• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përgatitje për takimin Trump – Kim Jong un? Ministri i Koresë së Veriut vizitë ‘surprizë’ në Suedi

by Java News
16/03/2018 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut ndodhet në Suedi për një vizitë surprizë, para një takimi të mundshëm mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong-un.

Peniani tha se udhëtimi i Ri Yong Ho kishte në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet e interesit të përbashkët. Suedia ka në fakt një histori të gjatë ndërmjetësimi mes Uashingtonit dhe Penianit. Ndaj, vizita ka ndezur spekulimet se mund të jetë pjesë e përgatitjeve për takimin SHBA-Kore e Veriut.

Javën e shkuar, Donald Trump pranoi një ftesë për bisedime direkte me Kim Jong-unin, një njoftim i papritur ky nga dy liderë që kanë shkëmbyer kërcënime dhe fyerje për muaj të tërë. Nuk ka pasur ndërkohë asnjë koment nga Koreja e Veriut që pasi ftesa u dorëzua përmes zyrtarëve koreano-jugorë në Uashington. Kryeministri suedez, Stefan Lofven, tha për mediat vendase se nëse aktorët kryesorë duan që Suedia të luajë një rol në këtë çështje, ai është i gatshëm ta bëjë këtë.

“Ne jemi një vend që ushtarakisht nuk jemi të pozicionuar dhe kemi një prezencë të hershme në Korenë e Veriut dhe me besimin që gëzojmë ne mendojmë se mund të luajmë një rol. Por, duhet të jenë aktorët kryesorë ata që duhet të vendosin se çfarë roli Suedia do të luajë”, deklaroi Lofven.

SHBA tha se është në dijeni për takimin në Stokholm, por nuk e di nëse ai ka ndonjë lidhje me bisedimet e mundshme SHBA-Kore e Veriut. Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit tha se SHBA pret të marrë nga Peniani një deklaratë zyrtare mbi takimin e planifikuar.

Asnjë president amerikan në detyrë nuk është takuar ndonjëherë me një lider koreano-verior.

a.ç

Next Post
“Shefi”/ Si u zbulua banda që trafikoi tonelata droge, 19 në pranga

"Shefi"/ Si u zbulua banda që trafikoi tonelata droge, 19 në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In