• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjigje për Ben Blushin: Kinemaja shqiptare po hyn në “lule të rinisë”

by Java News
07/09/2026 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jonid Jorgji

Rikthimi i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar po i jep që sot frytet e para që po prisnim me padurim. Më në fund ka nisur ai debati dhe diskutimi aq i munguar prej vitesh për filmin tonë kombëtar (dhe jo debati grotesk për një foto ngatërrestare), ndërsa filmat tanë po rikthehen aty ku e kanë vendin e vërtetë: pranë publikut.

Pikërisht për këtë arsye, më duhet t’ju falënderoj nga zemra për këtë shkrim. Në një ambient ku të gjithë mjaftohen me një buzëqeshje diplomatike apo me urime protokollare, është një surprizë e mirëpritur të shohësh një figurë publike që ndalon, merr penën dhe i kushton një vëmendje kaq të detajuar kinemasë shqiptare.

Çfarë nuk kemi dëgjuar e lexuar këto kohë për gjithçka e për çdo gjë, por pothuajse asgjë për filmin! Prandaj, vetëm për faktin se e kthyet vëmendjen e opinionit publik te salla e errët e kinemasë, meritoni një duartrokitje të sinqertë.

Por më së shumti, ju falënderoj për atë mendimin tuaj “bruto”, të thënë copë, pa zbukurime, pa doreza e pa atë zhargonin e ftohtë kritik që shpesh përdoret për të fshehur mungesën e sinqeritetit. Është gjithmonë e shëndetshme të dëgjosh mendime të zhveshura.

E lexova analizën tuaj mbi “fshatin” e kinemasë së sotme dhe më bëri të mendoj. Teksa përmendni pasionin për të parë më shumë qytet në ekran, më erdhi ndërmend ajo thënia e famshme e Federico Fellinit:

“Kinemaja është një kopsht zoologjik ku pikturohen ëndrrat.” E nëse ëndrrat tona pikturohen nga subkoshienca, kjo dashuri e pavetëdijshme e kamerës për fshatin nuk është ndonjë “faj” apo paaftësi e artistëve tanë, por thjesht dëshmi e asaj lidhjeje ende të fortë, të afërt e organike që të gjithë ne, duam apo nuk duam, e kemi me rrënjët tona e me fshatin.

E vërteta është që Kinemaja e Re shqiptare jo vetëm po na zbardh fytyrën duke korrur sukses e duke marrë çmime pas çmimesh në festivale të rëndësishme ndërkombëtare, ku ne konkurrojmë me produksionet tona modeste, krah produksioneve titanike të kinemasë botërore, por është edhe nga të paktat forma të artit që i sjell vendit dhe ekonomisë sonë të ardhura konkrete.

Edhe pse investimi ynë si shtet ka qenë historikisht modest, çdo projekt filmik vendas arrin të thithë e të importojë fondet e bashkëprodhimeve të huaja direkt në tregun tonë lokal. Thënë ndryshe, filmi nuk po na jep vetëm kulturë e dinjitet, por po fut edhe para të huaja në ekonominë shqiptare.

Thjesht, si çdo “i ri” në lulen e rinisë, kinemaja jonë po kërkon të gjejë vetveten pasi doli nga ajo fëmijëri e stërgjatë, e rritur në kampe pionierësh, ku çdo gjë matej me gramaturë ideologjike. Dhe po, nganjëherë ky kërkim ngjan pak si ajo kinemaja e Kusturicës, Ken Loach apo e vëllezërve Dardenne: pa shkëlqim, pa makijazh, por me atë etjen e vrazhdë për të kapur të vërtetën.

Prandaj, përtej këtij debati të mirë e miqësor mes “fshatit” dhe “qytetit”, po ju japim një lajm të mirë: ato shqetësimet tuaja të drejta nuk po i lëmë në mëshirë të fatit, por po i përgjigjemi me vepra konkrete e me shumë dashuri për ekranin e madh.

Tani, si Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, një post ku shpesh më qëllon të marr akuza se pse filmi nuk doli aq i bukur sa skenari, apo pse nuk bëjmë dhe ne një film për Oscar, duhet ta pranoj me pak autoironi se nuk kam ndonjë formulë të thjeshtë që me një vendim rrit menjëherë buxhetet, shumëfishon numrin e filmave të financuar, ngre cilësinë artistike, apo të ndryshojë vetë vizionin krijues të një regjisori. Kam vetëm një staf të vogël dhe veten, që punojmë me përkushtim deri në orët e vona çdo ditë për të kontribuar në magjinë e kinemasë.

Megjithatë, pa premtime të lehta, por me punë të përditshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, po punojmë me hapa konkretë e me këmbë në tokë.

Po bëjmë një ligj të ri që e ndihmon shumë vizionin e Kinemasë së Re shqiptare, po rrisim buxhetet publike dhe po vëmë në punë mekanizmin e Cash Rebate-it, në mënyrë që regjisorët tanë të mos xhirojnë te fshati nga “halli i xhepit”, por të kenë liri të plotë financiare për të ndërtuar produksione urbane e me kualitet teknik modern. Po investojmë te brezi i ri: kemi dhënë tashmë dy bursat e para dhe po punojmë për të çuar të tjerë regjisorë, skenaristë e drejtorë fotografie në shkollat më të mira të botës, nga FAMU në Pragë, Centro Sperimentale di Cinematografia në Romë, La FÉMIS në Paris, e deri te akademitë më elitare në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Paralelisht, po rrisim investimet për të rijetësuar kinematë publike nëpër qytete të ndryshme të vendit, sepse filmi shqiptar duhet të ketë shtëpinë e vet ku të shkojë e të shihet kollaj nga publiku që e do aq shumë. Gjithashtu, “zymtësinë” e Kosovës ne nuk e shohim si pengesë, por si një nga shkollat më të fuqishme të dramës në Evropë, thellësinë e së cilës po e bëjmë bashkë me energjinë tonë urbane për një kinema mbarëshqiptare plot jetë.

Nëse sot ndoshta shohim pak më shumë nga dritarja e kasolleve, kjo bëhet thjesht sepse po pastrojmë xhamat e pluhurosur. Por puna ka filluar të pastrojë jo vetëm lenten e kamerës, por edhe syrin e mendjes sonë. Na duhet pak durim, përkushtim dhe mirëkuptim nga të gjithë.

Ndaj mos i fikni shpresat e as dritat e sallës, filmi ynë më i bukur sapo ka filluar!

Next Post
“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

November 1, 2026
“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

November 1, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

November 1, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In