• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përdhunonte vajzën e shokut, rrëfehet e mitura: Pse nuk tregova

by Java News
16/12/2016 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej një viti abuzonte seksualisht me vajzën 14-vjeçare të fqinjit, duke e kërcënuar të mos tregonte se ndryshe do ta pësonte keq. Kjo është drama e një të miture, rritur ne ambientet e konviktit të Shkollës së Mesme të Hoteleri-Turizmit, në kryeqytet. Vend, ku banonte edhe abuzuesi i saj, 39-vjeçari, Lulzim Bardhi. Sipas dyshimeve paraprake të policisë, autori i krimit është mik me babanë e vajzës pasi janë edhe komshinj, duke qenë se jetojnë në të njëjtën godinë.

 I dyshuari për ngjarjen, shtetasi Lulzim Bardhi, nga Elbasani e banues në Tiranë, ka rënë në pranga me akuzën e veprimeve të turpshme, pikërisht pas denoncimit të shokut të tij. Babai i vajzës ka shkuar në Polici rreth orës 18:00 të së mërkurës dhe ka denoncuar faktin se komshiu dhe shoku i tij kryente veprime të turpshme me vajzën 14-vjeçare.

Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka marrë në pyetje edhe vajzën në prani të psikologut. Vajza mësohet të ketë pohuar akuzat që ka bërë babai i saj. Dyshimet janë se abuzimi seksual ndaj 14-vjeçares ka muaj që vazhdon, por ajo nuk u ka treguar prindërve për shkak të kërcënimeve dhe gënjeshtrave që i ka bërë 39- vjeçari. Ky i fundit mësohet se përdorte mënyra të ndryshme për të gënjyer vajzën e mitur.

“Ishim në banesën time të mërkurën, në orët e vona të pasdites. Nuk kishim energji elektrike dhe po qëndronim në shtëpi. Unë isha në njërin divan me vajzën e vogël, kurse vajza 14-vjeçare po qëndronte në divanin tjetër. Në këtë kohë erdhi Lulzim Bardhi dhe hyri në shtëpi. Ai, pasi na përshëndeti, u ul te divani ku ishte vajza 14- vjeçare dhe u dha fëmijëve patatina, çokollata etj. Edhe pse nuk kishim energji elektrike në shtëpi disa minuta më vonë, unë pashë se ai njërën dorë po e përdorte për të ngrënë patatinat e molton që kishte në duar, dhe dorën tjetër e kishte vendosur te vajza dhe po e prekte në vende që nuk mund t’i them dot”, kështu ka dëshmuar babai i vajzës me iniciale K.XH.

Ai ka thënë se menjëherë ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncim ndaj shokut e komshiut të tij, duke kërkuar hetimin e ngjarjes deri në fund. Ai ka dërguar edhe vajzën në polici dhe ka kërkuar që ajo të pyetet në praninë e psikologut në lidhje me veprimet që ka kryer ndaj saj shtetasi Lulzim Bardhi.

Ky i fundit, pas arrestimit nga ana e Policisë, mësohet se i ka mohuar akuzat për abuzim ndaj të miturës. Ai ka thënë se kishte marrëdhënie familjare me babain e vajzës dhe shkonte shpesh për vizitë kur ndodheshin edhe familjarët e rritur.

Burime policore kanë thanë dje se e mitura me inicialet K.XH. kishte pranuar të bënte denoncim në polici se shoku i babait të saj e kishte ngacmuar seksualisht dje në banesën e saj. Pas hetimit paraprak mësohet se materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Tiranë për veprën penale “ngacmim seksual”.

 

ma.me

 

 

 

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Formulat dhe standartet e Bashës për zgjedhjen e kandidatëve të PD-së për deputet në 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In