• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Formulat dhe standartet e Bashës për zgjedhjen e kandidatëve të PD-së për deputet në 2017

by Java News
16/12/2016 09:20
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ku ka akuzuar maxhorancen se po kandidon per zgjedhjet lokale te 21 qershorit emra te perfshire me krimin./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ku ka akuzuar maxhorancen se po kandidon per zgjedhjet lokale te 21 qershorit emra te perfshire me krimin./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, do të aplikojë një skemë të pazakontë për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Skema konsiston në tre formula. Ndërsa për zgjedhjen e 35 për qind të kandidatëve, në radhët e Forumit Rinor të Partisë, do të ketë një proces votimi më vete, 65 e kandidatëve për deputetë do të zgjidhjen përmes një formule të re, e cili do të zbatohet për herë të parë nga Partia Demokratike.

Konkretisht, në disa zona të veçanta elektorale do të aplikohet parimi një anëtar një votë për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, të cilës do të garojnë në zgjedhjet e 2018, për t’u bërë pjesë e Parlamentit të ri.

Formula do të zbatohet si eksperiment në disa zona të caktuara, me qëllim që të shtrihet më pas në të gjithë vendin, në zgjedhjet ardhshme lokale, për caktimin e kandidatëve për kryetar bashkie apo në zgjedhjet e 2021. Por operimi me dy standarde për zgjedhjen e kandidatëve pritet të prodhojë kundërshti dhe rezistencë nga ana e kritikëve të Lulzim Bashës në PD.

Së pari, formula e paralajmëruar nga Basha është në kundërshtim me Statutin e PD, i cili parashikon që Kryesia e PD dhe Këshilli Kombëtar konfirmojnë të gjitha kandidaturave elektorale. Së dyti, me anë të kësaj formule, krijohen kushtet që, kundërshtarët e deklaruar apo të fshehtë të kryetarit, të testohen me votë nga anëtarësia, ndërsa të besuarit, të propozohen nga kryetari, sikundër ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara.

Pra, eksperimenti në fjalë mund të shihet si kërcënim nga garda e vjetër e Partisë Demokratike. Ndërkaq, me interes pritet edhe roli i ish­kryeministrit, Sali Berisha, në procesin e caktimit të listës fituese të kandidatëve për deputetë.

Formula e dytë

Shumica e kandidatëve për deputetët të Partisë Demokratike, për zgjedhjet e 18 Qershorit, do të zgjidhjet në përputhje me statusin aktual të PD. Që do të thotë se, kandidatët do të konfirmohen nga Këshilli Kombëtar sipas propozimit të Kryesisë së PD.

“Ne do të punojmë që në zgjedhjet e ardhshme për përzgjedhjen e kandidatëve përmes votës së anëtarëve në disa zona elektorale, për ta shtrirë më vonë në të gjithë vendin”, ka deklaruar kryetari i PD, disa ditë më parë. Gjithsesi, ‘xhaketat’ e vjetra të Partisë Demokratike e shohin veten në minorancë si në Kryesinë e partisë, ashtu edhe në Këshillin Kombëtar.

Formula e tretë

Për zgjedhjen e 35 për qind të kandidatëve për deputetë, në radhët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, do të ketë një proces më vete. Kandidatët, të cilët sipas premtimit të Bashës do të jenë pjesë e listës fituese për deputetë, do të zgjidhjen në radhët e FRPD dhe nga degët e FRPD.

Nuk dihet nëse emrat që do të dalin nga ky proces votimi do të konfirmohen më pas nga Këshilli Kombëtar, por nuk ka dyshim se më të favorizuarit janë krerët e FRPD në rrethe, për shkak se ata kanë marrë mbështetjen maksimale vitin e kaluar. Edhe formula e tretë nuk parashikohet në statutin e Partisë Demokratike.

ma.me

Next Post
Dollari fiton terren, euro në minimum që nga 2010

Dollari fiton terren, euro në minimum që nga 2010

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In