• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon rruga “Grigor Cilka”, Veliaj: Liron trafikun dhe shmang problemet e rrëshqitjes së dherave

by A R
15/06/2024 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfundon rruga e re “Grigor Cilka”, e cila lidh Njësinë 2 me lagjet e Farkës. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj falenderoi banorët për durimin dhe punëtorët që kryen punimet.

“Kemi hedhur beton, çelik dhe hekur për të mbajtur shtëpitë, duke investuar një vlerë më të madhe se vetë shtëpia. Fakti që kemi pasur mirëkuptimin tuaj dhe fakti se të gjithë kanë qenë bashkëpunues, më bën të ndihem krenar. Shpresoj që rrugët kapilare të çlirojnë pak trafikun. Trafiku që krijohet te rrethrrotullimi i Saukut dhe rrethrrotullimi i Lundrës është një trafik i panevojshëm, sidomos për ata që, në fakt, e kanë më kollaj të përdorin rrugët dytësore për të shkuar në shtëpi”, tha Veliaj.

Veliaj tha se qeveria ka miratuar vendimin që mundëson lehtësimin e procedurave në zonat rurale, kur bëhet fjalë për ndërtimin e një papafingoje, riparimin e një çatie, veshjen e banesave me sistem kapot apo vendosjen e mureve mbajtëse dhe rrethuese.

“Për këto punë, deri dje, njerëzit duhet të vinin te bashkia e madhe, të bënin procedura me arkitekte, çka kushtonte më shumë arkitekti se sa vetë çatia e shtëpisë. Më vjen mirë që ky non sens u zgjidh me dashamirësinë dhe vullnetin e kryeministrit dhe shumicës tonë në qeveri. Kjo nuk do të thotë se duhet abuzuar, por bëhet për t’ia lehtësuar jetën qytetarëve”, sqaroi Veliaj.

Erozioni dhe rrëshqitja e dherave, janë shqetësime që banorët nuk do t’i hasin më pas investimit në rrugën “Grigor Cilka”. Veliaj i ftoi qytetarët në bashkëpunim që punët e mira të vazhdojnë, duke përmendur disa prej projekteve.

“Kemi ende punë për Teatrin e Ri, për Kopshtin Botanik dhe Terminalin te Kthesa e Kamzës, por ndërkohë jemi fokusuar edhe me investime nëpër lagje, në rrugët që lidhin njësitë. Deri dje na dukej se ishte fundi i botës në ndarjen mes zonës rurale dhe zonës urbane. Por, kur bëhet rruga në Zall-Bastar, kur bëhet rruga në Krrabë, kur bëhet rruga në Zall-Herr, atëherë edhe zona rurale ia merr të mirat qytetit, duke ruajtur traditën dhe jetesën në një zonë të jashtëzakonshme”, u shpreh Veliaj.

Me apelin ndaj qytetarëve që të sinjalizojnë çdo problematikë, kryebashkiaku iu rikujtoi atyre që të aplikojnë për të përfituar nga “Fondi i Komunitetit”, ku 50% të vlerës e paguan bashkia dhe 50% mblidhen nga kontributet e banorëve.

“Kush ka nevojë që pallati i tyre të vishet me sistem kapot, kush ka nevojë për një ashensor, kush ka nevojë për panele diellore, bashkia paguan gjysmën e investimit”, shtoi ai.

/a.r

Next Post
Sonte luan Kombëtarja, Rama për ‘Tutto Sport’: Hera e parë në jetë që uroj të mos fitojë Italia, i lumtur me barazimin

Sonte luan Kombëtarja, Rama për 'Tutto Sport': Hera e parë në jetë që uroj të mos fitojë Italia, i lumtur me barazimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com