• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon numërimi i votave, KQZ: Morën pjesë 812 249 zgjedhës, ja sa vota dolën të pavlefshme

by Java News
03/07/2019 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se në votimet e 30 qershorit morën pjesë 812249 persona që përllogariten në 22.97% e zgjedhësve.

Procesi i numërimit në të gjithë Shqipërinë përfundoj mbrëmë në orën 24:00

Drilona Hoxha, zëdhënëse e KQZ ka bërë me dije përmes një deklarate për mediat se në këto zgjedhje kanë votuar:

812 249  zgjedhës nga të cilat 765 825 të vlefshme për kryetarë bashkie.

Thënë në përqindje, në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 22.9% votues.

Bie në sy edhe një numër i madh votash të pavlefshme për kryetar bashkie që në total janë 45 276.

Në këto vota mungojnë votat e dëmtuara apo ato të hedhura në kutinë e gabuar. rezultati përfundimtar pritet të përfundojë pas 5 ditësh, pra pas përfundimit të afatit ankimues./l.m

Deklarata e plote ditën e sotme:

Mbrëmë, rreth orës 24.00, ka përfunduar procesi i numërimit dhe tabulimit të rezultateve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Sipas të dhënave paraprake të raportuar nga KZAZ-të në sistemin elektronik të të dhënave të KQZ-së, rezulton se kanë marrë pjesë në votime 812.249 zgjedhës, ose 22.97 % e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve prej 3.536.016.
Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme për Kryetar bashkie është 765.825 ndërsa për këshill bashkiak, 760.933.
Numri i përgjithshëm i votave të pavlefshme për kryetar bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiak është 49.986.
Në këto të dhëna mungojnë numri i fletëve të votimit të dëmtuara apo të hedhura në kutinë e gabuar.
Tabulimi i rezultatit këtë herë është mbyllur brenda 48 orëve nga momenti i mbylljes së votimit.
Mënjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit dhe miratimit me vendim të tabelës së rezultateve nga KZAZ-të për zonat përkatëse të administrimit zgjedhor, KZAZ-të kanë nisur dorëzimin në KQZ të kutive të votimit dhe kutive me materialet zgjedhore, sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Ky proces vijon edhe ditën e sotme pasi volumi i materialeve zgjedhore është i konsiderueshëm.
Gjithashtu, KZAZ-të kanë dorëzuar në KQZ tabelat e rezultateve të zonave të administrimit zgjedhor së bashku me tabelat e rezultateve të nxjerra nga grupet e numërimit të votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me administrimin e mëtejshëm të procesit, sipas hapave dhe procedurave që parashikon Kodi Zgjedhor, deri në përfundimin e tij.
Sipas ligjit, për 51 bashkitë e administruara nga një KZAZ, afati 5 ditor i ankimimit fillon nga data e miratimit të vendimit për nxjerrjen e rezultatit nga KZAZ. Ndërsa për 10 bashkitë ku procesi është administruar nga me shumë se një KZAZ, afati 5 ditor i ankimimit fillon datën e miratimit të tabelës së rezulateve nga KQZ.
Duke marrë shkas nga ambiguiteti dhe disa keqinterpretime që janë vërejtur këto ditë lidhur me shifrat paraprake që KQZ me të drejtë vlerësoi të publikonte për të informuar publikun e interesuar, theksojmë se rezultati përfundimtar zyrtar do të shpallet vetëm pas përfundimit të afateve ankimore në rrugë administrative pranë KQZ apo ankimimeve të mundshme në Kolegjin Zgjedhor.

Next Post
EMRI/ Premtonte punë në këmbim të parave, pranga mashtruesit

Pranga punonjësit të 'Call Center' të shpallur në kërkim, në bashkëpunim i vodhën kompanisë 500 mijë €

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In