• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përfundon beteja e Berishës me Ramën”, Baton Haxhiu: Pushteti i kryeministrit në 2025 do të jetë më i zbehtë

by A R
19/12/2023 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Baton Haxhiu ishte i ftuar në Tv Klan ku u shpreh se me vendimin për arrestin në shtëpi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha përfundon beteja e Sali Berishës me Edi Ramën.

Nisur nga kjo Haxhiu u shpreh se edhe pse kryeministri Edi Rama mund ta ketë më të lehtë për të siguruar fitoren në vitin 2025, pushteti i tij do të jetë më i zbehtë dhe i pafuqishëm.

Blendi Fevziu: Cila do të jetë e ardhmja e opozitës sipas teje?

Baton Haxhiu: Ky pastrim i ndan rrugët e liderëve të vjetër dhe mosqarkullimin e elitës. Përfundon beteja e Sali Berishës me Edi Ramën. Mund të kemi që Edi Rama të fitojë zgjedhjet e 2025, por elita e re politike që krijohet nuk besoj se do e ketë ashtu aq të vështirë betejën me Edi Ramën, për arsye se bashkësia ndërkombëtare me elitën e re që vjen do të bëjë marrëveshje. Unë jam i bindur se Berisha e ka vonuar shumë procesin për zgjedhjet e 2025, aq shumë saqë ja ka siguruar pushtetin Ramës për 2025, por pushteti i Ramës në 2025 do të jetë i zbehtë, i pafuqishëm.

Blendi Fevziu: Edhe tani s’është duke bërë ndonjë gjë. I ka ngelur pushteti në dorë dhe po e mban.

Baton Haxhiu: Jo këtu nuk pajtohem fare. Nuk ka lider që ka bërë më shumë në këto vite. Jetëgjatësia dhe gabimet janë gjë tjetër. SPAK po pastron elitën e vjetër.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Haxhiu u shpreh se Berisha po parashikon martirizimin e tij me veprimet që po ndërmer gjatë këtyre viteve.

/a.r

Next Post
“I shkova tek varri dhe i thashë…”, Mark Marku tregon porosinë e Nënë Terezës për Bill Clinton

“Opozita në ditën më të vështirë”, Marku: E shikoj si fundin e një epoke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com