• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përfundon votimi për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ja kush u zgjodhën

by Java News
11/12/2018 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfundon votimi për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për KLP fitojnë prokurorët Besnik Cani, Gentian Osmani dhe Antoneta Sevdari. U zgjodhen edhe prokurorët Bujar Sheshi dhe Arben Dollapi. Sheshi dhe Dollapi ishin dy kandidaturat e vetme nga Gjykata e Apelit. Prokurori Gentian Osmani është përzgjedhur me 182 vota. Antoneta Sevdari mori 163 vota dhe Besnik Cani 148 vota.

Zgjidhen tre anëtarët e KLP-së nga prokuroritë e shkallëve të para.

Ata janë:

  1. Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
  2. Antoneta Sevdari, nga prokuroria e Tiranës.
  3. Ndërsa nga prokuroritë e rretheve është zgjedhur prokurori i Elbasanit, Besnik Cani.

Tashmë, pritet numërimi i votave për të zgjedhur 2 anëtarët e KLP nga Apelet dhe një nga Prokuroria e Përgjithshme.

***

Nis puna për ngritjen e KLP, kandidatët prezantojnë platformat: Tani prokurorët janë të pavarur

Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sipas informacioneve mësohet se nga 305 prokurorë 283 prej tyre kanë marrë pjesë. Prokurorët do të prezantojnë platformën e tyre përpara kolegëve të tyre.

dff1d725-9a2f-42ab-b78e-ee02b66ee86f

FJALA E KANDIDATËVE

Arben Dollapaj nga Apeli i Shkodrës. Ai prezantoi platformën e tij si kandidat për KLP. Nënvizoi domosdoshmërinë e ngritjes se këtij këshilli dhe shprehu vendosmëri për bashkëpunim edhe me organe të tjera si KLGj.

Bujar Sheshi nga Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda: “Tani prokuroret janë të pavarur. Nuk i duhet më prokurorit të zbatoje urdhrat politike. Reforma e çliron prokurorin nga këto ndikime. Kam karriere 30-vjeçare në sistem. Unë do vë të gjitha forcat si anëtar i KLP që arritjet e reformës të vihen në zbatim”, u shpreh Shehi.

e8ca52f7-eb97-4ee3-b983-43a99a8e5fb5

Antoneta Sevdari nga Prokuroria e Tiranës: “Vij sot dyfish e emocionuar se ju drejtohem juve prokuroreve. Kam 16 vjet ne sistem. Unë e nisa me ndroje punën në prokurori. Ndjej përgjegjësi për t’iu përgjigjem pritshmërie të qytetareve në luftën ndaj krimit. Vendi ynë sot mund te beje një atdhe ku ka drejtësi. Te punosh si prokuror është sprovë e përditshme. Vendi ynë ka nevoje për njerëz me vlera”, u shpreh prokurorja.

Prokurori Besnik Cali: “Kam një karriere të gjatë në sistem Tiranë Shkodër Elbasan. Jemi në një faze të rëndësishme të drejtësisë, krijimi i KLP. Në të gjithë mund te jemi pak fajtore që drejtësia erdhi në këtë pike kur duhet reforme. Shqipëria mund te kishte bere përpara nëse përpjekjet tona do ishin maksimale”.

Besnik Muçi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda: Sot është një dite e rëndësishme mund te ndryshojmë dy periudha ne prokurorinë shqiptare. Do përpiqem maksimalisht për një prokurori efiçente. Jemi ne pozicion te vështire. Jemi akuzuar si organi përgjegjës për katandisjen e drejtësisë. S’mund të ketë polici të suksesshme pa prokurori të suksesshme. Shkaku kryesor i dështimit të prokurorisë ka qene dëshira e politikes për të ndërhyrë. Me KLP ne do kemi mundësi të fitojmë pavarësinë e organit të akuzës.

Dritan Prenci Prokuroria Kukës: Angazhohen se do te përfaqësoj çdo prokuror nëse zgjidhem anëtar KLP. Do jem i thjeshtë dhe i sinqertë. Mandatin do ta shfrytëzoj për karrierën tuaj jo për timen.

Gentian Osmani Prokuroria e Krimeve të Rënda: Kam pasur vështirësi në detyrën time. Kemi ngarkese tej normale në detyrën tonë hetimore. Kjo mbledhje sot është dëshire për të vënë në jetë pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorit.

vijon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD-së për mocion me debat! Ja pikat e tjera të diskutimit

November 24, 2026
Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë

November 24, 2026
Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

Zhvlerësimi i euros, pas 23 vitesh apartamentet fillojnë të shiten në lekë! Çmimet shtrenjtohen indirekt, ja çfarë thonë ekspertët

November 24, 2026
Moti për sot me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, ja sa shkojnë temperaturat

Ikën shiu dhe vjen dielli, por ulen ndjeshëm temperaturat! Parashikimi i motit për ditën e sotme

November 24, 2026
Hidhet në erë me tritol lokali i shqiptarit në Athinë, autorët largohen me motor! Shkak dyshohen larja e hesapeve dhe…

Hidhet në erë me tritol lokali i shqiptarit në Athinë, autorët largohen me motor! Shkak dyshohen larja e hesapeve dhe…

November 24, 2026
EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

EMRAT/ Qarkullonin me armë zjarri në automjet të blinduar rrugëve të Tiranës, arrestohen punonjësi i Gardës së Republikës dhe tre ushtarakët!

November 24, 2026
“Në aspektin human, më shqetëson”- Gonxhja: Meraku ynë kryesor është që të kemi një Tiranë me kokë!

“Në aspektin human, më shqetëson”- Gonxhja: Meraku ynë kryesor është që të kemi një Tiranë me kokë!

November 24, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, 21-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin, Policia e shoqëron!

November 24, 2026
Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, humb jetën në spital edhe nipi i “Sel Çamit”, Jakup Hasani! Autorët ende në arrati, pista kryesore hakmarrja

Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, humb jetën në spital edhe nipi i “Sel Çamit”, Jakup Hasani! Autorët ende në arrati, pista kryesore hakmarrja

November 24, 2026
Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In