• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përdhunimi i 15-vjeçares në Babrru, PD: Të shkarkohet ministrja Besa Shahini

by A R
03/06/2020 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike kërkon shkarkimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini, duke marrë shkas nga përdhuni i një 15-vjeçareje nga roja i shkollës në Babrru.

Ish deputetja Albana Vokshi, ka deklaruar se heshtja për këtë rast është abuzim i dytë për vajzën.

Pezullimin e drejtorit të shkollës e quan të vonuar nga ana e ministres, për të cilën thotë se nuk mund të fshihet pas këtij vendimi.

Reagimi i plotë

Shumë e drejtë kërkesa e të rinjve sot për dorëheqjen e Besa Shahinit. Heshtja e saj për rastin e të miturës së përdhunuar dhe më pas të abuzuar në shkollë është abuzim për së dyti me vajzën. Besa Shahini nuk mund të fshihet pas shkarkimit kaq të vonuar të drejtorit të shkollës.

Fatkeqësisht, nuk është rasti i vetëm që shkollat e shndërruara në organizata të Partisë Socialiste, fshehin dhe lejojnë abuzimet me fëmijët për të mos dëmtuar besueshmërinë e qeverisë dhe të partisë që i ka emëruar pa asnjë meritë.

Vetëm vitin e fundit, në Kavajë një vajzë 14-vjeçare u abuzua seksualisht, u shantazhua me video intime nga 8 adoleshentë për një kohë të gjatë. Ministrja e Arsimit heshti. Drejtori i shkollës, drejtoria arsimore, policia heshtën dhe e fshehën krimin për shumë ditë. Reagimi shumë i vonuar i qeverisë ishte edhe më skandaloz “Ngjarje të tilla bëhen edhe filma”.

Në Arapaj, Durrës një vajzë 8-vjeçare u mor me forcë, u lidh brenda në klasë dhe ngacmua brenda shkollës 9-vjeçare nga dy djem, njëri prej të cilëve djali i një funksionari të PS të zonës. Ministrja e Arsimit përsëri heshti, siç heshtën të gjitha institucionet arsimore dhe policia.

Në Fier, një rrjet i tërë mësuesish dhe drejtuesish të shkollës “Jakov Xoxa”, fshehën abuzimin seksual të dy mësuesve me nxënëset e tyre të mitura. Të gjithë heshën në mbrojtje të abuzusve me vajzat, heshtën sepse drejtoresha militante socialiste e shkollës ishte bashkëshortja e njërit prej mësuesve abuzues.

Në Delvinë, një mësues dhunoi seksualisht nxënësen 11 vjeçare në shkollën e fshatit Kalasë. Çfarë bëri qeveria e Edi Ramës dhe e Besa Shaninit? Mësuesi monstër u trasnferua nga një shkollë në tjetrën. Asnjë masë kundër tij, ndërkohë që raportohen edhe të paktën 3 raste të tjera abuzimi seksual me të mitura nga ana e tij.

Në Tepelenë, një mësues 63 vjeçar u akuzua për ngacmime seksuale me të paktën dy nxënëse në shkollë.

Këto janë vetëm rastet e denoncuara, por të gjithë e dimë se është vetëm maja e ajsbergut. Është vetëm ajo që duket nga një sistem i kalbur nga militantizmi dhe nga një shoqëri e ndrydhur dhe pa besim se abuzuesit e fëmijëve do të ndëshkohen.

Sa fëmijë të tjerë abuzohen në shkolla që nuk kanë guxim apo druhen të flasin? Sa prindër heshtin që të mos njollosin fëmijët e tyre në publik, sepse në Shqipëri drejtësia nuk vihet në vend? Se shteti vihet në anën e të fortit, pedofilit, kriminelit, dhunuesit e përdhunuesit, duke i lënë fëmijët të pambrojtur në ambjentet që duhet të ishin më të sigurta.

Besa Shahini duhet të japë dorëheqjen edhe për faktin se është treguar e pandjeshme ndaj rastit të 15 vjeçares së abuzuar. Ajo jo vetëm nuk është distancuar nga dhuna, por nga divani i shtëpisë, ia kaloi përgjegjësinë prindërve të vajzës.

Besa Shahini duhet të japë dorëheqjen, sepse heshtja e saj dhe fshehja pas shkarkimit të një drejtori sjell viktima të tjera të abuzimit seksual në shkolla.

Në një sistem të rrënuar e të shkatërruar arsimor nga qeveria ku bën pjesë, dorëheqja është xhesti i fundit njerëzor që i ka mbetur Besa Shahinit.

Next Post
“Po shkatërrohet agrobiznesi”, Basha shton akuzat: Rama e ka rrënuar ekonominë e ndershme

"Po shkatërrohet agrobiznesi", Basha shton akuzat: Rama e ka rrënuar ekonominë e ndershme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

November 5, 2026
Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi regjistron dy dosje ndaj kreut të BIA dhe ministrit të Drejtësisë!

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi regjistron dy dosje ndaj kreut të BIA dhe ministrit të Drejtësisë!

November 5, 2026
Zbardhen debatet në Komision për buxhetin e Shëndetësisë! Spahia largohet nga mbledhja, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë!

Zbardhen debatet në Komision për buxhetin e Shëndetësisë! Spahia largohet nga mbledhja, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë!

November 5, 2026
“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

Shpërthimi tragjik në pallatin në Elbasan, Llatja: Bonus qiraje për 15 familjet! Probleme me ndërhyrjen? Asnjë vonesë nga zjarrfikësja

November 5, 2026

Asambleja e PS-së më 14 nëntor, ja çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

November 5, 2026
Kosova nuk e kaloi klasën e BE-së, Krasniqi: Progresi në reforma ka ngecur, s’ka strategji kombëtare!

Kosova nuk e kaloi klasën e BE-së, Krasniqi: Progresi në reforma ka ngecur, s’ka strategji kombëtare!

November 5, 2026
Polonia ndalon gjashtë persona të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë!

Polonia ndalon gjashtë persona të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë!

November 5, 2026
“Do vijojmë protestat”- Aksioni i veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, nënkryetari Syla: Rikthimi i ligjit në Kuvend, i qëllimshëm nga Kurti!

“Do vijojmë protestat”- Aksioni i veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, nënkryetari Syla: Rikthimi i ligjit në Kuvend, i qëllimshëm nga Kurti!

November 5, 2026
Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

November 5, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In