• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet e zv.Drejtorit të Burgjeve… “Të mbajmë një ekuilibër, mos ta dhj*sim në fund”

by Java News
12/07/2016 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes përgjimeve, Prokuroria për Krimet e Rënda ka mundur të zbardhë skemën e parcaktimeve të tenderit të ushqimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Janë disa përgjime të kryera, nga data 23 Maj deri në 4 Qershor, ku katër administratorë të firmave të arrestuar komunikojnë me njëri – tjetrin për të përcaktuar fituesin mes tyre, me ndihmën e Nëndrejtorin të Bugjeve, Iljaz Labi, edhe ai i prangosur.

Komunikimet mes pronarëve të firmave dhe numrit dy të burgjeve kanë qënë intensive.

Kështu, në datën 25 Maj, Labi ka komunikuar me Shemsi Sinanin, edhe ky i fundit i arrestuar. Nëndrejtori i kërkon llogari se përse nuk e takon, duke i vënë edhe kushtin që, nëse nuk vinte atë ditë, do ishte më mirë mos të vinte fare.

“Shemzi, po sa duhet me të taku ty o burrë i dheut, 1 vite”, e pyet Labi, ndërsa Sinani e i përgjigjet se kishte qenë nga jugu dhe nuk kishte patur mundësi të shkonte ta takonte.

Labi i shkruan përsëri: “Robi thotë, vij, dhe nuk vij… Po se kam bërë njëzet mesazhe o burrë…”

Sinani i thotë se do të shkonte atë ditë, ndërsa Labi i përgjigjet: “Po nuk erdhe sot, mos hajde fare, nuk të dua fare, po s’erdhe sot”. Sinani i përgjigjet se do të shkonte patjetër.

Në datën 3 Qershor, Ylber Kalaja, edhe ky i arrestuar, i thotë Shemsi Sinanit që të shkojë të takojë atë dyshin se e kishte çmendur me mesazhe.

“Eee, po shko takoje njëcikë atë dyshin atje o burrë, atje se më çmendi me mesazhe. I thashë, i kam thenë Shemes, me ardhë me të taku…” Sinani i thotë se kishte vajtur dy herë dhe nuk e kishte gjetur.

Kalaja i thotë përsëri: “Po shko mbaroje atë punë tani o burr i dheut…”

Ky i fundit e pyet sa duhet t’i japë, 1 apo 2. Kalaja i thotë që 2, se nuk dihet si merr puna, pasi u duhet të mbajnë ekuilibër. Shemsiu i thotë ndër të tjera se nuk u ngelet gjë, duke pretenduar se ishin shumë 20 milionë lekë të vjetra.

“Po 2 o burrë tani, se s’jemi kalamaj, se s’dihet si mer puna o burrë i dheut. Të mbajmë ekuilibër o burrë i dheut, po hajde e ulim një cikë atë, le të ulët o burrë i dheut, se çar do bëjmë me këto të tjerat a e kupton. A më kupton… Ne kemi mbajt ekuilibër gjithë këto kohë, tani ta dhjesim në fund fare, kot. Më kupton.”

Sinani i përgjigjet: “Mirë po, s’po na ngelet gjë, e kupton. Tani po them unë siç thoshe ti, tani ti s’po thua gjë…”

Kalaja i thotë përsëri: “… kemi bërë vetë këtë mënyrë, a e kupton dhe ne s’do ta dhjesim tani në fund fare, kot, a e kupton”.Sinani bie dakord.

Ylber Kalaja i sqaron se kishin rënë dakord, duke lënë të kuptohen se nuk ishte hera e parë që fitonin tendera në këtë mënyrë. Në datat 4 dhe 6 Qershor janë kryer dhe dy përgjime të tjera, ku katër administratorët e firmave bien dakord për të paguar rryshfetin prej 20 milionë lekë të Nëndrejtori i Burgjeve, Iljaz labi.

Po në 6 Qershor, Ylber Kalaja i thotë Shemsi Sinanit që do të takohen për kafe dhe të marrë me vete vulat e dy subjekteve “Starti” dhe “Kurti” ,duke mbyllur punën.

Tv Klan/a.k

Next Post

Karikatura e Ditës/ Khedira i shënon 7 gola brazilianes Adriana Lima (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In