• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përjashtimi i Berishës/ Gjikondi: Basha nuk i del zot vendimit, fjalimi i Kokalarit skandaloz

by
30/09/2021 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk po i del zot vendimit që ka marrë për të përjashtuar Sali Berishë nga grupi parlamentar i PD-së. Kështu thotë analistja Brizida Gjikondi e ftuar në Report Tv, teksa po analizonte situatën në selinë blu dhe ‘Foltoren’ e Berishës një ditë më parë në Durrës, ku vëmendjen mori fjalimi i aktivistes Evi Kokalarit e cila tha se Basha shkëmbeu përjashtimin e Berishës me dosjen e lobimit rus.

Për Gjikondin, fjalimi i Kokalarit ishte skandaloz dhe se pavarësisht se përdori Bashën, ajo akuzoi departamentin amerikan të shtetit se bëri presion e se po zbatonte rrugë të paligjshme. Deklaratën e PD-së pas këtyre akuzave, Gjikondi e cilëson si dobësi të Bashës për të mbajtur një qëndrim të fortë ndaj Berishës. Sipas Gjikondit Basha ka frikë nga Berisha për shkak të sekreteve të përbashkëta që kanë dhe se ish-kreu i PD-së mund t’ja bëjë publike.

‘Largimi i Berishës ka qenë një vendim i imponuar dhe i bazuar në ligj, personat që janë non grata nga SHBA impenjimi i politikës shqiptare ka qenë largimi nga gjiri i saj. Prononcimi i Kokalarit më ka çuditur. Është shfaqur në ekran në krah të Trumpit dhe ka pasur lidhje me shtypin e të djathtës shqiptare për t’u prononcuar për informacionet në SHBA. Ka kaluar çdo limit dhe çdo moral që duhet të ketë një intelektuale kur merr pjesë në politikën aktive të një vendi. Ajo nuk mund ti marrë shqiptarët dhe ti trajtojë si njerëz pa integritet dhe pa njohur sesi funksionon politika në SHBA. Ajo dhe sikur të jetë anëtare e PR mos harrojmë se ajo ka 36 mln anëtare. Të vij këtu me qasjen se do e kthej Partia Republikane me qasjen e saj me orientimin e saj është qesharake dhe djallëzore dhe fyen një popull të tërë. Ajo aty është në favor të Berishës, është paguar ajo s’më hyn në xhep. Ajo nuk mund të hutojë Shqiptarët nga problemi që ka me Amerikën dhe jo me Bashën.

Ajo nuk është Xhorxh Bush, ajo është në 1, në 36 mln kjo nuk mund të ofendoj shqiptarët në salla dhe duke bërë sikur është koka e partisë Republikane do marrë masa ndaj Bashës. Unë nuk di që SHBA deri tani të ketë marrë masa apo të ketë proceduar ndaj Bashës. Çështja e Bashës është hapur dhe pezulluar në Shqipëri. Deklaratat dje e PD ishte skandaloze, ndërkohë që problemin e kanë me Berishën, merreshin me Taulant Ballën. Berisha dhe Basha kanë sekrete të përbashkëta që në një stad të caktuar mund t’ja nxjerrë Berisha të gjitha. Është i kapur Basha nga Berisha dhe kur ka marrë atë vendim s’po i del dot për zot atij vendimi. Fjalimi i Kokalarit skandaloz akuzoi DASH, pavarësisht se përdori Bashën ajo akuzoi DASH dhe u tha se po bëni presion e po zbatoni rrugë të paligjshme. Një gënjeshtër dhe një fyerje.’- tha Gjikondi.

/b.h

Next Post
“Ishte zgjedhur posaçërisht për të…”/ Ish-ndihmësja e Trump: Putin solli përkthyesen tërheqëse për ta shpërqendruar

"Ishte zgjedhur posaçërisht për të..."/ Ish-ndihmësja e Trump: Putin solli përkthyesen tërheqëse për ta shpërqendruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kur ndodhi gjëma, këta flinin

March 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

March 3, 2026
Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

March 3, 2026
Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

March 3, 2026
Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

March 3, 2026
Prej dy dekadash bën Reformën Zgjedhore në Shqipëri, Bylykbashi i PD: Duhet reformë e thellë të sigurojë barazinë e votës

Financimi i partive politike, Bylykbashi: Të ndërtojmë një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In