve, Lamallari: Investime të reja në kapacitete tokësore dhe ajrore

July 27, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Raporti i AKM: Përmbytjet dhe thatësirat, faturë qindra milionëshe për bujqësinë shqiptare

July 27, 2026
Rënie gurësh në disa akse në veri, ARRSH: Ja si paraqitet qarkullimi i mjeteve

Rënie gurësh në disa akse në veri, ARRSH: Ja si paraqitet qarkullimi i mjeteve

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In