• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse, lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut!

by A. Q
27/10/2026 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të moshës 18–24 vjeç në Shqipëri arrijnë në vetëm 5,736 euro, niveli i dytë më i ulët ndër 34 vendet europiane të përfshira në krahasim.

Vetëm Maqedonia e Veriut renditet më poshtë, me 4,640 euro, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 21,482 euro. kur treguesi krahasohet me fuqinë blerëse, Shqipëria renditet e fundit (me 8,175 PPS), duke e lënë pas Maqedoninë e Veriut për shkak të çmimeve më të shtrenjta, ku ato të ushqimeve janë 3% më lart se mesatarja e BE-së.

Analiza e Euronews vjen në një periudhë kur protestat e të rinjve janë përhapur në disa vende europiane, veçanërisht në Francë, të nxitura nga rritja e kostos së jetesës, vështirësitë për të siguruar banesë, pagat e ulëta dhe problemet me shërbimet publike.

Edhe Shqipëria është përfshirë gjatë javëve të fundit nga protesta të studentëve dhe të rinjve, të cilët kanë ngritur shqetësime për kushtet e arsimit, mungesën e vendeve të punës, koston e jetesës dhe korrupsionin.

Një pjesë e protestave janë shndërruar në demonstrata më të gjera kundër qeverisë. Këto zhvillime e bëjnë edhe më domethënës krahasimin e të ardhurave të të rinjve shqiptarë me ato të bashkëmoshatarëve europianë.

Sipas Euronews, protestat e fundit në Europë kanë rikthyer vëmendjen te gjendja ekonomike e brezit të ri. Eksperti i së drejtës europiane Alberto Alemanno thekson se protestat nuk mund të trajtohen thjesht si një revoltë e adoleshentëve, pasi ato përfshijnë shqetësime dhe kërkesa të ndryshme ekonomike e shoqërore.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në fund të renditjes

Treguesi i përdorur në analizë është e ardhura mediane e disponueshme e ekuivalentuar, që përfaqëson të ardhurat e një familjeje pas tatimeve dhe zbritjeve të tjera, të përshtatura sipas numrit dhe përbërjes së anëtarëve të saj. Në këtë tregues përfshihen edhe përfitimet sociale.

Të dhënat nuk tregojnë se sa fitojnë personalisht të rinjtë, por nivelin e të ardhurave të familjeve ku ata jetojnë.

Zvicra kryeson renditjen europiane, me të ardhura mediane prej 52,206 eurosh në vit për familjet e të rinjve 18–24 vjeç. Ajo ndiqet nga Luksemburgu me 43,028 euro dhe Austria me 37,299 euro.

Ndër ekonomitë më të mëdha të Bashkimit Europian, Gjermania regjistron nivelin më të lartë, me 26,330 euro. Italia, me 20,315 euro, dhe Spanja, me 19,338 euro, mbeten nën mesataren e BE-së.

Franca, ku protestat e studentëve dhe të rinjve kanë qenë ndër më të dukshmet, renditet e 11-ta ndër 34 vendet e analizuara, me të ardhura mediane prej 23,850 eurosh, mbi mesataren europiane.

Në fund të renditjes janë Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Turqia, përkatësisht me 4,640, 5,736 dhe 5,987 euro në vit.

Nën gjysmën e mesatares europiane renditen edhe Bullgaria, me 8,680 euro, Hungaria me 8,576 euro, Serbia me 7,754 euro dhe Rumania me 7,237 euro.

Të ardhurat nuk tregojnë të gjithë realitetin

Ekspertët paralajmërojnë se të ardhurat e familjeve nuk japin domosdoshmërisht një panoramë të plotë të gjendjes ekonomike të të rinjve.

Anne Brunner, drejtuese e studimeve në Observatoire des inégalités në Francë, shpjegon se grupmosha 18–24 vjeç përfshin kategori të ndryshme, nga studentët që jetojnë me prindërit deri te të rinjtë që kanë hyrë në tregun e punës, shpesh me kualifikime të kufizuara dhe në kushte punësimi të pasigurta.

Në rastin e Francës, treguesi nuk përfshin studentët që jetojnë në banesa kolektive, si konviktet universitare.

Edhe Forumi Europian i Rinisë vëren se të ardhurat mund të krijojnë një perceptim të gabuar të mirëqenies. Në disa vende, të rinjtë rezultojnë statistikisht më mirë sepse vazhdojnë të jetojnë me prindërit dhe përfitojnë nga të ardhurat e përbashkëta familjare.

Por kjo mund të fshehë vështirësinë e tyre për të siguruar një banesë, për të përballuar qiranë apo për të ndërtuar një jetë të pavarur.

Të rinjtë kanë të ardhura më të ulëta se pjesa tjetër e popullsisë

Sipas analizës së Euronews, në 28 nga 34 vendet e përfshira, të rinjtë jetojnë në familje me të ardhura mediane më të ulëta se ato të popullsisë në tërësi.

Në Bashkimin Europian, të ardhurat e familjeve të të rinjve përfaqësojnë mesatarisht 93.6% të nivelit të të ardhurave mediane të gjithë popullsisë, përkatësisht 21,482 euro kundrejt 22,939 eurove.

Në Francë, raporti është 90.1%, me një diferencë prej 2,609 eurosh në vit.

Finlanda regjistron hendekun më të madh. Familjet e të rinjve kanë të ardhura mediane prej 22,277 eurosh, kundrejt 29,740 eurove për gjithë popullsinë, ose vetëm 74.9% të nivelit kombëtar.

Pas saj renditen Danimarka, me 78.3%, Norvegjia me 82.7%, Luksemburgu me 86% dhe Suedia me 88.2%.

Megjithatë, sipas ekspertëve, kjo diferencë në vendet nordike lidhet pjesërisht me faktin se të rinjtë largohen më herët nga banesa e prindërve. Të ardhurat e tyre maten më shpesh në mënyrë të pavarur, duke krijuar një hendek më të madh statistikor me mesataren kombëtare.

Në gjashtë vende europiane, të rinjtë rezultojnë me të ardhura familjare më të larta se mediana e popullsisë. Kroacia kryeson me 105.7%, e ndjekur nga Malta me 105.5% dhe Sllovenia me 105.4%. Lituania dhe Austria arrijnë në 102.1%, ndërsa Zvicra në 100.5%.

Shqipëria e fundit kur të ardhurat maten sipas fuqisë blerëse

Diferencat e çmimeve ndërmjet vendeve ndryshojnë krahasimin. Kur të ardhurat maten sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS), që merr parasysh ndryshimet në nivelet e çmimeve, renditja pëson ndryshime.

Austria kalon në krye, me 33,052 PPS, e ndjekur nga Luksemburgu me 32,391 dhe Zvicra me 29,989.

Franca renditet e 13-ta, me 21,446 PPS, pak mbi mesataren e Bashkimit Europian. Gjermania ka 24,237 PPS, Spanja 21,272 dhe Italia 20,883.

Shqipëria renditet e fundit ndër vendet e përmendura në këtë krahasim, me 8,175 PPS, pas Maqedonisë së Veriut me 8,994 dhe Malit të Zi me 9,955 PPS.

Kjo tregon se edhe pasi merren parasysh diferencat në nivelin e çmimeve, fuqia blerëse e familjeve të të rinjve shqiptarë mbetet ndër më të ulëtat në Europë.

Forumi Europian i Rinisë thekson se vlerësimi i mirëqenies së të rinjve duhet të shkojë përtej të ardhurave monetare. Përballueshmëria e banesave, cilësia e shërbimeve publike, arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja sociale përcaktojnë në një masë të madhe se çfarë niveli jetese mund të sigurojë një familje me të ardhurat që disponon. /Monitor/

Next Post
Makina përplas një grup njerëzish në Gjermani, plagosen disa persona! Autorët në arrati

Makina përplas një grup njerëzish në Gjermani, plagosen disa persona! Autorët në arrati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

October 28, 2026
Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell

Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell

October 28, 2026
Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

October 28, 2026
BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In