• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përjashtimet nga PD/ Alibeaj: Ideuan dhunën në 8 janar. Shansi i fundit për të pezulluarit

by Java News
17/01/2022 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaron se deputetët e përjashtuar nga partia ideuan dhunën në 8 janar. I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Alibeaj tha se pikërisht për këtë arsye u vendos të përjashtohen.

“Arsyeja pse janë marrë këto masa përjashtim dhe pezullim po e saktësoj nuk është për faktin se janë pro apo kundër zotit Berisha. Edhe në deklaratën për shtyp të PD pas mbledhjes së kryesisë ku u analizuan të gjitha yshtjet që ndodhën në 8 janar. Arsyeja ka qenë e thjeshtë, u analizua që një pjesë e këtyre deputetëve ideuan atë protestë paqësore që ndodhi në oborr.

Ndër vite secili e ka pasur gjithë kontributin e vet për të qenë në institucionet më të larta të PD, po ka qenë çudi e metamorfozës që ka ndodhur pas 9 qershorit. Ka pasur një shkallëzim të pjesës së përgjegjësisë. Një pjesë e vogël janë përjashtuar, të tjerët janë pezulluar. Janë bërë të gjithë lëvizjet e nevojshme të imponuara”, tha ai.

Një përgjigje ka për deputetët krah Berishës të cilët deklarojnë se nuk njoftohen në mbledhjet e grupit. “Thirrjet e mbledhjeve të grupeve parlamentare kanë qenë jo vetëm të njoftuara por secili ka pasur mundësi të vijë dhe të marrë pjesë. Edhe për efekt të vëmendjes të shtuar të mbledhjes që çdo mbledhje janë shpërndarë në eter shumë shpejt nga mediat. Nuk është justifikim që se kam marrë vesh”, tha ai.

Shansi i fundit i të pezulluarve sipas Alibeajt është që të mbajnë një qëndrim për dhunën në protestën e 8 janarit.

“Te vendimi i marrë nga kryesia e partisë është bërë në mënyrë shumë elegante ky përshkallëzim sipas edhe rregullave të statutit kanë detyrimin që të mbajnë një qëndrim njerëzor mbi të gjitha për atë se çfarë ndodhi në 8 janar. Kjo është ajo që do të përcaktojë edhe qëndrimin e tyre. Dhe jo vetëm se qënia brenda grupit kërkon edhe diçka tjetër, aksioni politik i grupit është beteja kundër Ramës”, deklaroi ai.

Sipas Alibeajt, PD është gati në çdo kohë për zgjedhjet në bashkitë pa kryetar. I pyetur për mundësinë e kandidatëve të pavarur nga ana e grupit të Berishës, ai thotë se ka vetëm një PD.

“Kurdo të jenë. Që në 2019 ka një hall akoma më të madh, ne jemi gati, por është hall i qytetarëve që për shkak të atyre votimeve nuk kanë administrator. Në çdo rast dhe në çdo kohë ne jemi gati për tu përballur. Ka vetëm një parti Demokratike dhe do të ketë kandidatët e saj”, u shpreh ai./m.j

Next Post
Nënshkrimi i marrëveshjes/ Xhandarmëria turke do të trajnojë Policinë e Shtetit, Çuçi takon në Tiranë homologun nga Ankaraja

Nënshkrimi i marrëveshjes/ Xhandarmëria turke do të trajnojë Policinë e Shtetit, Çuçi takon në Tiranë homologun nga Ankaraja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kamala Harris u përgjigjet kritikëve të saj: Prioriteti është fitorja e demokratëve

Kamala Harris u përgjigjet kritikëve të saj: Prioriteti është fitorja e demokratëve

October 26, 2026
Dita e 14-të e protestës, zbehen aktet e dhunës, mungon “grupi i zjarrit”, por jo maskat! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë

Dita e 14-të e protestës, zbehen aktet e dhunës, mungon “grupi i zjarrit”, por jo maskat! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë

October 26, 2026
“Topi i Artë”, spanjollët zbulojnë fituesin

Ceremonia e “Topit të Artë”, zbulohet treshja favorite për ta fituar! Ja renditja e vendeve të para, Bellingham e Hakimi jashtë “Top 10”

October 26, 2026
“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

October 26, 2026
“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

October 26, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

SHBA bëhet gati për sulme ndaj Iranit, operacionet ushtarake brenda 96 orëve!

October 26, 2026
Papa Leoni XIV dhe kanceri i mushkërive te joduhanpirësit, çfarë duhet të dimë

Pas operacionit në mushkëri, Papa Leone do të udhëtojë drejt Amerikës së Jugut: Kontinenti ku kam përjetuar shumë momente të jetës sime

October 26, 2026
Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

October 26, 2026
Gjermania do të rrisë taksën e duhanit, paketat e cigareve mund të arrijnë deri në 12 euro deri në 2030-ën

Paketat e duhanit në Shqipëri do të kushtojnë gati sa në BE, rritje e çmimit me mesatarisht 15 lekë në vit! Nga cigaret, te shisha dhe nargjila (TABELA)

October 26, 2026
“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In