Për zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, përmendoret e të vdekurve para shumë shekujsh nuk mund t’i kthejnë të gjallët në Kosovë. Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë për KohaVision se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në respektimin e kulturës dhe trashëgimisë së të gjitha komuniteteve të Kosovës, por gjithmonë duke u bazuar në ligjet, Kushtetutën dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar Kosova.
“Ne si qeveri nuk jemi që mendësia e dëshmuar si e dëmshme të ndikojë, aq më pak të dirigjojë të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve të Kosovës dhe në përgjithësi në vlerat demokratike dhe multietnike, të cilat po i ndërtojmë.
Përmendoret e të vdekurve para shumë shekujsh nuk mund t’i kthejnë të gjallët në Kosovë, aq më pak nëse ato përmendore kthehen në gogol nacionalist”, ka thënë Abdullahu, përcjell koha.net. (b.an)