• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përdhunoi e mbyti 10-vjeçarin, Shpëtim Ziza tenton vetëvrasjen; Nëna: Policët e rrahin në burg

by A R
04/07/2017 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e Shpëtim Zizës, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, është rikthyer në emisionin ‘Me zemër të hapur’. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit, Besim Çenga, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2007, ndërsa tronditi mbarë opinionin publik.

Shpëtim Ziza

Shpëtim Ziza

Shpëtimi, i cili vuan nga problemet e shëndetit mendor e ka pranuar krimin asokohe, duke pohuar se e kishte përdhunuar vogëlushin dhe më pas e kishte mbytur me lidhëse këpucësh. Tashmë ‘monstra e Peshkopisë’ vuan dënimin me burg të përjetshëm, por siç duket problemet për të nuk kanë të sosur. Pak muaj më parë ai ka tentuar që të vetëvaret në ambientet e burgut të Zaharisë. Dy prindërit e tij denoncojnë në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ gjendjen dhe kushtet me të cilat përballet djali i tyre në burg, ndërsa pohojnë se ai është mbyllur në një kafaz me hekur brenda qelisë. Ata kanë mohuar kategorikisht faktin se djali i tyre ka lidhje me vrasjen e vogëlushit, ndërsa akuzojnë sistemin e drejtësisë për korrupsion, shkruan ‘BalkanWeb’.

Shpëtim Ziza

Shpëtim Ziza

Nëna e Shpetim Zizës, Melita ngre akuza për drejtuesit e institucionit ku vuan dënimin djali i saj, pasi sipas saj ai dhunohet brenda qelisë dhe nuk kurohet. “Është varur, ka prerë damarët, ca nuk ka bërë. Do vdes, do shkojë tek vëllai. Ka tentuar që të varet në banjo, por e kanë shpëtuar serish. Njëherë e çuan me urgjencë në spital. Para 3 muajve shkova tek djali e më tha: S’jam mirë më kanë rrahur. Kur shoh unë çarçafët, ishin gjithë gjak. I thash këtë kam, budalla apo të saktë. I thash pse ma rrihni. I mora çarçafët dhe thash do ju bëjë ekspertizën. Unë kam prova, policët e dhunojnë. Drejtori i burgut më thotë se ai shan”, pohoi nëna.
20170704-124150
NGJARJA HORROR
Vogëlushi Besim Çenga u zhduk pa gjurmë më 23 tetor të 2007-ën, ndërsa trupi pa jetë i 10-vjeçarit u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 km larg Peshkopisë pas 5 ditësh. Ai ishte fëmija i madh i shtetasit Ylli Cenga, banor i lagjes ‘Kamen’ të qytetit të Peshkopisë.
Sipas vendimit të gjykatës, Shpëtim Ziza kishte mashtruar 10-vjeçarin duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur, ndërsa prej 5 ditësh fëmija nuk ishte thyer në shtëpi. Ngjarja ishte makabre për të dy familjet.
20170704-121137
VRASJA E DJALIT TË DYTË
Nëna e Shpëtim Zizës ka qenë pjesë e studios tonë dhe gjithmonë ka luftuar për pafajësinë e djalit te saj. Por para tre vitesh asaj I vrasin djalin e dyte Saimir Zizës, ku 21-vjeçari u qëllua me armë zjarri të premten e 21 qershorit 2014 në Tiranë dhe humbi jetën më pas në Spitalin Ushtarak.
Familjarët e viktimës thanë se 21-vjeçari është vrarë për hasmëri nga pjesëtarë të fisit Çenga. Deri me sot ende nuk janë gjetur autoret.

/a.m.

Next Post
Statistikat/ Sëmundjet e zemrës dhe tumoret shkaktarët kryesorë të vdekjeve tek shqiptarët

Statistikat/ Sëmundjet e zemrës dhe tumoret shkaktarët kryesorë të vdekjeve tek shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com